Albini sulmon Serbinë, Edi Rama Kosovën, ndërkombëtaret presin hetimin për Banjën

Opinione

Albini sulmon Serbinë, Edi Rama Kosovën, ndërkombëtaret presin hetimin për Banjën

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:41
Autori Faton Mehmeti

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë në kuadër të takimit në Samitin e Procesit të Berlinit. I nisur nga ish kancelarja Merkel, Procesi i Berlinit është projekti më serioz për vendet e Ballkanit Perwndimor, inkuadrimin e tyre në BE si dhe trajtimin e tyre të barabartë. Pavarësisht se vet nikoqiri i takimit në Tiranë, kryeministri Edi Rama është munduar ta sabotonte me "Ballkanin e Hapur", serioziteti i Gjermanisë dhe kundërshtimi nga Kosova dhe më vonë edhe nga Mali i Zi e Bosnja ka bërë që të dështoi projekti serbo rus nën ambalazhin e "Ballkani i Hapur".

Çfarë ndodhi realisht në Tiranë në takimin në fjalë, së pari duhet theksuar fjalimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, njëherazi ‘arkitekti’ i Procesit të Berlinit, i cili deklaroi se samiti i Procesit të Berlinit provoi rëndësinë e pamohueshme të Ballkanit Perëndimor në union. Sipas Scholz, ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vitin e kaluar të Procesit të Berlinit kanë qenë konkrete dhe priten edhe të tjera.

Megjithatë, pas agresionit në veri të Kosovës, ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet që mbajnë rajonin në vend numëro. Pikërisht tek agresioni i Serbisë në veri u fokusuar më së shumti kryeministri Kurti, duke vë në pah agresionin e Serbisë me 24 shtator dhe kërcënimet e vazhdueshme nga terroristët në veri e nga vet Serbia. I vetmi që nuk foli thuaje asgjw konkrete për sulmin e 14 shtatorit ishte kryeministri Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Rama më tepër u fokusua tek ngjarjet në Izrael dhe Ukrainë duke shmangur kështu aktin terroristë në veri. Mbase nuk donte të hidhëronte mikun e tij Aleksandër Vuçiq, Edi Fama në vazhdimësi ka mbajtur qëndrim në favor të Vuçiqit. Krejt çfarë mund të thuhet nga samiti i Procesit të Berlinit është vendosmëria e Kurtit për të ndëshkuar Serbinë, ndërkombëtaret presin hetim dhe Rama anashkalon sulmin e 24 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat