Republika e Kosovës s’është dhe kurrë s’do të jetë kurban i erës e as monsunit politik Evropian dhe jo vetëm

Opinione

Republika e Kosovës s’është dhe kurrë s’do të jetë kurban i erës e as monsunit politik Evropian dhe jo vetëm

Sabahate Byci Nga Sabahate Byci Më 3 tetor 2023 Në ora: 18:27
Banjskë, Zveçan

Shumë po çuditem dhe kurrsesi nuk po mund ta kuptoi strategjinë e BE-së dhe as të ShBA-së kohëve të fundit, n’konstelacion me ngjarjet aktuale në veri të Rrepublikës sonë, Kosovës.

Edhe sa kohë i nevojtet këtij spektri të gjerë gjithbotëror politik që ta marrë të vërtetë ndjenjën „ngopëse“ apo ndjenjën e ngirjes së lojës makabër të këlyshit të Millosheviqit, pra të lojës çetnike të Aleksandër Vuçiqit, rus-putinit n’miniaturë „möchte gerne“ (ka dëshirë) binjakut „car-putin” i cili për shumë vite me radhë e enkas, shiko gjendjen aktuale më shumë se një vit e gjysmë, me luftën invasive, si po e terrorizon shtetin dhe popullin e gjorë të Ukraines!

Të ngihen apo me lojrat terroriste të Vçiqit, i cili njësoj po vepron me popullin e vet serb në Serbi, veçanarisht me atë në veri të Rrepublikës sonë, Kosovës.

Ai sistematikisht dhe në formë masive po e manipulon shumicën e popullit serb n‘veri të Atdheut tonë, Kosovës Dardane?!

O ju burrështetas të lartëcituar, kalimtarë të politikës sikurse të gjithë politikanët e kohërave të shkuara, ju akterë politikë, tani mu në këtë moment datë 03.10. 2023, moment shumë i rrezikshëm për gjithë rruzullin tokësor?!

O ju akterë politikë të politikës së momentit, në “present perfect tense”, ju lutem që mos ta përdorni të njëjtën strrategji me Serbinë tani, pas gjithë atyre çrregullimeve politike në veri të Kosovës, strategji kjo të cilën Aleksandër Vuçiqi po e praktikon në lidhje me sanksionet ndaj Rusputinit, karshi shteteve të BE-ë dhe ShBA-së?!

Ju lutem vendosni një herë e përgjithmonë dhe zgjedhni opsionin e drrejtësisë, e mos mendoni dhe mos shpresoni sepse kot do ta keni sot e njëqind vjet, nëse mendoni se do të mund ta bindni Aleksandër Vuçiqin që t‘ia kthejë shpinën Rusisë, përkatësisht rus-putinit.!

Kot do ta keni, si me Millosheviqin.

E shihni ju logon në flamurin e Serbisë, 4 C (C=S në qirilicë) e që do të thotë: C(Samo) C(Sloga(Sloba)) C(Srbe) C(Spashava).

Dua të them pra ju BE dhe ShBA, mos ngurroni dhe më në fund vendosni.

Ose për vete, që nënkupton respektimin dhe konsideratën për projektin tuaj ndihmës dhe shpëtimprurës për popullin Shqiptar-Kosovar që e shpëtuat nga gjenocidi, përndjekja nga masakrimi e terrorizimi i regjimit millosheviqian, aspak ndryshe prej regjimit të tanishem serb vuçiqian, projekt që dha ndihmë të paparë kundër zhdukjes së një populli të lashtë me prejardhje Ilire.

Popull i lashtë Ilir i kontinentit, i Evropës plakë, në gjirin e së cilës „helmetat e kaltra“ prej datës 11.07.1995 e deri me 19.07.1995 për neglizhencën e politikes së kohës në fjalë, dashtë e pa dashtë u benë dëshmitarë „të heshtur“ të masakrës së Srebrenicës në BeH ku nga regjimi millosheviqjan u vranë e u masakruan 8000 Boshnjakë, të gjithë të gjinisë mashkullore, pa dallim në moshë, vetem se i takonin besimit musliman?!

Andaj projekti juaj shumë ndihmëdhënës, vlerësuar shumë dhe me drejtësi nga qeveria aktuale, por edhe nga shumica absolute e popullit të Kosovës që nga qershori i vitit 1999 në të gjitha aspektet, e posaçërisht projekti juaj financiar, dedikuar Rrepublikës sonë Kosovës, ishte,dhe është eksplicit nën qeverisjen momentale aktuale është dhe do të jetë “kafshatë e çmuar” e gojës së popullit shqiptar dhe jo vetem i Rrepublikës së Kosovës.

Shih për këtë situata aktuale po nga këta politikanë, asesi nuk duhet të anashkalohet dhe me një indiferencë të paimagjinuar (shiko KFOR-in dhe reaksionin e tyre me rastin e rrëmbimit me forcë e dhunë, të tre policëve në veri, njëjtë sikurse me helmetat e „kaltra“ të viteve 90- ta?!!), veprimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq (Millosheviq), të klasifikohet si një shkallë serioze e rrezikshmërsisë globale!

P.S.
Citati I z. Benjamin Franklin;
„Kush heq dorë nga Liria për të fituar siguri, në fund i humb të dyjat“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat