Traktati i Jerusalemit i para 14 shekujve garant i paqes mes Izraelit dhe Palestinës

Opinione

Traktati i Jerusalemit i para 14 shekujve garant i paqes mes Izraelit dhe Palestinës

Nga: Rexhep Torte Më: 15 tetor 2023 Në ora: 15:46
Autori Rexhep Torte

Gabim i pafalshëm është fakti që Palestina ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran. Palestina e këtë qëndrim absurd, jo demokratik, jo human dhe jo njerëzor.

Palestina e Mahmud Habasit, duke mos e njohur Kosovën, dëshmon se është kundër Zotit dhe se ende ndodhet nën kthetrat e Serbisë nga koha e Josip Broz Titos dhe nga koha e Lëvizjes titiste mashtruese të Vendeve të Painkuadruara.

Kudsi (Jerusalemi) është termometri i besimit dhe sigurisë në mbarë botën. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e gjithë bota është e tillë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e gjithë bota përfshihet nga trazirat.

Çdo krijesë në rruzullin tokësor, njerëzit, bota shtazore, shpendët, bimët dhe gjallesat në lumenj, dete dhe oqeane e kanë pikën e tyre të dobët, ose thënë më qartë, e kanë thembrën e tyre të Akilit.

Nga kjo nuk mund të përjashtohet as një shtet i botës cilido qoftë ai e që mburret se është më i fuqishmi.

Këtë më së miri e dëshmoi më 7 tetor 2023 edhe sulmi befasues i Hamasit të Palestinës kundër shtetit të Izraelit, që shkaktoi shumë viktima të pafajshëm dhe që ende nuk dihet se çfarë përfundimi tragjik do të ketë.

Lejimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe humbja e jetëve të njerëzve të pafajshëm nga të dyja anët është gabimi më i madh që mund të bëhet.

Armëpushimi, ndërprerja e luftimeve dhe ulja në tavolinën e bisedimeve do të ishte mënyra me e arsyeshme dhe më dobiprurëse, se sa zgjerimi i këtij konflikti.

Traktati i Jerusalemit (Kudsit) mundësi e mirë për arritjen e paqes

Ekziston një Traktat i Paqes i arritur në Kuds (Jerusalem) para 14 shekujve, i nënshkruar nga Hazreti Omer me banorët e atëhershëm të Kudsit (Jerusalemit).

Ky Traktat i Paqes gjendet i vendosur në muzeumet e Londrës, Parisit, Nju Jorkut dhe në ambientet e OKB-së.

Ky Traktat në vazhdimësi lexohet dhe studiohet nga të gjitha institucionet që interesohen për të drejtat dhe liritë e njeriut, për demokracinë dhe bashkëjetesën.

Kushdo që nuk e ka të qartë se çfarë përmban një traktat civilizues dhe human, është mirë ta lexojë këtë Traktat të nënshkruar asokohe në Kuds(Jerusalem).

Hamasi e sulmoi Izraelin pas hyrjes në Izrael nga toka, deti dhe ajri, për të cilin thotë se ishte hakmarrje për sulmin izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin lindor të pushtuar dhe për dhunën në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria e Izraelit në përgjigje të këtyre sulmeve të Hamasit nisi Operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objekteve të Hamasit brenda Rripit të Gazës, me ndërprerjen e energjisë elektrike, të ujit dhe me sulmet nga ajri në një zonë që është përfshirë nga rrethimi i madh që në vitin 2007.

Herzi Alevi-Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite më 12 tetor 2023, deklaroi se, “do të nis një sulm të gjatë vendimtar në Rripin e Gazës duke thënë se territori nuk do të jetë më i njëjti dhe se në Gaza do të krijohet një realitet i ri”.

Sulltan Barakat-Prof, në Universitetin “Hamad Bin Khaifa” në Katar, deklaroi se, ”Benjamin Netanjahu-Kryeministri i Izraelit gjendet pra katër opsioneve, 1. Ta vazhdojë bombardimin dhe rrethimin e Gazës për të shuar gjakderdhjen, por që rrezikon opinionin publik ndërkombëtar, 2. Futjen e këmbësorisë së ushtrisë izraelite në Gaza, përkundër faktit se aftësitë e ushtrisë izraelite nuk janë aqë të mira për luftë urbane, e që do të ketë më shumë viktima e përgjegjësi, 3. Qëllimin për ta zgjatur këtë situtë për të arritur objektivin e tij të vërtetë që është aneksimi i Bregut Perëndimor, dhe 4. Më e keqja do të ishte vazhdimi i bombardimeve për t’i detyruar palestinezët të largohen përtej kufirit në Egjipt”, thotë profesori Sulltan Barakat.

Amer Halid, analisti islamik në librin e tij me titull “Omeri ndërtues i civilizimit”, përshkruan jetën dhe veprimtarinë e Omer ibnul Tahibit, i cili thotë se "një ndër kushtet e ndërtimit të civilizimit është edhe dashuria dhe mbrojtja e vendeve të shenjta”.

Kudsi (Jerusalemi) është termometri i besimit dhe sigurisë në tokë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar dhe i qetë, e gjithë bota është e tillë, e nëse Jerusalemi është i trazuar, e gjithë bota përfshihet nga trazirat.

Në Traktatin e Paqes që Omeri nënshkroi me banorët e atëhershëm të Kudsit (Jerusalemit), banorëve të atjeshëm që e kishin humbur betejën më të e që ishin dorëzuar, shkruan, se, “Me emrin e Zotit të Gjithë mëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit, jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cenohen. Nuk do u cenohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.

Në njërin nga nenet e këtij Traktati të Paqes gjendet edhe kërkesa e krishterëve të Kudsit (Jerusalemit) që asokohe quheshin me emrin Ilija, ku thuhet se “Në Kuds, nuk lejohet të banojnë hebrenjtë”, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë qytetin nën kontrollin e tyre.

Vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Omeri mund të nënshkruajë marrëveshje të tilla për bashkëjetesë të besimeve të ndryshme.

Askush nuk është sjellë me muslimanët me të njëjtën mënyrë. Askush nuk ua ka kthyer me të njëjtën monedhë. Kudsi (Jerusalemi) është dëshmitar, se ky traktat i firmosur nga Omeri është respektuar gjer në ditët e sotme nga ana e myslimanëve, sepse myslimanët besojnë tek vlera e tolerancës dhe e bashkëjetesës.

Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit, për fat të keq sot janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe izraelitët për t’i okupuar territoret palestineze, duke dëbuar 3 milionë palestinezë.

Izraeli po ndërton koloni të reja banimi në territoret palestineze, ku po i vendosen hebrenjtë, duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët dhe duke kryer bombardime të tmerrshme dhe shkatërruese si përgjigje të çdo reagimi të palestinezëve ndaj këtyre padrejtësive.

Omeri gjatë sundimit të tij për 10 vite arriti që Xhamia Al-Aksa në Kuds (Jerusalem) të vihet nën pushtetin e myslimanëve, jo me luftë, por falë një civilizimi negociues.

Omeri kishte aftësi bashkëjetuese me popujt të besimeve e kulturave të ndryshme, gjë që e kishte mësuar nga profeti Muhamed.

Kjo dëshmohet nëpërmjet Kur’anit Famëlartë dhe librave të shkruar mbi bazën kuranore nga dijetarët e shumtë islamikë.

Përvojat e Omerit dëshmuan se civilizimi nënkupton respekt të ndërsjellë, zhvillimin e dijes, teknologjisë, bujqësisë, ekonomisë, inxhinierisë, arkitekturës, zbulimeve, moralit dhe vlerave shpirtërore për familjen dhe shoqërinë në tërësi dhe besimin te Zoti krijues, që është shtylla e këtij Civilizimi Islam.

Omeri u ndihmonte edhe hebrenjve, të krishterëve të moshuar duke përfshirë edhe koptët në Egjipt, janë disa nga mesazhet që dalin nga ky libër i analistit Islamik Amer Halid me titull “Omeri ndertues i civilizimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat