Ja pse Kosova dhe elita patriotike gjithshqiptare janë sot me Kurtin dhe Osmanin

Opinione

Ja pse Kosova dhe elita patriotike gjithshqiptare janë sot me Kurtin dhe Osmanin

Nga: Skënder Kapiti Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:05
Skënder Kapiti

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani  janë sot personalitetet shqiptare të  cilët gëzojnë respektin dhe janë më të besueshmit në Kosovë dhe te elita patriotike gjithshqiptare në Shqipëri, Maqedoni, kudo ku ka troje shqiptare dhe në diasporë.

Kjo për faktin se Abin Kurti e Vjosa Osmani nuk tolerojnë, nuk falin , nuk matrapazojnë dhe nuk lëshojnë asnjë fije pe  kundër dhe në dëm të interesave kombëtare.

Janë dy personalitetet e larta shqiptare të përkushtuara për cështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare. Mjerisht dhe është për të ardhur shumë keq që Shqipëria akoma edhe pas mbi një shekull shtet, akoma nuk e ka marrë përgjegjsinë kombëtare që i takon për mbrojtjen e interesit kombëtar gjithshqiptar,

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani  të mbështetur nga shumica e shqiptarëve të Kosovës dhe elita patriotike gjithshqiptare, në  fakt po ndikojnë në “zgjimin” kombëtar te politikës së  Tiranës, të intelektualëve,  të mediave në Shqipëri por   edhe te shumë  shqiptarë të Shqipërisë.   

 Kosova dhe elita patriotike gjithshqiptare janë sot me Kurtin dhe Osmanin sepse ata po përballen dhe po sfidojnë serbët, Serbinë e Rusinë, pasi asgjë s’ka ndryshuar te serbët, është dhe vazhdon politika e urrejtjes patologjike e tyre kundër shqiptarëve ,dhe vazhdon histeria shoviniste genocidiale e tyre : “shqiptari i vdekur është i mirë”; “vrite, vrite shqiptarin” dhe ‘Kosova është Serbi”. Serbia vazhdon e mbetet e tillë si shtet, shoqëri , ortodoksi  dhe akademi  agresive,kriminale dhe shoviniste antishqiptare në gen edhe sikur qoftë edhe një dhëmb po t’i mbetet në gojë.

Është për t’u habitur se si akoma nuk janë sqaruar dhe as bindur Tirana zyrtare dhe as mediat e Tiranës dhe për rrjedhojë deri diku as edhe opinioni  në Shqipëri për këto.  

Kurti dhe   Osmani  po përballen dhe po sfidojnë edhe fanatizmat dhe mbetjet e mendësitë e  vjetra mesjetare që vegjëtojnë akoma në qarqe e politika në perendim që janë akoma pro Serbisë  dhe kundër shqiptarëve.

Në përballje me  Kurtin dhe Osmanin po pësojnë disfatë Serbia, Rusia por edhe tentakulat e zgjatimeve të tyre në Tiranë e Prishtinë  qe po u shkatërrohen planet e marrëveshjeve anti-Kosovë, do t’u dështojë plan idea e tyre për ndarjen e Kosovës, ajo e minishengenit antishqiptar dhe marrëveshjet ekonomike dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe të cilat do e rikthenin Serbinë në Kosovë.

        Kurti dhe Osmani  po sfidojnë intelektualisht,politikisht, demokratikisht , juridikisht  dhe diplomatikisht shtetin ,propagandën , diplomacinë dhe arsenalin mediatik , intrigant, shpifës dhe mashtrues të Serbisë që kanë mbi 200 vite që e kanë përdorur për zhdukjen e shqiptarëve krahas uahtrimit të dhunës,krimeve barabare e genocidiale kundër shqiptarëve.

Kjo është arësyeja e parë pse Kurti dhe  Osmani kanë mbështetjen e Kosovës dhe të të gjithë nacionalizmit patriotik gjithshqiptar.Kosova ia besuan pushtetin Kurtit dhe Osmanit edhe për arsyen tjetër madhore kombëtare, atë për ta çliruar Kosovën dhe shoqërinë kosovare, pasi te ata të dy sot është besimi kombëtar se ata do të përballen e do të sfidojnë edhe një  tjetër tjetër kërcënim të madh:  atë të  krimit,  korrupsionit, hajnisë e tradhtisë të  politikës inatqore, egoiste me vizion ligësie shpirtërore, me diapazon politik katundaresk dritëshkurtësie, politikë të cilën e ndëshkoi dhe i shfronësoi nga pushteti forca, vullneti, guximi, mençuria dhe patriotizmi i popullit heroik të Kosovës.

Kjo sepse fatkeqësisht në këto 20 vite Kosovën e mbërtheu një tjetër rrezik kombëtar; ai   i krimit, hajnisë, korrupsionit , tradhtisë dhe e injorancës politike prej të cilave Kosovës i erdhën dëme dhe të këqija të tjera, duke u bërë kështu rrezik dhe kërcënim për sovranitetin e shtetit.Dhe sot, tani që prej dy vitesh Kurti dhe Osmani janë shëmbulli më i mirë  i asaj se cfarë ata premtuan dhe po i mbajnë premtimet e tyre në dy aspektet jetike sot për Kosovën: në atë të interesit kombëtar të mbrojtjes së sovranitetit, shtetit dhe të territorit si dhe në aspektin tjetër të shtetndërtimit modern e ligjor, të zbatimit të ligjit e kushtetutës dhe të luftës kundër korrupsionit . Dhe prandaj , shkurtimisht se cfarë argumentova më sipër , këto janë edhe arsyet se përse sot Kurti dhe Osmani kanë mbështetje të madhe në Kosovë dhe te e gjithë elita patriotike gjithshqiptare.

Durrës. Nga Skënder Sadri KAPITI, Autor i librave  “TRIUMFI I KOMBIT”, Njeriu filozof , etik e politik dhe moralmaterializmi”, “Moralokracia”, “Pesë letra drejtuar Kombit” si dhe në prag të botimit të librit voluminoz për Tranzicionin në Shqipëri dhe Kosovë.  Studiues i Moralit, Fesë, Filozofisë, Politikës  dhe Historise, opinionist e publicist.  Veteran i UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat