Kosova nuk mbrohet në Granadë të Spanjës ose diku tjetër! Kosova mbrohet në Kosovë!

Opinione

Kosova nuk mbrohet në Granadë të Spanjës ose diku tjetër! Kosova mbrohet në Kosovë!

Nga: Agron Shabani Më: 5 tetor 2023 Në ora: 18:44
Agron Shabani

Christopher Hill, apo Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Beograd (Serbi) e ndoshta edhe me largë, së bashku me Primakovin dhe Çërnomirdinin e Rusisë, Millosheviçin, Vuçiçin dhe Daqiçin e Serbisë, Vedrinin e Francës dhe kështu me radhë: Dikur hodhën idenë dhe teorinë e njohur paradoksale, reaksionare dhe abakronike mbi hartimin, formulimin dhe ngritjen e një "drafti të pavarur ligjorë ose juridikë mbi hulumtimin dhe denimin e krimëve të përbashkëta të luftës nga ana e UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë"!

Duke i barazuar kështu çetnikët, terroristët dhe kriminelët serb me çlirimtarët shqiptarë!!!

Atij "drafti", të njohur si "drafti i Hillit", edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t'ia shohin "hajrin" Kosova dhe shqiptarë në forma dhe plane të ndryshme.

Ish Presidenti amerikan, Barak Obama gjatë maandatit të tij, e kishte përseritur disa herë "doktrinën" ose "formulën" e tij unilaterale ose monologjike, të paraqitur ose prezantuar si "doktrinë" ose "strategji e re amerikane", sipas të së cilës:"Ata që duan të jenë miq dhe aleat të SHBA-së, gjithëmonë duhet dhënë ose sakrifikuar diçka nga liria, pavarësia, sovraniteti, autenticiteti dhe integriteti i tyre shtetrorë,, naciinal, politik, ushtarak etj."( fund i citatit)

Barak Obama thuhet se ka qenë (është) mik i afërt dhe këshilltar për çështjet dhe aspektët e ndryshme politike dhe juridike i lobistit, politikanit, oligarkut ose multimiliarderit serb, Gjorgje (Xho) Bllagojeviç dhe i lobit të madh serb në Çikago (Iliinist) të SHBA-së.

Në Çikago të SHBA-së, thuhet se jetojnë dhe veprojnë mbi 6OO. OOO serb profilësh dhe kalibrësh të ndryshme.

Gjithashtu thuhet se Presidenti aktual i SHBA-së, Joseph (Xho) Biden dhe pjesa dërmuese e Administratës së tij, punojnë, veprojnë dhe reagojnë sipas instrksionëve (destruksionëve) paraprake të çiftit bashkëshortorë, Barak dhe Mishell Obama, avokat dhe profesor të njohur univerzitar në Çikago të SHBA-së etj.

Kur e filluan luftën e tyre çlirimtare dhe heroike kundër Serbisë kriminale, gjakatare dhe terroriste, djemt dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut (UÇK-së)-nuk i kishin"luksin", potencialet, kapacitetët, vlerat dhe resursët njerëzore, profesionale, teknike, logjistike, ushtarake ose kadrovike të Ukrainës ose dikujt tjetër....As ndihmat kolosale, kolaterale dhe multilaterale të SHBA-së dhe gjithë botës.

Por, e kishin besën (betimin), bindjen dhe gadishmerinë supreme me besa-besë-nën qiellin e flamurit të Kastriotit, si dhe nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, të vdisnin  për liri.

Ç'thonë shkencat ushtarake dhe politike?

Ç'është e vërteta, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura ushtarake ose luftarake, janë të varura ose lidhura ngushtë edhe me idetë, konceptët, teoritë dhe doktrinat e fushave ose disiplinat tjera shkencore ose metodologjike të shkencave politike (politologjike), historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike, ekonomike, teknike, mjekësore, psikologjike, sanitare ose farmaceutike etj. 

Kështu që idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake, ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese ose analitike, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e formulave ose doktrinave të njohura ushtarake ose luftarake. 

Kjo do thotë se çështjet dhe aspektët e njohura intendante, komanduese, doktrinare, teorike, logjistike, konspirative, strategjike, konvencionale, politike dhe të tjera të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, me tepër iu përkasin sekretëve ose konfidencës së njojur ushtarake ose luftarake. 

Ndërkaq, zinxhiri komandues së bashku me çështjet dhe aspektët e njohura teknike, operative, logjistike etj., në fushën e nderit ose frontin e luftës, i përkasin çastit ose momentit luftarak. 

Kjo për faktin se edhe orët ose minutat nganjëherë e vulosin fatin ose epitetin e luftës.

Se këndejmi, historia mbi luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, vazhdon jetë aktuale që nga Antika e largët (e hershme) dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional), në nivel botëror ose interkontinental etj. E sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale. 

Aty i kemi edhe shkencat ose njohuritë e njohura ushtarake ose luftarake si: taktika dhe strategjia ushtarake ose luftarake, aftësia ose shkathtësia e njohur operative, morali, pèrvoja, tradita dhe historia e njohur ushtarake ose luftarake, gjeografia dhe topografia, teknika e njohur ushtarake ose luftarake, balistika, kibernetika, teknika dhe mekanika e përdorjes së eksplozivit dhe municionit luftarak ose ushtarak, doktrinën dhe teorinë e njohur civile ose qytetare, politikën, filozofinë, sociologjinë dhe psikologjinë e njohur ushtarake ose luftarake, andragogjinë, pedagogjinë dhe akademitë ushtarake, intendancën dhe prapavinë ushtarake ose luftarake, finansat, ekonominë dhe logjistikën ushtarake ose luftarake, mjekësinë (medicinën), epidemiologjinë, neuropsikiatrinë dhe kirurgjinë e njohur ushtarake ose luftarake, oftamologjinë ose otorinolaringologjinë, udhëheqjen politike dhe diplomatike në kohë lufte dhe paslufte etj. 

 

Ndaj, nisur nga faktorët e mesipërm, duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike e lidershipit shqiptar ose kosovar, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi zhvillimët , fenomenet ose procesët e lartëpërmendura politika dhe ushtarake ose luftarake.

Sidoqoftë, edhe përkundër asaj që e ceka me lartë, lufta e lavdishme çlirimtare dhe heroike e UÇK-s, nga i madh e i vogël i popullit (kombit) dhe atdheut tonë, kudo ku ndodhën, duhet kuptuar, pranuar, konceptuar, përceptuar dhe akceptuar në menyrë revolucionare, epokale, monumentale dhe empatike.

Kjo në një kohë kur qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, reaksionare dhe diabolike nga brenda dhe jashtë Kosovës, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe të tjera: Luftën e lavdishme dhe heroike të UÇK-s, mundohen të paraqesin ose prezantojnë si luftë hibride, guerile, kaçake, jokenvencionale, ataviste, fraxhile, heterogjene, inkompkte, joprofesionale etj.

Ndërkohë që lufta e lartëpërmendur e UÇK-s, ishte luftë e organizuar, e pastër çlirimtare dhe konvencionale e një ushtrie, shteti dhe populli (kombi) të tërë-kundër një populli, shteti, regjimi dhe ushtrie të huaj pushtuese, kriminale, gjakatare dhe terroriste, siç ishin shteti, regjimi dhe soldateska pushtuese, kriminale dhe gjakatare e Serbisë ose Millosheviçit, Vuçiçit dhe Daçiqit & Company në Kosovë! 

Duke i nënkuptuar këtu edhe të drejtën hyjnore, natyrore, etnike, historike dhe gjeografike të UÇK-s dhe shqiptarëve në luftë kundër Serbisë pushtuese, kriminale dhe gjakatare.

Se këndejmi,  gjithënjë sipas Hillit, Primakovit, Vedrinit dhe të tjerëve në Konferencën e Rambujesë (1999)-shihej qartë se qëllimi i tyre final, ishte firmosja (nënshkrimin) në aktin ose dokumentin final të Konferencës së Rambujesë, sipas të të cilit, ishte  paraparë dislokimi ose stacionimi i me tepër se 25OO ushtarëve dhe xhandarëve (policëve) të armatosur serb në Veriun e Kosovës, si dhe në "enklavat" ose "zonat eksteritoriale" të kishave ose manastirëve serbe në Kosovë, dhe plot koncesione dhe kompromise të tjera teritoriale (gjeografike), politike, kushtetuese dhe juridike në favor të minoritetit ose pakicës serbe në Kosovë. 

Ndërkaq, statusi final i Kosovës, gjithënjë sipas "Konferencës së Rambujesë"(1999) : Ishte paraparë ose paramenduar si "modus vivendi", gjegjësisht si diçka me tepër se 'autonomi substanciale' dhe me pak se "pavarësi e plotë e Kosovës nga Serbia", me kusht të ndërprerjes ose parandalimit të dhunës, terrorit, përndjekjes dhe masakrave të egra të popullsisë shqiptare nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe. 

Kështu që edhe dialogu ose bisedimet e derisotme në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Vjenë, Paris, Berlin, Uashington, apo dikund tjetër: Janë mbajtur ose zhvilluar vazhdimisht sipas skenarit të njohur "urbi et orbi","ultima ratio", "sine qua non" etj., të Konferencës së Rambujesë"(1999) etj. 

Mbase, me "ariun" ose "elefantin e vogël serb" (asociacionin ose "dodik republikën serbe") në "paradhomë", gjegjësisht në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, ku ndodhën "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera vitale ose kapitale të Kosovës, si dhe me hijenat ose bandat e ndryshme kriminale, militare, paramilitare, terroriste ose serboçetnike-përrreth kufirit të Kosovës me Serbinë! 

E tërë kjo në saje të "vizionëve politike dhe diplomatike" të  Hillit, Hollbrukut, Rubinit, Kukut, Primakovit, Çërnomridinit, Vedrinit dhe "elefantëve" të tjerë ndërkombtar. 

Ndaj, sipas asaj se :"serbët nuk e kanë humbur luftën e fundit nga UÇK-së, por nga Natoja": Që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe deri me sot, nga ana e Serbisë, Rusisë dhe disa shtetëve të tjera, janë aplikuar kërkesa ose standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, analoge me ato ndaj muslimanëve boshnjak në Herceg Bosne, me "asociacioni e pavarur të komunave serbe"(dodik republikën serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe "kantonet serbe, turke, boshnjake (muslimane) dhe të tjera" gjithandej Kosovës, si në Herceg Bosne. 

Ky mbase ishte (është) edhe truku (triku) i radhës i Vuçiçit dhe Daqiçit & Company me rastin "dislokimit (stacionimit) masivë të ushtrisë dhe policisë serbe në  kufi me Kosovën.

Diçka pra në Danimarkë (Kosovë) si duket është e kalbur dhe qelbur në embrion!? 

Si dhe pse kjo? Sepse, në Kosovë (dhe Shqipëri), akoma nuk dihet se cka (çfarë) ë mirë dhe me vlerë, dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht. 

Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova etj.., edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Dhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë ose vazhdimisht e mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. 

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës ose politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Duke menduar në guximin e munguar intelektual dhe profesional, apo narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize komplementare, suplementare, komprehensive, kontemplative, intelegjente, profesionale etj.  

Është pra teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.

Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t'u transformuar dhe imponuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, kulturore etj. 

Ndaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka edhe tek ne në Kosovë. 

Shtoja këtu edhe absolutzmin, kameralizmin ose "kazino kapitalizmin" ("purokapitalizmin") e kazinove ose ruletit të përbashkët serbo-ruso-turk në Shqipëri dhe Kosovë, si praktikë e përditshme dhe teori, së bashku me "figurat ose personalitetët e jashtëzakonshem dhe tepër karismatike" të filan "liderit" ose fistek "politikanit"!

Në kulturën, informimin, politikën ose diplomacinë kosovare, sikur ndjehën ose përjetohën njëkohësisht dy besime, dy narrative, dy interpretime ose formula, doktrina ose përceptime të ndryshme disonante ose kognitive. Duke i ngritur ose projektuar në ndërkohë, edhe dy të vërteta, alternativa, narracione ose solucione të ndryshme (objektive dhe subjektive)-përsa i përket krizës aktuale në Veriun e Kosovës dhe të ngjajshme.

E kam (kemi) cekur edhe me herët se, disonanca kognitive, në radhë të parë është proces ose fenomen mental ose psikologjik i nxitur ose shkaktuar nga frustrimi, deprimimi ose mungesa e hetueshme e besimit, stabilitetit ose barazpeshës shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, profesionale, intelejtuale, intelegjente, komolementare, suplementare, politike, diplomatike, koniukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. E sidomos aty dhe atëherë kur "jemi të ditur ose të mençur, sepse jemi të pasur, të fortë ose të pushtetshëm mbi tjerët"! Mbase, mbi popullin kosovarë. Të shkretit.

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletore ose fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) kjo?

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu, lideri ose politikani shqiptar, serb, turk, lindor ose ballkanik, i stisur, rimuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit shtetror, nacional, historik, ushtarak etj." (lëxo: prirja ose deshira e pavetëdijshme ose afektive për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake, paranormale, parapolitike, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. 

E sidomos aty dhe atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit bëhën pavetëdije globale ose kolektive.

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhè të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre. 

E vërteta dhe ekzistenca individuale dhe kolektive, sipas tij, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. 

Ndaj, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetëm  të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

Ndryshe nga kjo, koncepti elitar dhe egalitar mbi lirinë, pavarësinë dhe demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social dhe atij antropologjiko-epistemologjik (ose antropolitiko-antropohistorik), i cili është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet (parashtrohet) ndonjëherë.

E tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këto paradokse dhe fenomene diskursive, reaksionare dhe anakronike.
Ndonëse, as idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. 

Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Duke menduar në logjikën ose kuptimi e përkufizimit shkencor dhe humanist të konceptit ose koncepcionit mbi lirine, drejtësinë dhe barazine.

Me liri, drejtësi dhe barazi, duhet kuptuar një koncepcion të caktuar të jetës së përbashkët, përkatësisht të organizimit të bashkësisë shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, sipas asaj që secilit individ i mundësohet të zërë vendin që i takon në pajtim me natyrën, karakterin, dëshirat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale, i cili në të njëjtën kohë e siguron mirëqenien e shtetit dhe shoqërisë si tërësi.

Mbase, përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit ose njeriut politik si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë dhe kompetentë’ i cili duhet të jetë ai tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore ose qytetare. 

Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e edukimit, emancipimit, qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar. Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin. 

Vetëm duke u qytetëruar, edukuar dhe kulturuar ne mund të arrijmë në liri, pavarësi, si dhe në një bashkësi të vërtetë njerëzore, qytetare, kulturore ose politike ku edhe “unë” edhe “ti” , apo edhe “ne” edhe “ju”, ose “ata” dhe “ato”, do i gjenim ose zbulonin paqën sociale dhe politike si dhe formulën e harmonisë sonë politike, partiake, shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, natyrore, dialektike etj. 

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme? 

Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij thuhet se janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës sè Parè dhe të Dytë Botërore. 

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. 

Ndërkaq, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik, dialektik ose modernist, do duhej të ishin udhërrefyesi ose ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit (individualitetit) dhe i ndërtimit të botës së vlerave, mallërave dhe kapitalit në dobi të kolektivitetit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit, nderit, moralit, disiplinës dhe emancipimit modernist ose empirik, qeniet njerëzore (sidomos qeniet ose speciet politike) do mund të zotërojnë më shumë lumturi dhe efikasitet fatin e tyre jetësor, si dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.

Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshuara natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij dhe tendën njëkohësisht për arsimim ose edukim. 

Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet, rezonon, rezymon, gjykon realisht e racionalisht dhe komunikon ose merr vendime. 

Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për ta fituar dhe mbrojtut atë liri.

Ndaj, të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi. Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zërë statusin e vet prej  liderit ose subjektit, dhe të sjellë vendime të arsyeshme, avangarde, pozitive dhe progresive në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. 

E sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin. 

Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet. 

Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj.

Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit; është stili apo forma e debatit që krijon imazhin e tyre etj.

U mor vesh se tek figurat ose personalitetet e larta shtetrore dhe nacionale të Kryeministrit, Presidentit ose Presidentes etj, në menyrë elegante, konvencionale, komplementare, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, do duhej të ishin të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, prej nga ku do mund të shihej ose vërehej qartë se liderët kosovar, vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike. 

Kjo për faktin se vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çdo gjë ose çfarëdoqoftë.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe të mençurit ose inteletualët e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive, dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”mbi fatkeqsinë ose kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

Në ëtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje të ndritura ose pjellore!

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.  

Se këndejmi, sipas Çasllav Milloshit: Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. 

T' i heçim ose t'i çjerrim masaktat! T'i përjashtojmë ose t'i lëmi anash, endërrat, deshirat, hedonizmin, alkimizmi, iluzionet, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë! T'i kthehëmi ose qasëmi realitetit, normalitetit dhe racionalitetit të njohur objektiv dhe subjektiv, duke e ulur topin në tokë. Shqiptarët e Kosovës, e sidomos estabilishmenti ose lidershipi i tyre ditor ose periodik, mendoj se nuk është keq nëse i lexojnë, mësojnë dhe kuptojnë me mirë epistemologjinë, gneseologjinë (ontologjinë), logjikën dhe disciplinat tjera shkencore ose metodologjike. E sidomos epistemologjinë e cila e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjografike, ushtarake (luftarake), strategjike, gjeopolitike, konikturale, finansiare, ekonomike etj. 

Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër "gnosis" dhe "episteme" ( njohuri ose dituri). 

Logjikën ose disciplinën e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive). 

Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja ose spjegimi që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste. 

Mos harroni se politika dhe diplomacia, janë shkenca ose disciplina të posaçme të shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj. 

Si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë politike moderne ose bashkkohore, pos tjerash është qartësimi, identifikimi, artikulimi, shquarja, artikulimi, procesimi dhe postulimi i ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e njohur komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, integral, konvencional ose superlativ, mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. 

Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.

Ndonëse, edhe termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon pra lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. 

Me fjalë tjera, Kosovës dhe shqiptarëve, iu nevojitën patjetër racionalizmi kritik dhe empirizmi logjik ose dialektik së bashku me kritikën dhe etikën e njohur etnike, multietnike, multikulture, postkolonialiste, neoimperialiste, historizmin, pragmativizmin, teorinë e njohur shkencore, kulturore, feministe dhe metaestetike....

Limitin ose kufirin e njohur shkencor dhe humanist në mes historizmit, patriotizmit, tradicionalizmit, idealizmit, materializmit, ekzistencializmit, realizmit, natytalizmit, semantizmit, sentimentalizmit, biehorvinizmit, ekstatizmit, fisksionit, abstrakcionit, pragmatizmit dhe realitetit të njohur objektiv dhe subjektive, dhe të ngjashme. 

E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.

Në politikë të lartë dhe diplimaci, gjuha dhe fjalët e matura, të mençura, racionale, profesionale dhe intelgjente, gjithëmonë vijnë pas zemrës, shpirtit, emocionëve ose tensionëve të ndryshme çastit ose momentit delikat, konfuzë, kaotikë etj... E sidomos aty dhe atëherë kur nuk keni asgjë të re për të shtuar ose për të thënë. 

Fjalët e nxhehëta së bashku me retorikat ose oratoritë e ndryshme boshe ose patetike të disa "liderëve" ose politikanëve të ndryshë ditorë ose periodikë, nuk i pjekin as bukën, as kulaçin. 

Roli, misioni, narracioni, ose funksioni i njeriut të ditur, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent, në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' intelektuale, intelegjente, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimin e një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe etikës së njohur shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, intelektuale dhe profesionale në kuptimin shtetit dhe pushtetit si obligim ose përgjithësi e lartë morale, ligjore, intelektuale, profesionale etj.

Në Kosovë dhe Shqipëri ndodhë e kundërta, ku ngrihet, manipulohet, spekulohet, valorizohet ose glorifikohet çdo gjë që është njerëzore, humane, jetike, kruciale ose ekzistencialiste, dhe me veprimin e vet qetësues ose ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, diskredituara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formë tjetër në emër të ekzistencës së përbashkët. Gjegjësisht, në emër të burbonëve, zhirondimëve dhe jakobinëve të pakënaqur, ose në revoltë që në Kosovë dhe Shqipëri, nuk janë pak, por për eksport. 

Fajet kryesore i kanë mungesa e hetueshme e shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me, epshet, inatët, kapriciot, instiktët, urrejtjet, xhelozitë, egot ose libidot hakmarrëse, malicioze ose revanshiste të personave ose individëve të ndryshëm me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), psikofizike, psikosociale, profesionale dhe të tjera, të trafikuar ose kontrabanduar në informinin, publicistikën, (zhurnalistiken), politikën dhe politikëbërjen e Kosovës etj. 

Një proverbë e njohur greke thotë se:"Në majat e Olimpit ose Parteonit (Panteonit) nuk është kurrë zhurmë as tollovi"!  

Dhe, mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional ose intelegjent, për t'i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera: Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, afazia, skribomania, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.  

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndonëse, me kalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të mgjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat