Ukshin Hoti-"Filozofia politike e çështjes shqiptare"

Opinione

Ukshin Hoti-"Filozofia politike e çështjes shqiptare"

Nga: Nijazi Halili  Më: 9 tetor 2023 Në ora: 17:15

Ukshin Hoti, intelektual dhe politolog i klasit të parë, njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një trim i pafrikshëm, në librin e tij, "Filozofia politike e çështjes shqiptare" ka shpalosur në këtë libër kryetemën vigane të çështjes shqiptare. Hoti nuk qëndis ornamente fjalësh. Nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme. Ukshin Hoti, Politika shqiptare e një rezistence pasive është një degradim dhe falsifikim i vetë gandizmit, i cili çoi në pavarësinë e Indisë.

Duke marrë parasysh shkallën e arritur të varësisë reciproke të shteteve dhe të popujve në Evropë dhe më gjerë, në botë, pastaj faktin se historia e kombeve zhvillohet në ndërlidhje reciproke dhe se nuk është i mundur zhvillimi i izoluar i asnjë populli, Partia e Unitetit Kombëtar vlerëson se zhvillimi i proceseve integruese dhe Bashkimi i Evropës, si dhe krijimi i Rendit të Ri Botëror, e ndihmon angazhimin dhe luftën e hapur legale për bashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet të vetëm. Tendenca themelore që lidhet me proceset e tranzicionit demokratik në shtetet e Evropës Lindore dhe të ish-Jugosllavisë është pikërisht përfundimi i procesit të krijimit të shteteve nacionale dhe i pavarësimit të tyre.

Bashkimi i Evropës përmes realizimit të parimit komb/shtet, ose një komb-një shtet, ose bashkimi i Evropës përmes zbatimit të parimit të vetëvendosjes së popujve, paraqitet si formulë e vetme e përshtatshme për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Evropës së Bashkuar dhe për prosperitetin e popujve të saj. UNIKOMBI, duke u angazhuar për zbatimin e këtyre parimeve (të vetëvendosjes dhe të kombit/shtet) në rastin e shqiptarëve, i ndihmon njëkohësisht avansimit të proceseve në fjalë të lidhura me bashkimin e Evropës dhe me ndërtimin e rendit të ri ndërkombëtar politik.

Duke u nisur nga këto parime, UNIKOMBI i mbështet të gjitha aktet që kanë të bëjnë me krijimin dhe institucionalizmin e Republikës së Kosovës. Jetësimin e plotë të saj e sheh në funksion të bashkimit të kombit dhe të proceseve integrative në Evropë. Kosova Republikë e pavarur është një hallkë me rëndësi tranzitore drejt bashkimit përfundimtar të kombit, por jo edhe përfundim i këtij procesi.

Për këtë shkak, ajo angazhohet njëkohësisht për inicimin, zhvillimin dhe forcimin e atyre proceseve që çojnë drejt realizimit të këtij qëllimi; si parti, ajo do të investojë përpjekje dhe mund të duhur për përsosjen e vazhdueshme të organizimit të vet në funksion të këtij qëllimi; për zhvillimin e atyre formave të demokracisë dhe të atyre raporteve me forcat tjera politike brenda dhe jashtë vendit që do t'i ndihmonin funksionalizimit të këtij qëllimi.

Parulla "një komb-një shtet" mbetet devizë kryesore e punës dhe e angazhimit të UNIKOMBIT gjer në realizimin e saj të plotë në kushtet dhe në rrethanat që do ta mundësojnë këtë. Ukshin Hoti-"Filozofia politike e çështjes shqiptare"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat