Veriu i Kosovës në veprën artistike të piktorit!

Opinione

Veriu i Kosovës në veprën artistike të piktorit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:16
Autori Sherif Ramabaja

Putinit të Ballkanit Vuçiqit, iu deshën 17 orë për të dal para mediave për ngjarjet në Veriun e Kosovës, sepse nuk dinte se si ti trillonte ato.

 Ramës po ashtu i është dashur kohë të përgatitej, për ta gjetur një balancë, që mos ta trazoj miku e tij Vuçiq dhe Serbinë. Edhe kur doli, s´dinte kush se ç´thoshte! Nuk dihej: po e akuzonte Kosovën, po e arsyetonte Serbinë, apo po i përfaqësonte ndërmjetësuesit, Borrell e Lajcak.

Skandalet i vazhdoi pas çdo paraqitje të radhës. Dhe (më e keqja) ato s´po gjejnë fund.

Grupin sulmues (terroristët) nuk pati guxim ti emëroi si grup paraushtarak, terrorist, paramilitar, sulm ushtarak i Serbisë mbi integritetin territorial të Kosovës etj. Është fakt se veprimin e tyre (pati guximin) e kualifikoi si krim, sikurse bandat e drogës në Shqipëri. Serbinë apo Vuçiqin me asnjë fjalë nuk i vuri para përgjegjësisë,( kishte konsiderata) edhe pse Kosova i ofronte dhe po i ofron faktet para tërë botës.

Nuk duhet harruar t´i ceken edhe meritat: e qortoi Vuçiqin dhe Serbinë kur shpallën ditë zie për terroristët. Nuk është dashur u tha, është diçka e tepërt.

Dhe pa humbur kohë menjëherë i vazhdoi skandalet: kërkoi që KFOR ta marr veriun nën kontroll, por kjo s´ishte e tëra.

Në një intervistë për një medium të huaj tha: Veriu i Kosovës s´është i askujt, pasi qe sa vite nuk është nën kontrollin e askujt. Ndoshta do të duhej tash të vendosej se, kujt i takon kjo pjesë territoriale? (Esad Pasha me zemër të hapur ia kish dhuruar Serbisë).

Shqiptarët me Ramën po tregohen të pandërgjegjshëm, pa pikë turpi çdo paraqitje, çdo deklaratë dhe çdo intervistë të tij, po e shikojnë me mosbesim dhe po paraqiten me akuza të rënda ndaj tij.

Tash e tutje si ka mbetur tjetër, veçse të marr vendim që të mos flas tutje në emër të Kosovës.

 Këtë do ta ketë vështirë, sepse prapë do të dalin të tillë që do ta  kritikojnë se pse nuk flet? Pse nuk po e mbron Kosovën? Pse nuk jep mendime për një zgjidhje të përgjithshme, apo pse spo e harton një draft statut të ri etj.

 Po shihet që Rama ka rënë në hall. Si do ti shpreh tash e tutje ndjenjat dhe emocionet e tij për Kosovën? Ndoshta komunikimi me art, do të ishte zgjidhja!

Ai po s´foli çmendet. Komunikimi me patronazhistët, Rilindjen dhe adhuruesit e tij i japin kurajo dhe ia shtojnë jetën. Përjetimet, mendimet dhe sugjerimet tash e tutje për veriun, ka vendosur ti paraqes përmes pikturës.

Tash kam nevojë që imagjinatën time tha. Talenti im do shkëlqej anë e mbanë botës. Pëlhurën dhe ngjyrat do t´i harmonizoi që të flasin dhe ta thonë të vërtetën. Piktura ime do t´i përfshij të gjitha akterët. Sidomos nuk duhet të mungojnë Albini dhe Vjosa. Pastaj një vend kyq duhet ta ketë edhe polici i rënë, Afrim Bunjaku.

 Manastiri , fshati, njësiti serb, armatimi i lënë zvarrë për tokë, autoblindat dhe të gjitha mjetet e tyre luftarake manovruese, duhet t´i përfshij në pikturën time.

Në prapaskenë do të jenë: Vuçiqi, Serbia, Veriu i Kosovës, pastaj personalitetet me peshë: Dodik, Borrell, Lajcak, Grenell, EU, SHBA, NATO, KFOR, EULEX, ushtria serbe, njësia speciale e Kosovës, ushtria e Kosovës etj.

Shqipërinë për shkaqe të ndryshme, nuk do ta përfshij në veprën time. Nuk dua që të ketë keqkuptime, por ky është vendimi im që duhet respektuar.

Nuk është punë e lehtë, po përmes artit, artisti e shpreh shpirtin e tij dhe atë që mendon. Shpresoj që kjo do të arrihet, me neutralitetin tim si artist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat