Kjo ndodhë në “Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare” (QKMF) në Ferizaj!

Opinione

Kjo ndodhë në “Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare” (QKMF) në Ferizaj!

Nga: Sami Arifi Më: 11 tetor 2023 Në ora: 07:13
Sami Arifi

Pothuajse të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Ferizaj (QMF) nuk bëjnë analizat e plota të gjakut, por atyre (pacientëve) ju jepet udhëzimi për Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Ferizaj (QKMF).

Qudi as Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Ferizaj (QKMF) nuk e bën analizën e gjakut për infektim (CRP), prandaj pacientit në mungesë të parave për pagesë në ambulancën private ju duhet për një analizë të gjakut t'i bëj tri therje, dy në ambulancat shoqërore (të shtetit), një në ambulancën private, apo të jetojë deri në vdekje pa bërë fare analizat e gjakut, nëse ka të holla pacienti për pagesë bën një therje dhe i bën të gjitha analizat në ambulancën private.

Si është e mundur në Shtëpinë e Shëndetit në Viti të bëhën të gjitha analizat e cekura më par, madje edhe në ambulancën e fshatit në Pozheran pacienti mund t'i bëj analizat e cekura, ndërsa në Ferijaj, kur dihet madhështia e këtij qyteti me kontribute të dhënuna ndaj shtetit tonë zenë vendin e dytë, menjëher pas Prishtinës, dhe madhështia e QKMF të Ferizajt, pacentët mos të munden me i bërë të plota analizat e cekura më parë, sigurisht është një lidhje jo e dëshiruar në mes atyre që punojnë në QKMF në Ferizaj në një anë dhe në anën tjetër e ambulancave private, të shumtën e rasteve kjo lidhje bëhet nga i njejti mjek, sepse ca prej tyre punojnë edhe në ambulancën e shtetit "QKMF" edhe në ordinancën e vet private, lidhje kjo, që çonë edhe më në mjerimin e skajshëm të pacientëve.

Uroj që kjo lidhje të bëhej zgjidhje nëpërmjet hetuesëve profesional, prokurorëve dhe inspektorëve profesional të shtetit të RK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat