Putini i Ballkanit Vuçiq, për t´i dhënë formë një deklarate, e nisi ushtrinë drejt Kosovës!

Opinione

Putini i Ballkanit Vuçiq, për t´i dhënë formë një deklarate, e nisi ushtrinë drejt Kosovës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:17
Sherif Ramabaja

Me dështimin e pushtimit të Veriut të Kosovës nga sulmi i paraushtarakëve të, Putinit të Ballkanit Vuçiqit, Serbia dëshmoi se është ajo që ka qenë, një shtet terrorist dhe hegjemonist.

Me këtë dështim që se kishte pritur Putini i Ballkanit Vuçiq nuk dinte se si të reagonte, nuk dinte se si të sillej dhe nuk dinte se si ti sajoj gënjeshtrat.

I dërmuar dhe i humbur i duhej të dilte para mediave dhe të deklarohej për rastin. Serbia nuk ka gisht këtu, deklaroi. Populli serb nga reprezaljet e Kurtit është ngritur.

Prapë mundohej të tjerët ti përlyente. Faktet prezantoheshin dhe skishte kah tia mbante. Duke mos arritur të përmbahej, pasi fund e krye është një fashist, organizoi edhe ditë zie për terroristët.

Tashmë EU, SHBA, NATO dhe perëndimi po e kuptonin të vërtetën. Putini i Ballkanit në çmendurinë e tij dha urdhër që ushtria të nisej drejt Kosovës dhe ta rrethojnin në tre drejtime.

Këto lëvizje jo vetëm që i përcillte Kosova po edhe SHBA dhe NATO. Perëndimi u alarmua me arsye, se një i çmendur kur e humb durimin, nuk mund të parashikohet se çdo të veproi.

NATO si kundërveprim pori vendim për shtimin e trupave të saja, kurse SHBA dhe EU ia tërhoqën vërejtjen Vuçiqit në aventurën e tij.

Ky ishte qëllimi i tij. Ti nxiste personalitetet botërore që ti telefononin dhe të kërkonin sqarime prej tij. Ai kërkonte ta tërhiqte vëmendjen dhe sapo ia arriti këtij qëllimi, doli para mediave me mburrje.

Unë jam për paqe dhe nuk dua luftë. Ushtrinë nuk do ta fus në Kosovë. Atë që e kemi arritur deri tash, ta fitonte besimin e perëndimit, nuk dua ta rrënoi brenda një dite.

Në këtë moment, do të kishte dashur të dëgjonte duartrokitje, do të kishte dashur ta shpërblenin me fjalët: sa i drejtë, sa i arsyeshëm, sa paqësor po kryesore mendonte se prapë me veprimin e tij, e kishte arritur efektin e duhur: ta bënte perëndimin për vete duke taktizuar dhe duke i shpërfillur faktet.

Pas gjithë kësaj që ndodhi mendon që do të shpëtoj pa u ndëshkuar, sepse ja, e tërhoqi ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Nuk hyri në luftë dhe donë që ti kthehet paqes dhe bisedimeve (po Kurti bre).

Shfajësim kërkonte edhe krimineli Miloseviç kur e sulmonte Sarajevën, Bosnjën, Vukovarin, Dubrovnikun etj. Populli serb i është kundërvënë padrejtësive ndaj Bosnjës dhe Kroacisë, thoshte.

Njëjtë u arsyetua edhe tash Putini i Ballkanit: Populli iu kundërvu terrorit të Kurtit.

Njsësoi edhe Putini arsyetohej për pushtimin e Krimesë dhe të pjesëve jugore të Urainës. Populli është ngritur për t´i kundërshtuar padrejtësitë e pushtetit, thoshte.

Tash pas tërheqjes së ushtrisë nga kufiri me Kosovën, Putini i Ballkanit Vuçiq, mendon se e ka kthyer gjendjen, para aksionit terrorist në Kosovë. 

Kështu mendon ai, por jo të gjithë. Ndoshta do ta kishin falur Borrell, Lajçak, Hill, Escobar, Grenell, Trump, Bashkësia Islame (në krye me imamët që këshillojnë: mos i dërgoni fëmijët në shkolla, se bëhen shkie), Rama, Baton Haxhiu, etj. por nuk dihet se çfarë qëndrimi do të marrin shumica e EU, SHBA dhe perëndimit. Kjo do të shihet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat