Është koha dy popujve, shqiptar dhe izraelit, t‘ju kthehet e drejta e tyre autoktone

Opinione

Është koha dy popujve, shqiptar dhe izraelit, t‘ju kthehet e drejta e tyre autoktone

Nga: Sami Arifi Më: 16 tetor 2023 Në ora: 07:13
Sami Arifi

Populli shqiptar të jetë unik për realizimin e aspiratave të tyre shekullore dhe hapësira e tyre të jetë e pakufizuar në fushëveprim në trojet e tyre autoktone për realizimin e shtetit të përbashkët për të gjithë shqiptarët, për t’i realizuar të drejtën e tyre si një trup i përbashkët etnik në vendimmarrëje...

Të krijohen kushte që miqtë e popullit shqiptar ta përkrahin projektin gjithëshqiptar për të drejtën e tyre etnike, meqë, ky projekt është edhe interes strategjik, jo vetëm për ne, por i shumëpritur edhe i miqve tanë, në veçanëti i SHBA-ve dhe BE-së për sigurinë nga rreziqet e ndikimit rus, në këtë pjesë të Evropës...

Populli shqiptar është i rrethuar nga shtetet armike me ndikim të federatës ruse, pra, nga serbo- sllavët e të tjerë, sikurse Izraeli nga ca shtete me konfesion ekstrem arab, prandaj shqiptarët të përkrahen ashtu si përkrahet Izraeli nga shtetet mike, meqë dy popujt izraelitët dhe shqiptarët kishin nëpër kohë historinë e vuajtjeve të përbashkët nga holokausti dhe ishin përjashtuar për një kohë të gjatë si popuj të pabarabartë me popujt tjerë shtetformues, vetëm se ishin më të vjetrit në Botë dhe se gjuhët e tyre ishin gjuhë profetike, pra gjuha shqipe gjuhë e Atamit, (At-amë=Zot-më jep; (përgjigjja ishte të kam dhënë) Babë-Nënë; At=Babë; Amë=Nënë), njeriut të parë të njerëzisë, ndërsa gjuha izraelite gjuhë e profetit të Mojsiut dhe Davidit, prandaj është koha që kjo e drejtë në vendin e tyre autokton t'ju kthehet këtyre dy popujve, meqë gjuhët profetike janë të pavdekshme, shqipja dhe izraelishtja, kurse gjuhët perandorake të shumta janë të vdekura.

E drejta etnike për këta dy popuj, shqiptar dhe izraelit, është ata ku sot jetojnë, ndërsa e drejta historike e tyre është në tërë Botën, sepse ata ishin autokton me gjuhën e tyre profetike në çdo pëllëmbë të tokës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat