Roli i Putinit dhe Vuçiqit në sulmin e Hamasit mbi Izraelin!

Opinione

Roli i Putinit dhe Vuçiqit në sulmin e Hamasit mbi Izraelin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 tetor 2023 Në ora: 17:09
Sherif Ramabaja

Putini dihet që në rast të humbjes së luftës në Ukrainë, e ka të gatshëm edhe planin B e ndoshta edhe atë C.

Në rast të një eskalimi të fuqishëm, perëndimi e ka frikën që Putin do të përgjigjej edhe me luftë atomike, po derisa të vij deri te kjo, ai gjithnjë do të përdorë plane alternative.

Një plan i tillë pikërisht është ndezja e konfliktit të nxehtë Izraelito - palestinez. Ishte shumë e sigurtë që së pari Putini u mundua ta ndezte konfliktin Kosovë - Serbi, po pasi nuk i dhezi, ky u orientua në variantin tjetrin, në Lindjen e Afërt.

Është shumë e qartë që prapa këtij konflikti nuk qëndron vetëm Putini, po edhe Irani, shtete të tjera arabe me ideologji islamike, po nuk përjashtohet mundësia që edhe Serbia dhe Vuçiqi t´i kenë gisht këtu.

Sa i përgjigjet një konflikt i tillë Putinit, po aq i përgjigjet edhe Serbisë, por dhe disa shteteve arabe të cilat do të dëshironin në zhdukjen e Izraelit.

Konflikti Izraelito - arab shumë shpejt mund të dal jashtë kontrollit dhe të merr përmasa të mëdha, sa që Ukraina dhe Ballkani Perëndimor do të binin nën hijen e tij. Kjo edhe do t´i përgjigjej Rusisë, po ashtu edhe Serbisë.

Izraeli e din fort mirë që prapa Hamasit dhe Hezbollahut qëndron së pari Irani, kurse pas Iranit qëndrojnë Rusia, shtete arabe, Serbia dhe ndoshta edhe Kina.

Dihet që Irani e furnizon Hamasin dhe Hezbollah - un me armatime dhe logjistikë, prandaj sapo ta marr veten Izraeli, shumë lehtë mund që të vendos  edhe në ndëshkimin e Iranit.

Një sulm ndaj Iranit do ta ndizte pothuaj të tërë rajonin, njësoj sikurse në konfliktin e vitit 1967, që na kujton luftën Izraelito - Arabe.

Me përhapjen e këtij konflikti, Putini shpreson që ta intensifikoi luftën në gjunjëzimin e Ukrainës, kurse po ashtu edhe Serbia mund të hidhet në aventurën e radhës, në pushtimin e Kosovës.

Pra, Kosova duhet me shpejtësi t´i shtoi kapacitetet e mbrojtjes si me armatime po ashtu edhe me njerëz. Me zgjerimin e konfliktit shumë lehtë në luftë mund të përfshihet edhe Evropa si aleate e Izraelit. Evropa drejtpërdrejtë do të rrezikohej nga sulmet terroriste dhe Rusia, e cila me çmenduri po lufton që t´i arrij synimet e saja, pushtimin e fqinjëve për projektin e saj, botën ruse.

Të njëjtën taktikë ndaj Ballkanit do ta ndjek edhe Serbia duke i rrezikuar së pari shqiptarët, po edhe të gjithë fqinjët e saj.

Në rast të një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, shtetet Evropiane së pari do të mendonin në sigurinë e tyre, pra ekziston frika se do ti i tërhiqnin trupat e veta nga Kosova, që Serbia do t´i kishte duart e lira.

Që të pengohen planet e Serbisë, shqiptarët së pari duhet të jenë të gatshëm që t´i kundërvihen asaj me luftë të përgjithshme, por dhe të punojnë për një koalicion të përbashkët, sidomos me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe të gjithë të rrezikuarit e tjerë.

Po të arrihej që të zmbrapsej Serbia, më pas duhet menduar që asaj t´i ndahej një leksion i përgjithshëm, që kurrë të mos jetë në gjendje t´i rrezikoi fqinjët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat