Kosova është e SHQIPTARËVE dhe jo e tregtarëve të copave dhe interesave të saj

Opinione

Kosova është e SHQIPTARËVE dhe jo e tregtarëve të copave dhe interesave të saj

Nga: Xhevat Mustafa Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:41
Autori Xhevat Mustafa

Prej vitesh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, padyshim më me pa aftësi dhe cilësi të domosdoshme dhe shumëformëshe për këtë post, bën deklarime dhe veprime që mbajnë dhe përhapin erë shumë larg për anormalitet dhe prostitucion dhe biznes politik si dhe konseguencë mendimi, misioni, angazhimi apo "telekomandimi" nga një "dorë e pashfaqshme", por jo e pa nënkuptueshme.

Gjatë vitit 2023 ai sikur ka këputur frerët dhe po ecën si një kalë i tërbuar nëpër një fushë të paanë e të  pafund, duke lënë pas deklarime dhe veprime që befasojnë, shqetësojnë, revoltojnë shumicën e SHQIPTARËVE dhe gëzojnë vetëm serbët e plotpushteshëm në Beograd dhe  turmat serbe e filosllave që u shkojnë pas si dhe Putinin në Moskë. Ndoshta nga humbja e ekulibrit dhe vetëkontrollit pas dështimit me "Ballkanin e hapur", gjatë këtyre muajve të fundit, Edi Rama ka qenë i detyruar të bëjë propozime, deklarime dhe veprime të tjera të dyshimta e të kritikueshme. Karakterizimin më të saktë e më të bukur të figurës dhe rezultateve të tij si kryeministër e bëri pak ditë më parë Michael Martens, gazetari i njohur i gazetës me imazh dhe me prestigj ndërkombëtar "Frankfurter Allgemeine Zeitung"(FAZ).

Me dy rradhë ai shprehu një të vërtetë që ne në Shqipëri e Kosovë nuk kemi guxuar ta themi me qindra analiza, komente e opinione apo me "dy libra", nga frika se mos "vetëvritemi" si i ndjeri Kastriot Myftaraj. Sipas tij" Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë në Shqipëri qysh nga koha e Nikola Pashiqit..."!Shumë vonë po e kuptojnë ca politikanë dhe deputetë të Kosovës origjinën, orientimin apo qëndrimin politik si dhe misionin e Edi Ramës!

Jo për tu mburrur, Prof. Enver Bytyçi, ambasadori Shaban Murati, unë e ca analistë të tjerë SHQIPTARË kemi vite që botojmë edhe në "BOTA SOT" të Kosovës analiza dhe opinione që bëjnë të qartë apo zhveshin lakuriq mercenarizimin, antishqiptarizmin, përfshirë edhe antikosovarizmin e Edi Ramës...! Përse u duhen vite të tjerë për të kuptuar të vërteta që duken sheshit në deklarime dhe veprime të tij? Në kërkim të përgjigjes për këtë vonesë të stërzgjatur shtyhesh të mendosh dhe dyshosh edhe për egzistencën mes tyre të njëmendësisë, njëndërvartësisë, një qëndrimësisë, një misionësisë...!

Edi Rama e kapërceu kulmin apo majën e "malit me plehra" më 4 tetor 2023 me deklaratën e pafalshme dhe të dënueshme për çdo politikan shqiptar e për më tepër për atë që prej mbi 10 vitesh ka zënë dhe mban fronin dhe postin e kryeministrit të Shqipërisë me thonj e dhëmbë...!? Është bërë e qartë qysh në fillim të kryeministërllëkut të tij se ai ka mbijetuar mbi 10 vjet si sulltan, perandor dhe mbret edhe duke financuar miliarda lekë për të shkatërruar opozitën dhe për të vënë në "gjumë" të rëndë e të gjatë popullin, për të mos u revoltuar për nxirjen e jetës dhe të Shqipërisë për shumicën e tij. Nëse piktor- basketbollisti apo "papagalli!" i një serie të propozimeve dhe tezave serbe mendon se "Kosova është tokë e askujt", siç është shprehur në intervistën në prestigjiozen britanike "The Financial Times", shumica e SHQIPTARËVE e dinë mirë dhe kanë bindje të patundshme se KOSOVA e tyre ka qenë, është dhe do të mbetet tokë pellazgo- iliro- dardane - shqiptare prej rreth 7-8 mijë vitesh! Domethënë rreth të paktën 6500 vjet para se kopetë apo turmat e barbarëve serbë të  vinin në Ballkan nga përtej Uraleve, nga pyjet dhe stepat e Siberisë! Është e pabesueshme që Edi Rama nuk e di këtë TË VËRTETË HISTORIKE! Njëkohësisht, është e pamundur të pranohet se është viktimë naiviteti, deliri dhe euforie për t'u reklamuar si "lider global"!

JO! Të gjitha këto deklarime dhe veprime të papërgjegjshme, deri në mercenarizëm të tij, mund të shpjegohen me shtrëngimin e "lakut në fyt" nga "padronët" e tij Xhorxh dhe Aleks Soros e të tjerë në Ballkan dhe më larg e më në Veri- Lindje! Edhe toka që kanë zënë serbët në Veri të Kosovës dhe që bandat e mafias dhe të terrorristëve të tyre, me mbështetje dhe ortakëri të Beogradit presidencial dhe qeveritar, po e shfrytëzojnë si "tokë të pushtuar prej tyre" dhe si "tokë të artë" për të gjitha llojet e kontrabandës, duke bërë gati jo egzistentë praninë dhe autoritetin e policisë dhe të qeverisë së Kosovës, përsëri, ndryshe nga ç'mendojnë sivëllezërit Vuçiç- Rama, historikisht dhe aktualisht, de facto e de jure, është TOKË DARDANE- KOSOVARE-  SHQIPTARE...!

Duke u shprehur "Veriu i Kosovës është tokë e askujt"; se "Nuk jam i detyruar të bëj çfarë do Kosova" e "kjo është bindja ime"(më saktë "puna ime", mos vallë Edi Rama jep edhe një mesazh tjetër, kryesisht për SHQIPTARËT në Shqipëri, të pashprehur me fjalë, por lehtësisht të kuptueshëm nga veprimet e tij të këtyre 10 viteve mbretërimi si kryeministër? E kam fjalën për çka është bërë bindje masive tek shumica e kundërshtarëve të tij si ish kryebashkiak, si kryetar i PS, si kryeministër me plot pushtete si Enveri. Se Shqipëria e viteve të "epokës Rama- rilindje" është pronë e askujt prej SHQIPTARËVE, por e Edi Ramës me grua, fëmijë e vëlla; me shoqe e shokë në qeveri; me ortakë në biznese, përfshirë edhe ata në kultivimin dhe trafikimin e kanabizit dhe të drograve të tjera;, me tufën e "investitorëve strategjikë" dhe me oligarki; me inceneratoristë plehrash- kodra apo krejt në letra e në fantazi; me patronazhistë dhe me drejtues dhe  zyrtarë të korruptuar, që nuk duan t'ia dinë për popull e Shqipëri?

Nëse vërtetë ka pasur ndërmend të na japë edhe këtë mesazh, na mbetet t'i drejtohemi "popullit të majtë"! 47 vjet mbyllët sy, gojë, veshë...për Enverin dhe Ramizin, që e bënë Shqipërinë Nigeri e Somali, zi e më zi për nga të gjithë treguesit e zhvillimit dhe të jetesës. 19 vjet pas 1990- tës dhe gjase pas komunizmit keni mbyll sy, gojë, veshë dhe i shkoni pas si tufa me dhen e dhi, mbroni e votoni Edi Ramën me qeveri, pa iu dhimbsur shumica e SHQIPTARËVE, Komb e Shqipëri!? Atëherë mbeten vetëm dy pyetje për enveristo- edramistët! Deri kur do të vini interesat individuale dhe të soit e sorrollopit tuaj; të partisë, të kryetarëve dhe qeverive të saj, duke e lënë Edi Ramën këto 10 vjet t'u nxijë shumicës së SHQIPTARËVE jetën dhe Shqipërinë???!!! A jeni shqiptarë edhe me zemrat apo vetëm për nga përfitimet individuale dhe familjare; nga kuletat, kasafortat, kanabizi, kullat...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat