Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Opinione

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Nga: Ylli Mece Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:14
Ylli Mece

E vërteta është se mbas shumë e shumë peripecirash më së fundi më dhanë miratimin për të takuar K/ministrin tonë Rama. I sigurt se miratimin e ka bërë ai i “gjati” sikurse shprehen në popull, sepse pa lejen e tij as që mund te diskutohej takimi. Ishte pakëz e vështirë më tha një nga sekretaret e tij, sepse Rama që kur plasi ajo beteja me serbët e ngujuar në manastir, ka zëne kokën me të dy duart e tund atë dhe diç flet me vete. Hera herës, më tha sekretarja , ai mërmërit duke thënë : “O do e hapim Ballkanin” o do e kthejmë atë në “Fuçi baroti” dhe po e kthyem në fuçi baroti do ia vomë tanë Evropës...me gjithë Melonin e Italisë dhe atij qirjesin e Miços apo të Taqit qe të dy së bashku bëjnë..Micotaqi...veçse amon qafsha burrin ,(më porositi) bëj kujdes e Ramës, mo ja thuaj këto gjona se i kena sekrete, nji kët’ porosi i pat lenë ai Mek Gegonalli me e kyç gojën!

Po ku me e dijt ai fakir se ne skena jo kyç po as brava. Gjithë sesi, ajo më shoqëroi deri te dera, por përpara se t’a falënderoja, fërkova lëkurën e këpucëve mbas pulpave te pantallonave për tu hequr pluhurin e rrugëve për të marrë pak lustër, por e ndërpreva, sepse sekretarja më tha: Çje tu bo ? Lene mi ene ti , se ai ka pas ardhë vet me atlete tanë baltë e me pantallona të grisme madje nji dit pat vesh ene nji palë çitjone apo lloj tumanesh! U habita sa gati shqeva sytë? !.. Ajo e kuptoi dhe për të më informuar vazhdoi shiko shoku... mos bëj të habiturin se nji kshu ka ordh moda ene ke ne qafsha burrin po ! Pa e lenë të vazhdonte më tej trokita dhe u futa dhe pse nuk e dëgjova fjalën “urdhëroni”.

Ai për hir te se vërtetës u çua ne këmbë për te me respektuar dhe si i njohur për “batuta”mu drejtua: Po ho mo Kusur ku ke humb mo jahu se ne po na digjet mjekra e ti ke ardhë me ndezë cigare. Vallahi lomsh u ka bo kjo punë!

- Zoti K/Minister,vi nga gazeta jo rastësisht por dhe për të mësuar prej jush për opinionin e brendshëm, nga që ju me disa mendime dhe deklaratat tuaja, ka pas raste me qëndrimet apo dhe propozimet tuaja, më shumë i kini dalë përkrahje,Serbisë shoviniste se sa Kosovës, të cilët dihen që janë shqiptare ?

Si mundet që një K/Ministër madje dhe në rastin e fundit mendon që në Kosovë e sidomos ne zonën e nxehte të Veriut të Mitrovicës, të futen trupat e huaja e ta marrë nën mbrojtje KFOR?, propozim ky që kështu e ka bërë dhe Vuçiçi? Kjo a nuk do të thotë indirekt se Mitrovica apo dhe dhe vende te tjera qe banohen shqiptare por dhe nga pakica serbe tu lihet të kuptohet qoftë.

Serbisë,por dhe n/kombëtarëve se kjo tokë nuk është shqiptare ? Përse nuk këmbëngulni që asnjë cm. tokë shqiptare nuk u duhet lënë shovinistëve serbë dhe se Dardania apo si i thonë Kosova nuk është më çështje e Serbisë por e shqiptareve.?!

- Hej shoku?! Ti e ke ordhë ktuna me m’kërku llogari e me m’dhonet mu kshilla apo si e ke hallin? Unë Vuçiçin e kom mik dhe ta dish prej meje se dhe vet ai jua u ka me hile jo vetëm Rusisë por dhe Serbisë së tij. Pa m’thuj ti mua kush President ka ardhë në Shqipëri nga Serbia? Kurrkush tuj fillu prej Pashiçit, Titos , Milosheviçit,etj. Ja pra vetëm Vuçiçi erdhi dhe kjo i shërben miqësisë së popujve. A ju kujtohet kur unë isha ne Beograd ne 2014 dhe i kërkova Vuçiçit qe ne mund te lunim te dy së bashku dhe basketboll ose ne Tirane ose ne Beograd ? Dhe Vuçiç u tregua burrë . Hapi derën e Ballkanit, dmth të Serbisë dhe erdhi një vit më vonë n’Tironet. Biseduam shumë gjera sidomos për paqen në Ballkan, madje Vuçiç beri autokritikë historike duke deklaruar hapur fare se një rrugë e re do të niste për Serbinë, se ajo nuk do të ish Serbi shoviniste, se do të hiqte te gjitha barrierat, se do dënonte me ashpërsinë më të madhe ata individë dhe qarqe shoviniste që do e kërkonin Kosovën. Ma tha hapur fare ,se Kosova është e tyre (me fal se u ngatërrova unë) pra Kosova nuk është me e tyre por e jona, madje në shenjë “bashkim -vllazërimi” me tha se dhe po qe se ju nuk bashkoheni me Kosovën, fundja bashkohemi ne..

E dimë që do të marrim mbi shpinë gjithë ato pasoja, e dimë që është një sakrificë e madhe, por këtë e bëjmë për popullin vëlla shqiptar qe ne e kemi dash por dhe na ka dash historikisht. Po ke parë ti Kusur që ai pra Vuçiçi tregoi tona ? Unë me thon te drejtën ja them më shumë për punë arti, ama për histori dhe filozofi jam trap, sepse kur filloi ai me më mësu historinë tonë me la me gisht në gojë..Po si nuk poskena dit gjo hiç mor burrë, se ai Pashiçi qysh një shekull më parë kish bo tan ato gjona për Shqipninë? E kish liru Zogun prej shpenzimeve i kish thonë se nëse te kërcënon kush jena gati me u fut në Shqipni, veç hiqe ushtrinë e mba ca xhandarë se dhe ata do i pagujmë na, se do u japim uniforma e patllake, lene... lene ton ato gjona i kish premtu Zogut. Ne e kena heq ushtrinë pa na thonë gjo Vucici po ai Kurti bon gabim të modh, sepse don ti me i tregu tjetrit se je për paqe?!Hiq ushtrinë dhe filmi mbaroi? Një vënd qe nuk e don luftën, do të thotë se osht për paqea po jo ?!Vallahi kom pas bo gjon ma t’mirët për Zogun qi i kam ngrit përmendore. Dhe a din se çfarë kam menduar Kusar ? - Kusur zoti K/ministër me quajne Kusur e jo kusar.

Ho mo ene ti ,se u kam pat mësu me e perdor shumë kët fjalë me këta të kabinetit tim me ca nga këta të mitë qe s’te lene kusur për kusarlleqe.. ! Pra kam mendu që për hir te miqësisë me Serbinë me organizu nji ndeshje basketbolli n’Tiranet dhe jam tuj mendu për formacionin.

Per momentin them se duhet nga te dy anët e politikes kështu që kam për me marr Lil Floririn, Salen, Medi Gërdecin, Ilirin tim se eshte i gjate dhe do e kemi dhe si mjek... dhe vet do jem kapiten skuadre. Po qe se Vuçiç e refuzon Tiranën, do shkojmë në Beograd dhe dihet ata do na e lenë ndeshjen dhe ne kena për me fitu në mënyre paqesore. Kjo i shërben Ballkanit te hapur dhe jo te mbyllim kufijtë! Tuj qenë se t’kena këtu a vjen dhe ti me formacionin tonë me jua u dhi Serbisë direkt e në Beograd e me ngrit atje me dron flamurin tonë?! Jo..jo u nxitova. Ty nuk te marrim se e ke emrin Kusar, boll na kanë akuzu se e kena mbush kabinetin plotë me kusarë..

Me quajnë Kusur z. K/Minister! Ça thu mo ça thu..pa me thuj ti mu a ka kusarë qe dikujt nuk i jep një kusur dmth reston.. ? Po te marrim ty ne formacion do e humbasim dhe Paqen ne Beograd pa lene më ndeshjen. Ore me e marr vesht ça ka ngjarë atje në veri te Mitrovicës se me duket ata kokëkrisurit e Kosoves kanë me na lanë pa u ndesh me ta ?

Ata kanë kohë qe ndeshen zoti K/minister ata ndeshen për tokën tonë dhe jo “Ballkanin e hapur”. Përjashta... përjashta qafir e bir qafiri ! Kopuk e bir kopuku ! Roje o roje ! Nxirrmani or kët trap përjashta se kam për me jua u martu dhe ju nonat !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat