Konflikti izrealito-palestinez nga një prizëm ose dimension tjetër...

Opinione

Konflikti izrealito-palestinez nga një prizëm ose dimension tjetër...

Nga: Agron Shabani Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:35
Autori Agron Shabani

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes Izraelit dhe Hamasit, pos dëmeve dhe shkatërrimeve të shumta materiale, banesore ose infrastrukturale në Gazë (Palestinë) dhe qytete ose vendbanime të ndryshme të Izraelit, po merr jetë njerëzish ose qytetarëve të shumtë, dhe të pafajshëm nga të dyja palë: Ajo që të bie në për çastin ose momentin, është ndarja, rreshtimi ose pozicionimi i botës arabe ose myslimane në dy kampe (blloqe) ose taborre të ndryshme. Në kampin (bllokun) ose taborin e njohur shiitë (shiia) dhe në kampin (bllokun) ose taborin sunnitë (sunni).

Shtoja këtu edhe vendosjen e marrëdhënieve të përgjithshme ndërshtetërore, politike, diplomatike dhe të tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, (e ndoshta edhe Arabisë Saudite), Egjiptit dhe Marokos me Izraelin dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, kampi ose blloku sunnit (sunni): Pas si thonë ata humbjes së luftërave të njohura kundër kampit ose bllokut shiitë (shiia) në Siri dhe Irakë etj..: Janë të vendosur dhe përbetuar për t'i luftuar dhe shkatërruar deri në fund ata të kampit ose bllokut shiitë (shiia), të cilët nuk përbëjnë as 19 % të popullsisë së përgjithëshme arabe ose myslimane.

Ndërkaq, Hamasi dhe Hezbollahu, në esencën ose substancën e tyre, ndodhën të ngritura, projektuara dhe financuara nga Irani, Siria ose kampi (blloku) shiitë (shiia) në rajon.

U mor vesh se në botën arabe ose myslimane, ekzistojnë problemet, luftërat, konfliktet, antagonizmat, divergjencat, diskrepancat dhe disonancat e njohura kognitive, sektare, konceptuale, ideologjike etj., në mes taborrëve ose blloqeve të rivalizuara të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si dhe pse kjo?

Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lexo: "Anno Higrae" 15 -16 .O7. 622 ): Profeti Muhamet, asokohe nëpër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë, ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gnoseologjikë, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon.

Për t´i ravijëzuar, eksploruar, sistemuar, profilizuar, konvencionalizuar, bartur (inkorporuar) dhe interpretuar parimet dhe premisat e mësipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose myslimane -krahas librit të shënjtë të Kuranit, në kuadrin e "Sunnës" (mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet), të cilat asokohe u konceptuan, akceptuan, perceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, kulturore, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe socio psikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, ko ekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë myslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë.

Ndonëse, shiitët (shiia)- mësimet dhe interpretimet e lartpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot, të cilët nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë "Sunnën", gjegjësisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shenjtë të Kur´anit. Për dallim të sunnitëve (sunni) që e njohën dhe pranuan Sunnën.

Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktet e mësipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve, do thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjes së papritur (si thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me "Dinastinë" e njohur mbretërore ose familjare "Omeja"( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite, dikund në vitin e largët 651, të Osmanit në vitin 656 etj.

Pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të "Dinastive" ose "Kalifateve" te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve "Omejada", Abbasida" dhe "Fatimida" dhe të ngjajshme.

Shih për këtë, bota e sotme arabe ose muslimane, akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, historike, militare, paramilitare, ideologjike dhe të tjera, të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane.

Në Siri si për shëmbull, tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të "alevitëve" (aleui) ose shhia që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve dhe të tjerëve në Sirinë e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike.

Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve (me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.)-vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite.

Në Jemen me tepër mund të bëhet fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike në Sana ose Aden, se sa mbi luftëra të mirëfillta fetare ose ideologjike.

Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina, ku mbretëresha e bukur, inteligjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh.

Në Irak luftërat dhe konfliktet e përditshme (të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrasteve dhe paradokseve të njohura, janë faktorë.

Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hezbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve, edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin.

Në Palestinë grupimet paramilitare ose revolucionare të "Hamasëve"," Hezbollahëve" ," Fidainjëve" (Martirëve) dhe të tjerëve.

Në Libi, kaos dhe konfuzion total pas vrasjes së Kolonelit Mohamer el Gadafi.

Në Egjipt, as me Naserin, as me Sadatin, as me Mubarakun ose pasardhësit e tyre si Al Sisi etj.

Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose myslimane, hëpërhë asgjëkund nuk duken në horizont.

Aty janë edhe "arabo-berberët" e Algjerisë, Marokos dhe Tunizisë së bashku me specifikat e trasheguara nga rajoni i njohur i Magrebit ose Kartagjenës.

Se këndejmi, ajo që është indikative, simptomatike dhe tepër misterioze ose enigmatike, është fakti se të përndjekurit ose refugjatët e shumtë palestinez, përveç Jordanisë dhe pjesërisht Libanit, nuk i pranon asnjë shtet tjetër arab ose mysliman. E sidomos shtetët e pasura arabe ose myslimane si Araia Saudite, Emiratët e Bashkuara, Katari, Omani, Bahreini etj. Madje, as Irani dhe Turqia.

Ndërkohë që i përdorin (keqpërdorin) vazhdimisht si marioneta, kokë turku ose kuaj trojan për qëllimet ose ambiciet e veta strategjike, gjeopolitike, konceptuale, ideologjike, fetare, politike etj.

Si lindi, apo si u krijuar Hamasi?

Hamas, në arabisht: "Harakat al Mukavama al Islamia" që e përkthyer ose deshifruar përafërësisht në shqip, e ka kuptimin e një lufte ose lëvizjeje të çlirimtare ose ushtarake kundër okupimit izralelit ose cionist: Thuhet se është ngritur dhe themeluar në vitin 1987 nga fraksioni radikal ose ekstremist i OÇP-së ose "Al Fatahut" të Jaser Arafit, si dhe të grupimëve tjera radikake, ekstremiste dhe militariste të "martirëve palestinezë" si "Al Aksa" etj.. në kuadër të "Intifadës së Dytë" dhe "vëllazërisë së shenjte arabe ose myslimane" me seli në Egjipt, si pasojë e shkeljeve ose abuzimeve të vazhdueshme ose sistematike të Izraelit ndaj Palestinës dhe palestinezëve.

Kështu që në kapitullin 8 (VIII) të platformës ose dokumentit (testamentit) radikal, esktremist dhe xhihadits të Hamasit, përveç tjerash thuhet:" Allahu (Zoti) është qëllimi ynë, Profeti ose Pejgameri, është modeli ynë, Kur'ani është ligji dhe kushtetuta jonë, Xhihadi është rruga, ndërsa lufta, vdekja, martirizimi ose sakrifica në emër të Allahut (Zotit), popullit dhe atdheut tonë, janë nderi, morali, lavdia, virtyti, qëllimi dhe ideali ynë i vetëm dhe kryesorë."( fund i citatit).

Se këndejmi, platforma ose formula radikale, ekstremiste dhe xhihadiste e Hamasit dhe Hezbollahut, transmeton, interferon ose interpreton edhe citate ose hipoteza të ndryshme esktremiste, xhihadiste dhe antisemitike të mullah-ajatollahëve radikal dhe ekstremistë të Iranit, si dhe të Haxhi Efendi el Eminit dhe "hutbës" së tij, dhe kështu me radhë, sipas të cilave:" Çifutët ose jahuditë (izraelitë) janë arkitekt, sponsor dhe mbështetës kryesorë të internacionales komuniste kudo nepër botë, të luftërave ose revolucionëve të ndryshme komuniste, proletare dhe internacionaliste në Francë, Rusi dhe gjithandej, shkaktarët dhe fajtorët kryesorë të luftës së parë dhe të dytë botërore, arkitektët, menaxherët dhe sponsorë kryesorë të shtetit të thellë ose dubioz, të cilët me anë të kontrollit dhe menaxhimit të finansave dhe kapitalit kryesorë në shtetet ose fuqitë e ndryshme imperiale, kolonialiste, militariste, hegjemoniste dhe ekspansioniste, i nxisin dhe shkaktojnë luftërat e ndryshme okupuese ose pushtuese ndaj popujve dhe shteteve të tjera, dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, gjithnjë sipas Hamasit dhe Hezbollahut, yahuditë, respektivisht çifutët ose izraelitët, me anë të komplotit, shantazhit dhe korrupsionit të vazhdueshëm ose sistematik, i kanë korruptuar, i menaxhojnë dhe kontrollojnë edhe OKB-së, si dhe të gjitha institucionet ose mekanizmat tjera botërore ose ndërkombëtare.

Ndërkohë që sipas Hamasit dhe Hezbollahut: Me Izraelin nuk bën të bisedohet fare, por të luftohet kundër izraelitëve deri në zhdukjen ose asgjësimin e tyre nga faqja e dheut!!!

Ndaj, edhe ka supozime, spekulime ose prognoza të ndryshme, sipas të të cilave: Lufta kryesore e Izraelit është zhdukja, eliminimi ose asgjësimi total i Hamasit dhe Hezbollahut, të cilët paraqesin armikun dhe rrezikun kryesorë të Izraelit.

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujt"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Se këndejmi, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtit, eruditët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral;, intelektual, inteligjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithmbarshëm individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrimit.

Ndonëse, me kalimin e viteve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas.

Kjo është ajo që më se tepërmi i intereson filozofisë së përgjithshme. E sidomos atropofilozofisë dhe epistemologjisë politike, ushtarake etj.

Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i njohuri, në shtetet ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithmonë kanë të drejtë.

Përveç asaj, SHBA-së ose Perëndimi, e kanë të qartë involvimin dhe insubordinimin e gjithëmbarëm interaktivë, retroaktivë dhe retrospektivë të Rusisë në luftën ose konfliktin e përgjakshëm në mes Hamasit dhe Izraelit dhe gjithandej, por për shkak të potencialit ose fuqisë së madhe nukleare ose atomike të Rusisë (e cila në çdo çast mund t'i furnizoi me armë ose raketa të ndryshme nukleare ose atomike Iranin ose grupet radikale, ekstremiste ose terroriste të Hamasit ose Hezbollahut)-hëpërhë ndodhën në dilemë.

Ashtu siç nuk kanë se çfarë t'i bëjnë Rusisë në luftën e saj kriminale, gjakatare, imperiale dhe apokaliptike në Ukrainë, si dhe implikimeve të saj ekstrën, internateve ose eksplikative në krizën ose "konfliktin e ngrirë" të Kosovës dhe kështu me radhë.

Rusët dhe forcat tjera radikale, ekstremiste, terroriste, retrograde, reaksionare dhe diabolike, janë në veprim ose ofanzivë të përgjithshme.

Kështu që edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke e pranuar firmulën ose ekuacionin e luftës ose konfliktit të armatosur me Serbinë: Me dashje ose pa dashje, me vetëdije ose pa vetëdije, bëhen kuaj trojan ose pjesë e axhendës kriminale, gjakatare, terroriste ose apokaliptike të Rusisë, Serbisë dhe forcave të tjera reaksionare, satanike, diabolike dhe apokaliptike.

Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkëkohore:

Siç dihet, në kuadër të kushteve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomikë, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuadër të Universitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike.

Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte politologu, publicisti, editoi (botuesi) dhe afaristi i shquar amerikan, Charles Merriam.

E tërë kjo për t'i studiuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në mënyrw shkencore, humaniste, empirike dhe dialektike, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, komplementare, suplementare, komptehensive, kontemplative, profesionale, inteligjente, linguistike, terminologjike, kuantiste, induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera, shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.


Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mësipërme e politologëve amerikan nga Universiteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë klinike (si Aserinski, Klajtman, Xhejkobson dhe të tjerë)- i paraprinë "revolucionit bihevioristik" në SHBA-s dhe më gjërë.


Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science": I vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkë kohore në politologji ose shkenca politike.

Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike, apo politologjia moderne ose bashkëkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur shkencor, ekonomik, industrial ose teknologjik.

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar.

Ndonëse, roli, funksioni dhe misioni i Presidentit, Senatit dhe Kongresit Amerikan në njerën anë, si dhe roli, narrativa, misioni dhe ndikimi i qarqeve ose elitave të njohura burokratike, ekonomike, shkencore, intelektuale, akademike, industriale, financiare, tregtare, ekonomike, kulturore, informative (gazetareske) etj., i grupëve të ndryshme të interesit, ushtrisë, policisë ose shërbimeve të njohura sekrete ose inteligjente (si CIA, FBI etj.) dhe kështu me radhë, kanë ndikime dhe influenca të shumë të shumta interpersonale, interaktive, konfidenciale, diskrete ose interaktive në politikën dhe diplomacinë amerikane.

Ndërkaq, edhe raportet, marrëdhëniet dhe marrëveshjet e ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. (e sidomos pas shekujve 18 dhe 19,- kur termi ose nocioni dhe kuptimi i përgjithshëm protokollar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjeruar jashtë kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste): Kanë njohur zgjerime dhe përhapje të mëvonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.


Ndërkaq, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmin modern ose bashkohor, si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe asaj gjithëbotërore. E sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, totalitariste, imperiale, kolonialistr, hegjemoniste ose ekspanzioniste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic and the Authoritarian State".


Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontroversave, disonancave ose diskrepancave të shumta kognitive, klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.


Ndërkaq, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural)- patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njësi ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike.

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj.

Përderisa, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.


U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit, si dhe skolastika, retorika ose oratoria e famshme e Aristotelit etj.

Ndërkohë që politika globale së bashku me trendet dhe standardet e njohura globale ose universale të tregut të lirë (global) të vlerave, mallërave dhe kapitalit, pos tjerash i kanë sjellur edhe interpolarizimet, universalizimet ose globalizimet (unifikimet) e valutave konvertibile (euro ose dollari amerikan)-si mjete ose instrumente të fuqishme për arritjen dhe realizimin e 'autonomisë strategjike ose gjeopolitike', si parakusht ambivalent, ekuivalent dhe polivalent të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të përgjithëshem shtetror, nacional, politik, ushtarak, diplomatik, kulturor, social, ekonomik etj.

Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe studimet, analizat, spjegimet ose definicionet kontekstuale, kontestuale dhe kolokfiale të reformave ose transforimëve të thella praktike dhe teorike në politikën e jashtme ose diplomacinë e sotme moderne ose bashkohore, për dallim të politikës së jashtme ose "diplomacisë klasike, artificiale, kozmetike, kirurgjike, pllakative, ataviste, bllokiste" etj.

Kjo për shkak të asaj se botën tonë, apriori akoma e dominojnë dhe ambivalojnë idetë, formulat, konceptët ose teoritë e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, koloniale, imperialiste dhe të të tjera në kuadër të "mbretërisë së të keqes" dhe "forcave" të ndryshme retrograde, reaksionare, konzervative, diabolike, retrograde etj.

Kështu që edhe narrativa, misioni, funksioni dhe profesioni diplomatik, jo rrallë sikur iu nënshtrohën forcës ose fuqisë së njohur shtetërorë, nacionale, ushtarake (luftarake), politike, gjeografike, tregtare, industriale, financiare, ekonomike etj.

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: popujt, shtetët ose fuqitë e ndryshme, e kanë një tendencë mizore, misterioze, megalomane, hipokrite, borxheze, feudale ose absolutiste, për t'i parë, gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së popujve dhe shteteve tjera më të vogla, më të varfra ose më të pazhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat