Një pyetje Edi Ramës, a je shqiptar?

Opinione

Një pyetje Edi Ramës, a je shqiptar?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 tetor 2023 Në ora: 15:11
Edi Rama

Pas debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës, është miratuar me 101 vota rezoluta që dënon sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator. Rezoluta nuk u votua nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë. Ky i fundit në fjalimin e tij në kuvend më gjatë të gjithë kohës foli për veriun, Kurtin dhe nuk merret me Vuçiqin.

Më tepër ishte i etur për të bërë kritika ndaj Albin Kurtit se për të fajësuar Vuçiqin për agresion terrorist ndaj Kosovës. Por, Rama nuk e kishte fokusin e kritikave tek miku i tij Aleksandër, i bënte thirrje Kosovës të mos e humbasë “shansin historik” për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman, si dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij, është kthyer në "litar që po ia shtrëngon këmbët Kosovës.

"Imagjino, kërkon pikërisht atë çfarë kërkon edhe Vuçiqi, Asociacionin dhe që KFOR, duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – duke theksuar se "është prezent rreziku i përshkallëzimit me armë të konfliktit në veri, edhe përmes ndikimit rus".

E tmerrshme të jetë kaq në vijë të njëjtë kryeministri shqiptar me presidentin serb, derisa me kryeministrin e Kosovës të ketë antagonizma të thellë. Edi Rama duhet të mendojë dhe veprojë si shqiptar, ndryshe s’mundet asnjëherë të jetë në krah të Kosovës e rrjedhimisht as t'i shërbejë.

Aq e pabesueshme është vetëm të mendohet si kryeministri i Shqipërisë ja raporte më të mulira në presidentin serb se kryeministrin e Kosovës, e vetvetiu lind pyetje-a është Edi Rama shqiptar, a ndjehet si i tillë. E vështirë të besohet se dikush që ndjehet shqiptar të jetë pro Serbisë e kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat