BE nuk e sanksionon Serbinë, pritet të ketë disa masa qesharake

Opinione

BE nuk e sanksionon Serbinë, pritet të ketë disa masa qesharake

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 tetor 2023 Në ora: 08:24
Autori Faton Mehmeti

Deri tani përgjigjja e vetme nga Bashkimi Evropian, për rastin e 24 shtatorit në Banjskë, ishte se shtetet anëtare janë në pritje të një hetimi të plotë e përfundimtar për të marrë më pas një vendim. Një përgjigje e ngjashme erdhi edhe nga SHBA .Duket se BE është afër hartimit të masave ndaj Serbisë, siç bëri të ditur edhe euro deputetja gjermane, Viola von Cramon. Se BE është e njëanshme tregon edhe deklarata e zonjës në fjalë me togfjalëshin "nëse ato( masat) hyjnë në fuqi ose jo është në dorën e Serbisë" .Që i bie se Serbia duhet pyetur a duhet sanksionohet apo jo, e natyrisht se thotë jo.

Dëmi është bërë, të gjitha të dhënat tregojnë se Serbia ishte projektuese e sulmit, çfarë duhet të ndodh më shumë që BE të tregohet e drejtë e jo e anshme ndaj Serbisë. Pavarësisht se BE kishte paralajmëruar se do të ketë sanksione ndaj Serbisë, tani Von Cramon tha se BE mund të ndërmarrë masa jo sanksione meqë Këshilli duhet t’i miratojë ato. Siç po shihet, masat ndaj Serbisë do të jenë qesharake e si të tilla aq që e shqetësojnë Serbinë e cila me një raport formal për ngjarjen në Banjskë mund të ia hedh BE-së.

Vet zonja Cemon ka theksuar që Serbia të shpëtojë nga ndëshkimi i Unionit ku zyrtarisht pretendon të integrohet duhet të bashkëpunojë për të zbardhur atë që ndodhi në Banjskë. E tmerrshme kjo që po ndodh, imagjino sikur Kosova të ishte në vend të Serbisë dhe anasjelltas se si do masakrohej Kosova për një gjë të tillë. Kosova është e sanksionuar nga BE vetëm pse ushtroi sovranitetin në veri nën arsyetimin se " provokoi situatën dhe nuk u koordinua me aleatët".

Pikërisht se BE ka qenë në favor të Serbisë as pas dymbëdhjetë vite biseidme nuk ka marrëveshje finale mes. Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, BE ka ndikuar që figura e Vuçiqit të rehabilitohet e Serbia të shfaqet viktimë. E tmerrshme, definitivisht Kosova duhet braktis bisedimet nën ndërmjetësim të BE, vetëm SHBA është garantues i sigurt për çdo marrëveshje dhe në rrugëtimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat