Vuçiq, do zgjedhje të reja në veri të Mitrovicës!?

Opinione

Vuçiq, do zgjedhje të reja në veri të Mitrovicës!?

Nga: Milazim Maraj Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:56
Milazim Maraj

Kërkesa e kriminelit president Vuçiq dhe kryetarit të LS Rakiq për zgjedhje në veri të Kosovës, në fshatrat që ne vitin 2000 i përzunë 13.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në prezencën e KFOR-it francez është trik i fizkulturës politike të Serbisë.

Të njëjtit ishin këta që i lëshuan vendet e rezervuara që parlamenti i Kosovës ua liroj pa kurrfarë të drejte dhe as merite. Ikën nga institucionet e Kosovës ku merrnin paga kot, madje duke sabotuar shtetin e Kosovës. I lëshuan vendet e punës nga policia e Kosovës edhe pse këta policë duhej të ishin prapa grilave për krimet e luftës në Kosovë, ndërsa Kosova kishte bërë një amnisti të heshtur dhe shumë të pa drejt ndaj këtyre kriminelëve.

Kërcënuan ata që nuk i lëshuan vendet e punës, ata që donin qetësi dhe ishin ngopë me dhunë ndaj fqinjëve të vet shqiptarë. U dogjën rreth 15 vetura që kishin targa të Kosovës sipas marrëveshjes së nënshkruar nga pala serbe. U dogjën edhe shtëpia dhe objekte tjera prona të serbeve që i quanin luajal ndaj shtetit të Kosovës. U kërcënuan policët e ri që kishin kryer shkollën e policisë dhe ishin punësuar policë në veri të Kosovës, ata u detyruan të i lëshojnë vendet e punës. Sulmuan fizikisht i plaguan dhe i gjymtuan pjesëtaret e KFOR-it, EULEX-it dhe policisë së Kosovës, rrahën, ua thyen kamerat dhe i përzunë gazetaret, rrahën shqiptarë kalimtarë të rastit e terë kjo ndodhi para syve të botës.

Ndërsa z. Borrell dhe Lajçak e lavdëruan Vuçiqin konstruktiv në dialog ndërsa Kosovës i vuan masa ndëshkuese. Reagimet tona dhe të botës demokratike së BE me këta misionar po investon në luftë  dhe jo në paqe nuk u dëgjuan fare dhe e sollën Kosovën në prag të luftës. 

Krimineli president i shtetit kriminel Aleksander Vuçiq tani kërkon nga serbet në veri të dalin në zgjedhje. Ndërsa krimineli tjetër falangë e këtij të parit Rakiq kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë të i bëjnë zgjedhjet. Tani nuk përmendin kushtin paraprak që kishin vendos me herët “Asociacionin” e komunave mes shumicë serbe.                                                                                                                                                 

Pse ndodhë kjo?                                                                                                                                                                      

Serbia gjendët para hetimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për agresion e organizuar në Kosovë me 24.9.2023.                                                                                                                                                                

Hetohet përfshirja e Kishave serbe në aktivitetet e agresionit.                                                                             

Veriu i Mitrovicës po bastisët nga Policia e Kosovës në çdo bastisje po gjendën armë dhe mjete të dedikuara për luftë kundër shtetit të Kosovës.                                                                                                                                      

Paramilitaret e stërvitur në ushtrinë serbe që numri prej 200 ushtarëve që pësuan disfatë në aktivitetin e tyre për agresion, i tërhoqi dhe i mbanë të strehuar në Serbi.                                                                                                                                

Krimineli Radojçiq pranoj krimin  dhe u lirua nga paraburgimi;  siç pritej të ndodhte.                                   

Për të i fshehur gjurmët e krimit Serbia dhe Manastiri serb që u përdor për agresion shprehen “keqardhje” për rreshterin e policisë së Kosovës, të vrarë shqiptarë por mbajtën një tre ditë heshtje për kriminelet e vrarë nga policia e Kosovës. Kjo tregonte falsitetin e këtij shteti dhe kishës  fantazmë; burim të agresioneve dhe luftërave të ndezura në këtë gadishull dhe në botë. Qëllimi i përdorimit të thirrjes për zgjedhjeve të ftuara në veri të Kosovës ka së paku këto qëllime:                                                                                                                                                                                  

1. Që duke u përzier në punët e brendshme të Kosovës të tregoj ndikimin që e ka të LS dhe fuqinë politike që e ka kjo listë të serbet, në raport me partitë tjera serbe në Kosovë.                                                

2. Të tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtare për zgjedhje, nga kjo që ka ndodhë me agresionin e dështuar dhe armatimi ushtarak  që po gjendet në Kosovë gjatë bastisjeve.                                                             

3. Të fitojë edhe një herë vlerësime simpatike nga Borrel dhe Laçak për kinse qëndrimin për zgjedhje në veri që më par kërkonte kushte për te.                                                                                                    

4. Të shpëtoj sa më lehtë nga masat që do të i merr BE dhe SHBA ndaj Serbisë.                                                             

5. Të fsheh projektin ruso-serb të planifikuar për hapjen e një vatre lufte në Gadishullin Ilirik për të lehtësuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.                                                                                                                             

6. Për të fsheh përfshirjen e Rusisë dhe Serbisë në luftën që shpërtheu në Gaza të Izraelit.         

7. Vulin një javë me herët ishte në Izrael, kjo ishte e ngjashme si takimi i Komandantit të KFOR-it në Beograd  komandantin e FA të Serbisë, një javë para agresionit të dështuar në Kosovë.                                                                         

8. Të ngutet para përfundimit të hetimeve kur LS do të shpallet organizatë kriminale në Kosovë dhe të i ndalohet me ligj aktiviteti i saj. Zgjedhjet në Kosovë i shpallë  Kosova. Kohën kur do të ndodhin këto zgjedhje e caktojnë institucionet e Kosovës. Mbikëqyrjen e tyre zgjedhjeve e bënë Kosova dhe OSB dhe jo Serbia. Kriminelet duhet të dënohen, nuk ka zgjedhje në vendin e krimit pa u pastruar ky vend tërësisht nga krimi. Komunat kanë kryetaret e zgjedhur me ligj. Për ndërrimin e tyre vendosin institucionet e Kosovës dhe jo presioni i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat