Lufta në Izrael dhe Palestinë, lufta në Ukrainë, kriza në Kosovë dhe “teoritë elitare”

Opinione

Lufta në Izrael dhe Palestinë, lufta në Ukrainë, kriza në Kosovë dhe “teoritë elitare”

Nga: Agron Shabani Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:10
Agron Shabani

Lufta e përgjakshme dhe dramatike e Izraelit dhe Hamasit në Gaza (Palestinë) dhe Izrael, së bashku me luftën imperiale dhe apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës, krizën kronike, akute ose permanente në Kosovë dhe kështu me radhë: Pos tjerash sikur i shpalosin dhe deshifrojnë idetë dhe teoritë e ndryshme borxheze, skllavopronare, fedudaliste, dominante, ekskluziviste, koloniale, imperialiste ose absolutiste të Mazinit, Harderit, Schwarzenbergut, Bachut, Meternichut, Pjetrit tè Madh, Aleksandrit dhe carëve të tjerë rus mbi "lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e popujve dhe shtetëve të vogla, i cili duhet të kaloi ose garantohët përmes kontrollit dhe menaxhimit të popujve dhe shtetève (fuqive) të mëdha ushtarake, ekonomike, industriale, teknologjike, imperiale ose kolonialiste"?! 

Ndonëse, lufta e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës, së bashku me krizën ose recesionin e madh botërorë të shkaktuar nga lufta e Ukrainës, pandemia globale e corona virusit (covid 19) dhe kështu me radhë: Njëherë e përgjithëmonë e kanë ndryshuar botën. 

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, botën ose civilizimin tonë i ka sjellur si të thuash-para një të të fikëti ose infrakti të përgjithshëm. 

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", sikur është bërë pashmangshëm një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për pushtim, sundim dhe dominim ushtarak (luftarak), politik, teritorial ose gjeografik të atyre që janë me të fortë ose me të fuqishëm-ndaj atyre që janë me të vegjël dhe me të dobët. 

Ndaj, nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve: Kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë, Kinës dhe Iranit-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Duke menduar ose reflektuar në luftërat e vazhdueshme ose sistematike për kontrollin dhe menaxhimin e vlerave, resursëve, thesarit, tregut, kapitalit dhe shoqërisë globale ose universale. 

Se këndejmi, sipas disa konceptëve dhe përceptimëve të Hamasit, si dhe të vet Presidentit Abass dhe lidershipit të Autoritetit Palestinez në Rrahallah dhe kështu me radhë: "Çifutët ose jahuditë (izraelitët) përveç tjerash janë fajtorë kryesorë për luftën e parë dhe të dytë botërore, arkitekt, menaxherë dhe sponsorë kryesorë të shtetit të thellë ose dubioz, të cilët me anë të kontrollit dhe menaxhimit të finansave dhe kapitalit kryesorë në shtetët ose fuqitë e ndryshme imperiale, kolonialiste, militariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste, i nxisin dhe shkaktojnë luftërat e ndryshme okupuese ose pushtuese ndaj popujve dhe shtetëve të tjera, dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, gjithënjë sipas Hamasit dhe Hezbollahut: Yahuditë, respektivisht ebrenjtë ose izraelitët, me anë të komplotit, shantazhit dhe korrupsionit të vazhdueshëm ose sistematik, i kanë korruptuar, i menaxhojnë dhe kontrollojnë edhe OKB-së, si dhe të gjitha institucionet ose mekanizmat tjera botërore ose ndërkombtare.

Ndërkohë që gjithënjë sipas Hamasit dhe Hezbollahut: Izraelin e kanë formuar dhe bërë shtet fuqitë e ndryshme imperiale dhe kolonialiste të "Antantës së Madhe" etj. për të kontrolluar rajonin e pasur të Lindjes së Mesme, Mesdheun ose Mediteranin etj.

Ç' është e vërteta, sipas Presidentit të Rusisë, z. Putin: Shpërbërja ose dislokacioni (dekompozicioni) i ish BRSS-së, ishte njëra prej padrejtësive dhe fatkeqësive me të mëdha në historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare që duhet kompenzuar, riparuar ose rikoperuar patjetër. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, komplotëve dhe shantazhëve të ndryshme si lufta në Ukrainë, lufta në Izrael dhe Palestinë etj.

Kemi të bëjmë pra me boshte, blloqe (kampe), trenome ose "trianone" të ndryshme në

Mes Rusisë, Kinës, Iranit, Serbisë etj..si "pandan" ose "arrë të fortë" kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Lindjen e Mesme, Ballkan, Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Pacifikun Jugor (Amerikën Latine) dhe gjithandej. 

Ndryshe nga kjo, ata që e njohin dhe kuptojnë sadopak "ligjin e akumulimit dhe ndarjen e vlerave, resursëve dhe kapitalit botëror së bashku me format ose metodat e njohura mbi rënien, përmbysjen ose dobësimin e rendit ose sistemit kapitalist": E kanë me të qartë ose me të lehtë për t'i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, e cila në esencën ose substancën e saj, është "luftë e pashpallur" e Rusisë -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Përse (pse) kjo? 

Sepse, Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin së bashku me aparatin e tij politik dhe ushtarak në Kremlin (Moskë)-janë të bindur me faktin si thonë ose mendojnë ata: "ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë ose të pabarabartë të vlerave, resursëve, mallërave, mjetëve ose kapitalit botërorë. E sidomos mbi ndarjen ose pjesëtimin e padrejtë dhe të pabarabartë të vlerave dhe tepricës së punës, pasurive, rezervave ose resursëve me të mëdha dhe kryesore të industrisë dhe teknologjisë agrare ose ushqimore, ato të gasit natyror, të rezervave ose derivatëve të njohura të naftës dhe benzinës, arit, argjentit, xhevahirëve, rubinëve, safirëve të ndryshme ose diamantëve, ato të hekurit, plumbit, bakrit, aluminit, palladiumit, zinkut, nikëlit, plumbit, çelikut dhe kështu me radhë, të cilat gjithënjë sipas tyre ndodhën në Rusi, Ukrainë, si dhe në shtetët ose ish republikat tjera ruso-sovjetike, madje në vendët e ndryshme të Lindjes së Mesme, Ballkanit, Paqësorit, Indokinës, Indopacifikut, Amerikës Latine, Iranit etj.

Kështu që duke përfituar nga lënda e parë, çmimët e ulëta në treg, si dhe nga fuqia e lirë punëtore në Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Ukrainë, apo në shtetët ose ish republikat e dikurshme ruso-sovjetike, në Europën Lindore, Ballkan,Turqi, Amerikën Latine, në Afrikë dhe gjithandej: Gjithënjë sipas rusëve, kinezëve, etj..: Në SHBA-së dhe disa shtete tjera europërendimore, në menyrë të padrejtë ndodhën të bartura dhe koncentruara monetokracia së bashku me resursët kryesore dhe kapitali botëror.

Ndryshe nga kjo, ata që i njohin dhe kuptojnë sadopak politikën dhe diplomacinë diskrete ose konfidenciale së bashku me shkencat ose disciplinat e njohura ushtarake ose luftarake: E kanë me të lehtë për t'i njohur dhe kuptuar me mirë formulat, doktrinat, konceptët ose ekuacionet e komplikuara të luftës së përgjakshme dhe apokaliptike të Rusisë-kundër Ukrainës, luftë aktuale në Izrael dhe Gaza të Palestinës, dhe të ngjajshme, të cilat në esencën ose substancën e tyre janë "luftëra të pashpallura" të

Rusisë dhe aleatëve të saj-kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Lindjen e Mesme ose Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në anën tjetër ndërkaq, rajoni i njohur i Nagorni Karabahut, thuhet se është njëri prej rajonëve më të pasura dhe me të rëndësishme në domenin (kontekstin) e njohur strategjik dhe gjeopolitik në të gjithë globin. Për Nagorni Karabahun, në të kaluarën dhe deri me sot, janë zhvilluar luftëra ose konflikte të shumëta në mes Rusisë dhe Turqisë, Azerbejxhanit dhe Armenisë dhe kështu me radhë. 

Ndaj, ajo që të bie në sy në luftën ose konfliktin e njohur në mes Azerbejxhanit dhe Armenisë për Nagorni Karabahun, pos tjerash, është fakti i njohur se Azerbejxhanin vazhdimisht e kanë ndihmuar ose mbështetur ushtarakisht Turqia dhe Izraeli, ndërsa Armeninë- Rusia dhe Irani. Pse (përse) kjo? 

Edhe pse shumica e popullsisë së Iranit dhe Azerbejxhanit, janë musliman të sekteti ose tarikut shiitë (shiia): Irani dhe Azerbejxhani kanë probleme ose mospajtime të shumëta për rreth zonës kufitare, ku Azerbejxhani presupozon ose pretendon se pjesa kryesore e teritorit të sotëm (aktual) të Iranit, historikisht, gjeografikisht dhe etnikisht i takon Azerbejxhanit, për faktin se ai teritor ose ajo hapësirë e Iranit të sotëm, me resurse dhe pasuri të shumëta natyrore dhe nëntokësore, mbi 99% është e përberë nga azerët autokton dhe etnik. 

Ndërkaq, Irani pretendon se pjesa me e madhe ose kryesore e Azerbejxhanit të sotëm i takon Iranit, gjegjësisht isht perandorisë së Persisë ose Medisë në Antikë.

Shih për këtë, e ashtuquajtura Republika Islamike e Iranit e ndihmon dhe e ka ndihmuar vazhdimisht me mjete ushtarake, finansiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera Armeninë kristiane ose katolike në luftë kundër Azerbejxhanit musliman. 

Gjithashtu edhe Rusia për shkaqe tashme të njohura politike, diplomatike, taktike, srtategjike, gjeopolitike dhe të tjera kundër Turqisë dhe Perëndimit në Siri, Irak, Ukrainë dhe gjithandej. 

Gjithashtu thuhet se në rajonin e Nagorni Karabahut (pjesën e kontrolluar nga Armenia)-deri vonë ishin të dislokuara ose stacionuara trupa të shumëta ushtarake (vullnetarë ushtarak ose luftarak) nga Irani dhe Rusia, si dhe mjete ose baza të ndryshme ushtarake, teknike, logjistike, finansiare ose ekonomike. Plus filalat e bankave iraniane, ruse etj. 

Ndërkohë që Azerbejxhani është eksportuesi (liferuesi) ose furnizuesi me i rëndësishëm ose kryesor i Izraelit me naftë, benzinë dhe gas natyror, respektivisht blerësi ose importuesi kryesor i aeroplanëve bombardues, si dhe i mjetëve të tjera ushtarake ose luftarake nga Izraeli që kapin shifrën e qindra ose miliarda eurove ose dollarëve amerikan. 

Ndryshe nga kjo, për Izraelin: Azerbejxhani  (plusTurqia kinse si alete tradicionale ose historike e Azerbejxhanit dhe Palestinës)-janë shumë me të rëndesishëm, se sa Franca dhe Greqia si për shëmbull. Kjo edhe përkundër retorikave ose oratorive të zjarrta në mes Turqisë dhe Izraelit për Palestinën etj.

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se rusët ose ruso-sovjetikët, gjithëmonë kanë mbajtur ose zhvilluar marëdhënie dhe raporte miqësore me shumicën e shtetëve ose regjimëve autoritare dhe despotike të shtetëve arabe ose muslimane. E sidomos me regjimët e Asssadit (Siri), Sadam Husseinit (Irak), Muhamer el Gadafit (Libi), El Sadatit (Egjiipt), el Nimerit (Tunizi), Bumedienit, Buteflikës etj. (Algjeri), OÇP të Arafatit dhe Abassit (Palestinë) dhe kështu me radhë. 

Sidoqoftë, lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin ose konstelacionin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë. 

Aty është edhe Albioni Krenar ose Britania e Madhe së bashku me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e njohura globale ose universale. 

Ndryshe nga kjo, francezët duke e parë ose hetuar se nuk mund të "kruanin" ose fërkonin deri në fund shpindën me gjermanët dhe anglo-amerikanët: Nga pozita ose statusi i dikurshëm "neutral" ose "indiferent" ndaj Natos, i njohur si "forcè de frappè nuklerare ose atomike" e Francës gjatë luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të atehërshme  bipolare ose bllokiste: Iu bashkuan Natos dhe mekanizmave të saj.

Ndonëse, gjithëmonë do ketë zëra të ndryshëm që thonë se nga frika e ngritjes së ndonjë "aleance sekrete ose separate", respektivisht të ndonjë "pakti anglo-amerikano-gjerman" në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Francës, Rusisë, Kinës etj.) mund të çeli ose hapi "kutinë e pandorës"-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë "faqebardhë" nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë. 

Shtoja këtu edhe sulmet kriminale, gjakatare dhe xhihadiste të Hamasit në Izrael dhe luftimët e atjeshme shkatërrimtare!

Me fjalë të tjera, kjo do thotë se bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimo,  i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. 

Kjo edhe përkunder faktit se, bashkpunimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyes ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore, qytetare ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve. 

U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike dhe diplomatike: Në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. 

 

Uashingtoni dhe Brukseli, si duket në mungesë të një politike dhe diplomacie të kualifikuar, unike, konvencionale, robuste, korpulente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, profesionale, intelegjente, interpolare, ose interaktive ndaj luftës në Ukrainë, si dhe ndaj shumë çështjeve ose problemëve të tjera globale ose universale gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Sikur i janë kthyer vetvetës ose interesave të veta....Sëcili prej tyre në drejtime, pozicione, trashe, rrogoze, istikame ose itinerare të ndryshme...

Dhe, ky është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare në përgjithësi, si dhe për paqën, stabilitetin dhe sigurinë globale (kontinentale dhe interkontinentale) në veçanti.

Duke i qëndruar gjithënjë besnik tematikës amerikane në fjalë:

Për me tepër ndërkaq, shihet qartë se diçka ose shumëçka në politikën dhe diplomacinë e Perëndimit, si duket nuk shkon siç duhet, apo si duhet. E sidomos në raport me Rusinë dhe luftën e saj imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike kundër Ukrainës. 

Sikur janë sosur (harxhuar) ose shpënzuar edhe fjalët së bashku me agjendat, formulat, opsionet ose narrativat e njohura të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale, intelektuale, intelegjente, komplementare ose suplementare. Dhe, kjo është një lajm i keq për marëdhëniet ndërkombtare. E sidomos për paqën dhe sigurinë globale ose botërore.

Sipas Oliver Cromwelit: Kur burrave të shtetit, iu sosën ose mungojnë fjalët, atëherë i rrokin armët. Fillon lufta. 

Situata është shumë serioze, konfuze dhe kaotike. 

Historia është një mësuese dhe ndëshkuese e pamëshirshme në kuptimin e asaj se ata të cilët nuk e kanë të njohur dhe të sigurtë të sotmën dhe të kaluarën, e humbasin të nesërmen ose të ardhmën (ardhmerinë) e tyre.

U mor vesh se gjithëmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.

Akoma ka zëra brenda BE-së që janë kundë bojkotit ose embargos totale ndaj Rusisë.

Gjithashtu thuhet se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës, ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë. 

Në fakt, politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta. 

Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. 

Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. 

Zatën të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror, por.....???!!!

Ç'është e vërteta, politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera në kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime të larta shkencore ose humaniste)  antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike dhe të tjera. 

Termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur). Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Ndonëse, mekalimin e kohës, termi ose nocioni 'politik' ose 'politika' në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin "polity" ose "policy" nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. 

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i 'anës politike' nga 'sfera' e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik etj.

Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në "polisin" e Athinës në Greqinë Antike, si dhe në Romën Antike etj. 

Ndaj, sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj. 

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj.

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari) , "civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). 

Ndryshe nga kjo, e gjithë filozofia gazetareske, analitike, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. Në Kosovë dhe Shqipëri-sidomos.

Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! " 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë.

Se këndejmi, si vlerë madhore ose ambivalente e filozofisë moderne ose bashkkohore, pos tjerash është qartësimi, identifikimi, artikulimi, shquarja, artikulimi, procesimi dhe postulimi i ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme individuale dhe kolektive në domenin ose kontekstin e njohur komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, integral, konvencional, komplementar ose superlativ, mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë. 

Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.

Ndonëse, edhe termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin dhe narrativin e njohur kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar ose epistemologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon pra lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike. 

U mor vesh se sipas Xhuzepe Mazinit (Guiseppe Mazzini) etj.., deri me "Paqën e Vestfalisë (1648) si dhe me arritjet dhe zhvillimët e mevonshme shkencore, industriale, teknologjike, ushtarake (luftarake) etj.,:" identiteti, individualiteti, eksksluziviteti, autenticiteti, integriteti dhe sovraniteti i njohur shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik i popujve (kombëve) dhe shtetëve të vogla, janë ruajtur ose siguruar kryesisht nga ana e shtetëve dhe kombëve të mëdha si Gjermania, Anglia, Austrohungaria, Franca etj. 

Mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja "volere" që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual, profesional ose intelegjent, për t'i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera: Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, afazia, skribomania, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.  

Në instancë të fundit, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?  Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive. 

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat