Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Beogradi

Opinione

Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Beogradi

Nga: Skënder Kapiti Më: 2 tetor 2023 Në ora: 18:19
Skënder Kapiti

Kosova nuk ka nevojë për njohje as nga Beogradi dhe as nga aleatët e tij sepse: Kosovën  e kanë njohur mbi 110 shtete, e kane njohur dy fqinjët sllavë Maqedonia e Mali i Zi, si dhe për faktin se ka edhe Shqipërinë shtetin vëlla gjuhe e gjaku që ia mundëson Kosovës daljen në Adriatik  sepse fatmirësisht Shqipëria ka det. Dhe ai shtet sado i vogel që të jetë kur ka det është shtet i madh.Nuk ka nevojë që Kosovën ta njohe Beogradi kur vëtë Serbia  është e izoluar nga të gjitha anët dhe nuk ka lidhje tokësore me Rusinë, aleatin e saj.

Kosova nuk ka pse edhe t’i “lutet” aq shumë as BE-së përderisa Kosova ka aleat SHBA-të që janë mbrojtësi dhe siguria edhe e BE-së, sepse pa SHBA, BE-në  e kërcënon dhe e frikëson Rusia ashtu sikurse edhe ia bën gjithmonë. Nëse BE nuk është gati për ta pranuar Kosovën , atëhere Kosova të zhvillojë marrëdhënie të ngushta bilaterale me shtetet antare të saj si me Italinë, Gjermaninë, vendet Skandinave   dhe me Kroacinë.

Kosova po bën politikë të mirë që afrohet edhe me Greqinë e që pavarësisht se Greqia nuk e njeh , marrëdhëniet Kosovë-Greqi janë të mira.

Me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Kosovës i intereson që ta ketë mirë dhe të forcojë marrëdhenit me Britaninë e Madhe , gjë të cilën e ka ofruar seriozisht edhe Britania. Aleanca me Britaninë e Kosovës është mëse e rëndësishme sepse Britania është aleati stragjjik i përhershëm me aleatin e madh e jetik të shqiptarëve , me SHBA-të.

Pra duhet konfiguruar një aleancë jetike shqiptaro-amerikano-britanike.

Kosova ka aleat strategjek ashtu si edhe Shqipëria edhe supershtetin e fuqishëm turk.

Pra, shqiptarët dhe Kosova duhet të antarësohet në BE, ky është dhe mbetet synim kryesor, por strategjikisht aktualisht  Kosova të respektojnë dhe të forcojnë marrëdhënit me këto Shtete : SHBA, Britani e Madhe, Kroaci, Gjermani,     Turqi dhe me Italinë e Izraelin dhe me cilindo shtet tjetër dashamirës e serioz në Europë dhe botë që ua dëhiron të mirën shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat