Politika në Shqipëri punon për korrupsion dhe per interesa personale dhe shumë pak për interesin publik

Opinione

Politika në Shqipëri punon për korrupsion dhe per interesa personale dhe shumë pak për interesin publik

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:08
Skënder Kapiti

Flitet politikisht e mediatikisht në Shqipëri për demokraci, ligj, moral, ndershmëri dhe ndonjëherë edhe për patriotizëm por veprohet shumë pak për to.

Po kështu ka shumë e shumë parti politike në Shqipëri që për nga numri i tyre Shqipëria është kampion bote.

Po kështu  Shqipëria është kampion bote edhe për “cilësinë”, frymën, promovimin  dhe vizionin që kanë politika e partitë politike në Shqipëri , e që janë autokracia,servilizmi, ,abuzivizmi, parazitimi, maskarallëku, paturpësia, amoraliteti e imoraliteti, mashtrimi dhe sidomos, sidomos kurrupsioni e tradhtia.

Shikoni se si funksionojnë partitë politike shqiptare, ku karrierën e partinë e kanë pronë kryetarët e tyre dhe rrethi  vicioz i korrupsionit rreth tij , jo vetëm ata të partive të mëdha, por shikoni se si sorollaten e zhgarraviten në politikë kryetarët e partive politike fantazma si Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu dhe gjithë të tjerët jargavanë, zgërlaqë e servilë politik që vetëm interesi i tyre personal ka rëndësi dhe vetëm për të punojnë.

Dhe a mundet ndokush , apo a mund të thuhet se kjo nuk është e vërtetë,kur them se politika shqiptare   e këtij tranzicioni  në Shqipëri ka  dështuar krejtësisht, sepse pothuajse e gjithë ajo është e korruptuar.

Këtu mund t’i përjashtojmë nga korrupsioni vetëm ata politikanë të cilëve  nuk iu është dhënë akoma as rasti e as mundesia  për korrupsion sepse këta si dhe ata të rinjtë që mund të vijnë, nuk vijnë për mirë por duke parë se cfarë mundëson politika shqiptare atë të bërjes  milioner për pak kohë, edhe këta këtë gjë synojnë, sepse korrupsioni politik dhe korrupsioni i politikanëve shqiptarë është bërë biznes por edhe eshte bere edhe si traditë e trashëgimi.

Shoqëria shqiptare përballë këtij realiteti politik ajo nuk i beson me asnjë politike të re  dhe pothuajse asnjë politikani, sepse politika korrupsionin ,papëgjegjshmërinë , hajdutërinë dhe krimin e korrupsionit ajo i ka bërë realitet e normalitet.

 

Është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur që politika shqiptare që të rinovohet apo që të shkëputet nga trashëgimia, korrupsioni, egoizmi   dhe e vjetra.

Shikoni parlamentin shqiptar, qe eshte shembelltyra dhe modeli me i keq i politikes,ku te gjithe deputetet pothuajse punojne vetem per interesin personal, shikoni qeverine e rilindjes socialiste te tenderomanise e te grabitjes se parase publike, shikoni administraten shteterore  punonjesit e se ciles  nisen ne pune vetem me qellimin se cfare mund te spekulojne me ligjin e postin qe te pervetsojne e te korruptojne, vetem per te marre ryshfet e para per sherbimin qe u  duhet bere qytetareve.

Shikoni se ne cfare derexheje ekspozohen edhe shumica e deputeteve te Partise Demokratike, shumices se te cilve u interson vetem mandati i deputetit , u interesojnë vetem akrobacite e matrapazlleqet e nendheshme por edhe te dukshme korruptive te tyre me qeverine, dhe as qe u bie ndermend per PD-ne , per shoqerine e per luften kunder korrupsionit. Shumica e tyre enderrojne mandatin e perjetshem te deputetit dhe prandaj edhe korrupsioni qeveritar i pashqetesuar vazhdon e keqqeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat