Urgjentisht SHBA dhe BE të sanksionojnë Serbinë, ose lufta është afër

Opinione

Urgjentisht SHBA dhe BE të sanksionojnë Serbinë, ose lufta është afër

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:45
Autori Faton Mehmeti

E gjitha bota e dënoi sulmin në Banjskë të Zveçanit duke paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë. Deri tani këto sanksione nuk erdhën edhe pse u paralajmëruan si nga SHBA ashtu edhe nga BE. Edhe vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë për shtyp pasi tregoi se kishte një bisedë telefonike “të gjatë” dhe “jo të lehtë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndër të tjerat tregoi se Blinken ka folur edhe për masat e mundshme, “nëse nuk sillemi siç duhet”.

Deri tani s’ka pasur diçka në këtë drejtim pavarësisht paralajmërimeve, shenjë jo e mirë. Serbia meriton të ndëshkohet fortë për orkestrimin e sulmit me pasojë vrasjen e policit. Përveç SHBA, edhe Komisioni Evropian konfirmoi në fillim të javës se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës nëse vendet anëtare të bllokut gjejnë prova të mjaftueshme.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vlerësojë masat në lidhje me Serbinë nëse vendet anëtare vendosin të kenë informacion të mjaftueshëm, fakte të mjaftueshme” tha zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme Peter Stano. Megjithatë nga BE nuk treguan kur do të ketë vendim dhe nivelin e sanksioneve ndaj Serbisë.

BE kërkon unitet në vendimin e saj me çka mund të përfitojë Serbia nga disa nga aleatët historik të saj e të cilët mund të kërkojnë sanksione më të lehta ndaj Serbisë. BE të tregojë vendosmëri në sanksione të forta ndaj Serbisë, me SHBA tek e cila nuk dyshojmë në vendimin e saj të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat