Kusht për sukses në negociata interesi i përbashkët i palëve në konflikt!

Opinione

Kusht për sukses në negociata interesi i përbashkët i palëve në konflikt!

Nga: Nijazi Halili Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:23
Nijazi Halili

Thelbi i synimit të negociatave direkte dypalëshe është arritja e marrëveshjes në mes palëve për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, pavarësisht nëse kjo arrihet apo jo. Sidoqë të ketë qënë karakteri i luftës apo i aspekteve të tjera të ndryshimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare përgjatë shekujve, teknikat e marrëveshjes diplomatike mbeten në substancë të njëjta.

Diskutimet bilaterale midis emisarëve speciale ose diplomatëve profesionistë kanë qënë rregull historik. Kurthet e marrëveshjeve dhe taktikat e përdorura nga diplomatët ose kryetarët e shteteve në bisedimet direkte janë të shumta dhe variacionale. Kështu që është e pamundur të ndash njërën si më të efektshme në zgjidhjen e krizave.

Thelbi i procesit për arritjen e marrëveshjes përfshinë krijimin e bazave për pozitat themelore, përcaktimin e aspekteve ku mund të bëhen koncesionet, konsiderimi i kërcënimeve të besueshme dhe premtimeve si dhe përmbajtja e durimit. Kusht i nevojshëm për sukses në negociata është interesi i përbashkët i palëve në konflikt për të shmangur dhunën, ose nëse ajo ka ndodhur për ta ndaluar atë. Pa këtë minimum interesi të përbashket nuk mund të ketë gjasa për kompromis.

Nëse negociatat ndërmerren kur ky lloj interesi i përbashkët nuk ekziston, atëhere qëllimi është thjeshtë për të mashtruar kundërshtarin, për të luajtur me kohën ose për të bërë propogandë.

 Natyrisht sot kemi një format të njejtë të negociateve me serbinë, e cila për qëllim ka kohën dhe  propagandën duke i ikur me çdo kusht  arritjes së një marrëveshje përfundimtare, e cila do  të prodhonte paqe e stabilitet në rajon, dhe rrugëtim për të integruar në familjen evropiane dhe institucione ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat