Kurti, Osmani, Konjufca e Gërvalla, dragojt e Kosovës

Opinione

Kurti, Osmani, Konjufca e Gërvalla, dragojt e Kosovës

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 4 tetor 2023 Në ora: 18:07
Kurti, Osmani, Konjufca, Gërvalla

Sot ”LVV” e ‘Guxo” në pushtet , Kurti e Osmani, mishërojnë urtësinë, diplomacinë, maturinë dhe vizionin e Rugovës nga njëra anë dhe nga ana tjetër ata edhe vlerësojnë, janë mirënjohës dhe respektojnë historinë dhe të shkuarën e lavdishme të Kosovës; nderojnë me mirënjohje të thellë vlerat e luftës dhe sakrificat e UÇK-së, të dëshmorëve e të herojve të Kosovës si dhe punojnë me përkushtim për interesin e përgjithshëm. Për herë të parë në historinë e dy shteteve shqiptare , politika shqiptare dhe ajo në qeverisje që ka në krye Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin po e dëshmojnë se ata janë shëmbulli më i mirë i asaj se si duhet të punojë, veprojë e të sillet politika e pushteti me përgjegjshmeri dhe në favor e në mbrojtje të interesave të Shqipërisë,Kosovës dhe të shqiptarëve,dhe se për herë të parë politika shqiptare dhe qeveria Kurti sfidojnë, demaskojnë e mposhtin politikisht, demokratikisht,intelektualisht dhe diplomatikisht politikën antishqiptare serbo-sllave.

KY ËSHTË REALITET SOT

Këtë shkrim për 4 Dragojt e Kosovës e kam shkruar pas fitores së merituar të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Prill 2021.

Dhe koha po më jep të drejtë për këtë, sepse ndoshta pse edhe mos të themi se me Albinin e Vjosën , por edhe me Gërvallën e Konjufcën ndjehen sot krenar të gjithë shqiptarët.

Është normale që ka kritikë dhe kundërshtarë ndaj tyre sepse gjithcka nuk është e përkryer , por i ftoj disa prej këtyre “kritikuesve” që të clirohen nga kompleksi i inferioritetit, dhe që të jene të matur , realë dhe jo nihilist , egoist e as xhelozë për talentin dhe për përkushtimin që kanë KURTI, OSMANI,GËRVALLA E KONJUFCA për ndërtimin e shtetetit ligjor, për respektin dhe për zbatimin e ligjit e kushtetutës në mbrojtje të Kosovës e të territorit të saj kundër korrupsionit e tradhtisë.

Nuk duhet të paragjykohen punët e tjerëve si në rastin e Kryeministrit, Presidentes , Kryeparlamentarit dhe Ministes së Jashtme nisur nga konsiderata e interesa personale, por gjërat dhe vlerësimet duhet të bëhen paashmërisht dhe moralisht duke u nisur nga interesi përgjithshëm brënda të cilit duhet të jenë dhe të gjënden edhe interesat e qytetarëve.Kështu duhet parë e vlerësuar puna e Qeverisë Kurti, e Presidentes Osmani, e ministres Gërvalla dhe e Kryeparlamentarit Konjufca dhe jo sic bëjnë edhe disa farë komentuesish që shohin vetëm

titujt e shkrimeve dhe pa i lexuar ato përbaltin, dhe këta janë disa farë komentuesisht që janë askushë e kundër të gjithëve . Për punën e Kurtit, Vjosës e Gërvallës dhe Konjufcës duhet parë se ata a po punojnë për interesin kombëtar, për Kosovën , për shtetin dhe Konform ligjit e Kushtetutës së Kosovës në përballje me Serbinë dhe me aleatët e saj dhe me veglat e lobet serbe që janë kundër Kosovës; si dhe apo e luftojnë ata korrupsionin dhe se a po infektohen apo jo ata të katër nga korrupsioni.Dhe opinioni në Kosovë por tashmë edhe në Shqipëri shumica e tij po e mbështesin Kurtin, Osmanin e Gërvallën për faktin se opinioni edhe nuk harron dhe bën krahasimin e këtyre me paraardhësit e tyre.

“Katër Dragojt e Epokës së Re të Dardanisë”( 20 Prill 2021)

“Vjosa Osmani, Albin Kurti , Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla , përkatësisht Kryetarja e Shtetit,Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryediplomatja e Kosovës janë katër Dragojt e Epokës së Re të Kosovës të cilët do të përballen me kulshendrën dhe vampirin Serbi, e cila është dhe mbetet agresive,kriminale dhe shoviniste antishqiptare në gen edhe sikur qoftë edhe një dhëmb po t’i mbetet në gojë.

Serbisë, Rusisë dhe tentakulave e zgjatimeve të tyre në Tiranë e Prishrinë do t’u shkatërrohen planet e marrëveshjeve antiKosovë, do t’u dështojë plan idea e tyre për ndarjen e Kosovës, ajo e minishengenit antishqiptar dhe marrëveshjet ekonomike dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe të cilat e rikthenin Serbinë në Kosovë.

Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla do të “përleshen” guximshëm kundër edhe të gjitha të këqijave, për ta çliruar Kosovën dhe shoqërinë kosovare, pasi ata do të përballen e do të sfidojnë edhe një kulshedër tjetër e cila është ajo e krimit, e korrupsionit, e hajnisë, e tradhtisë dhe me politikën inatqore, egoiste me vizion ligësie shpirtërore, me diapazon politik katundaresk dritëshkurtësie, politikë të cilën e ndëshkoi dhe i shfronësoi nga pushteti forca, vullneti, guximi, mençuria dhe patriotizmi i popullit heroik të Kosovës, toka e së cilës lindi e rriti heroj e burra të mëdhenj patriotë e kombëtarë si: Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni , Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Azem Galica, Shaban Polluzha; Kosova dardane e betejave të mëdha luftarake te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kosova dardane e kryengritjeve të mëdha që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë; Kosova e Demostratave të viteve 1968 dhe 1981 dhe e Lëvizjes politike, demokratike e paqësore e I. Rugovës për Republikën dhe shtetin e Kosovës; Kosova e Epopesë Legjendare të Familjes Jashari dhe e Luftës së Lavdishme të UÇK-së.

Lufta dhe përpjekja e popullit të Kosovës në këto 150 vite u kurorëzua me sukses me 12 Qershor 1999, kur Kosova fitoi lirinë duke e mundur dhe dëbuar njëherë e përgjithmonë Serbinë kolonizatore, kriminale e genocidiste nga trojet e Dardanisë.

Mirëpo fatkeqësisht në këto 20 vite Kosovën e mbërtheu një tjetër kulshedër, ajo e krimit, hajnisë, korrupsionit , tradhtisë dhe e injorancës politike prej të cilave Kosovës i erdhën dëme dhe të këqija të tjera, duke u bërë kështu rrezik dhe kërcënim për sovranitetin e shtetit.Prandaj si detyrë populli i Kosovës ia ngarkoi dhe ia besoi LVV, Albinit dhe Glaukut dhe “Guxo”, Vjosës e Donikës, me besimin dhe shpresën se me ta në krye, Kosova dhe populli i saj do ta fitojnë paqen dhe triumfin mbi shtetin, politikën dhe mbi diplomacinë agresive dhe antishqiptare të Serbisë dhe të aleateve të saj. Shqiptarët ia besuan LVV dhe “Guxo” pushtetin me shpresën dhe besimin për ndëshkimin dhe çmontimin e krimit, korrupsionit dhe të hajnisë nga sistemi, ia besuan çkapjen e shtetit prej tyre në mënyrë që t’i hapet rruga Kosovës për zhvillimin, progresin, për sundimin e ligjit dhe të drejtësisë si dhe për integrimin në BE duke realizuar e kororëzuar kështu përpjekjet, sakrificat dhe amanetin e herojve dhe të popullit martir të Kosovës për lirinë dhe për shtetin kombëtar e demokratik të zhvilluar e të mirëqënë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat