Anastazia dhe anestezia, apo studimi antrapologjik dhe epistemologjik i marëdhënieve të sotme ndërkombëtare

Opinione

Anastazia dhe anestezia, apo studimi antrapologjik dhe epistemologjik i marëdhënieve të sotme ndërkombëtare

Nga: Agron Shabani Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:15
Agron Shabani

Historia e qasjës së Perëndimit ndaj Rusisë dhe luftës së saj imperiale dhe apokaliptike kundër Ukrainës: Të ngjanë në një histori klinike ose spitalore dikund në një vënd të madh të BE-së, ku një pacient i plagosur ose sëmuar rëndë nga Ukraina, para operacionit të komplikuar ose delikat, ka nevojë pë anestezi ose anestezion. 

Ndëkohë që anesteziste kryesore e klinikës është Anastazia, një mjeke e bukur ruse e specializuar për anestezi. 

Kështu që pacienti nga Ukraina ka frikë nga doza e tepruar e anestezionit ose anestezisë që mund t'ia jep "pa qëllim të keq"-Anastazia me origjinë nga Rusia, ndërsa anestezistja (anasteziologia) ruse, Anastazia, sikur ka frikë nga përgjithësitë e saj personale ose profesionale lidhur me pasojat ose komplikimët eventuale të pacientit me orgjinë nga Ukraina.

E njëjta vlen edhe mbi qasjen e Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Kosovë dhe Serbisë, ku mjekët ose personeli i klinkës, janë europerëndimorët, ndërsa pacientët e tyre serbèt dhe shqiptarët.

Dhe, mëqe sipas "tezave" të njohura të Feurbachut (me 1845): "Lideri, politikani ose njeriu i ditur, i mençur, intelektual dhe intelegjent, në radhë të parë është produkt (prodhim) i rastëve ose gjasave (situatave) të volitshme, ngjarjeve ose zhvillimë të ndryshme ushtarake (luftarake), politike dhe të tjera, kulturës, emancipimit, nderit, moralit dhe edukatës, ndërsa, e vërteta ose realiteti, me tepër janë subjektiv në kuptimin e materies ose subjektit, si dhe të shfaqjeve, dukurive ose manifestimëve të ndryshme subjektive, e jo në bazë të fuqisë ose aktivitetëve të ndryshme mendore (logjike), trupore (fizike), objektive ose organike: Edhe forma ose menyra se si njerëzit i krijojnë dhe prodhojnë të mirat, mjetët ose vlerat e njohura jetësore ose materiale së bashku me miqtë ose aletatët natyror dhe historik, në radhë të parë varet nga gjendja e përgjitjshme e mjetëve ose të mirave të përgjithshme jetësore ose materiale në njerën anë, si dhe nga vet gjendja ose situata e përgjithshme trupore (fizike), organike, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike e atyre që i krijojnë ose prodhojnë ato, në anën tjetër.

"Nga materializmi, natyralizmi (natyra) dhe realizmi (realiteti)-jetojmë ose ekzistojmë, ndërsa nga idealizmi (ideali) objektiv dhe subjektiv, luftojmë, përpiçëmi ose vdesim. ( lëxo:" idealizmin dhe materializmin dialektik në fuksion të ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake etj.).

Ndonëse, edhe bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor, i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale, bilaterale dhe multilaterale pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, corona virusit (covid 19), krizës ose recesiinit botërorë dhe të ngjajshme.

Dhe, ky në radhë të parë është një lajm i keq për vet Ukrainën e djegur dhe shkatërruar në palcë nga Rusia e fuqishme ose superiore. E sidomos për Kosovën dhe shqiptarët.

Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, apo politike, ushtarake, teknike, logjistike, finansiare, ekonomike dhe të tjera të Rusisë në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarshme të globit dhe kontinentit tonë, kanë shtrirje dhe një dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. E sidomos në Kosovë, Shqipëri, Balllan (Europë) dhe gjetkë. Deshtën a s'deshtën të pranojnë këtë fakt ose akt të kryer Brukseli, Londra dhe Uashingtoni.

Ndryshe nga kjo, pasiqë kriza e shaktuar shkaktuar në Veriun e Kosovës nga aktët e fundit të terroristëve serb, tashmë i kanë pushtuar shumicën e mediave të globit ose kontinentit tonë: Kriza e mesipërme në Kosovë, sikur ka nxjerrur në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është i mundur “modeli europian” i BE-s, i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar pa ndihmën paraprake të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe?

Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull…:Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të fuqishëm gjerman me "realitetin e brendshëm"të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, në një kohë dhe hapësirë ku Gjermania është lokomotiva dhe pilotuesja kryesore e BE-s?

Megjithatë, liderët sikur i kanë mbyllur ose spostuar debatet e vërteta deri në ditën e shumëpritur të përfundimit të luftës në Ukrainë dhe krizës në Kosovë etj.

Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë, konfuz, kaotik, dhe tepër sfidues ose dramatik.

Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog vendor e ndërkombtar, lidhur me këtë tematikë sfiduese, turbulente ose problematike.

Në këtë prizëm ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha janë shtyrë me vonë. 

Në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së kanë frikë se ka probleme në shumë fusha ose segmente të caktuara. Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli dhe Uashingtoni, e mbajnë  të fshehur ose misterioze gjendjën ose situatën reale në terren.

Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën. Është paksa me e lehtë për njohur dhe keptuar situaten konfuze ose kaotike, në të cilën askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE-s) është larguar përfundimisht kriza?  Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë heçur dhe vërtetuar. 

Britania e Madhe si për shembull, liderët e së cilës vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin dhe një stanjacion kontinental, nuk i takon më BE-së. 

Megjithatë, kriza e UE-s, është shumë me e thellë se sa ajo që pranohet nga politikanët franko-gjermanë. 

Modeli social i tregut të lirë ende përballet me sfida dhe sprova të vështira. 

Ndaj, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të flasin ose diskutojnë haput për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe alternativa të qarta dhe realiste.

Për me tepër ndërkaq, shihet qartë se diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës. 

Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare. Dhe, kjo është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare. E sidomos për paqën dhe sigurinë globale ose botërore.

Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, iu sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta. 

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. 

Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurtë të sotmën dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmën (ardhmerinë) e tyre.

Ndryshe nga kjo, gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit. 

Akoma ka zëra brenda BE-së që janë kundë bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë dhe Serbisë. 

Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostaligjitë, frika dhe interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj. 

Gjithashtu thuhet se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës, ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë. 

Ndaj, mëqe sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën (madje ndoshta  as SHBA-së): Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare. 

Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t'i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe luftën, edhe paqën.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19 etj.., kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. 

Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme (ndoshta e pashmangshme) ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit.

Ndonëse, dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në  Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nepër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera.

Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve europian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të "kugës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës. 

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme. Edhe pse rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. 

Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej. 

Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike. 

Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. 

Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj. 

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. 

Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. 

Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. 

Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe sociopsikologët sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t' i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia ushtarake ose luftarake.  

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë. 

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike". 

Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.

Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme. 

Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Sipas John F.Kennedyt: "Njerëzimi patjetër do duhej t'u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme, t'i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. 

Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Siikur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse në botën ose globin tonë. 

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.", tha dikur Albert Einsteini. 

Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta. 

Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.

Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. 

Zatën të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror.

Në këtë prizëm mendojë se është koha e fundit që Brukseli dhe Uashingtoni, t'i çlirojnë dhe shkurorëzojnë njëherë e përgjithëmonë Kosovën dhe shqiptarë nga "status quo-ja" politike dhe ushtarake (luftarake) në raport me Serbinë....E sidomos nga frika dhe pasiguria latente ose permanente e shpërthimit të një lufte të re në Kosovë, me ndihmën dhe investimet ushtarake, teknike ose logjistike të Rusisë etj.

Në instancë të fundit, edhe Brukseli, edhe Uashingtoni e dijnë fortë mirë se për përfundimin e luftës në Ukrainë: Përveç Presidentit Zelensky të Ukrainës, gjithashtu nevojitët edhe Presidenti Putin ose dikush tjetër i Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat