Letër publike për Emmanuel Macron, presidentin e Francës

Opinione

Letër publike për Emmanuel Macron, presidentin e Francës

Nga: Rexhep Torte Më: 18 tetor 2023 Në ora: 09:02
Rexhep Torte

Pse ultimatumet,diktatet, kushtëzimet dhe kërcënimet e padrejta,jo demokratike e jo njerëzore,që po ia bëni Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë,Kosovës pro SHBA-vë,pro BE-së dhe pro NATO,dhe nuk po ia bëni Serbisë agresore gjenocidale. Të cilën e keni thikë në shpinë dhe e cila nuk i përfillë për asgjë as SHBA-të,as BE-në dhe as NATO-n,por po ju shfrytëzon në të gjitha mënyrat dhe po luan me të gjithë ju si macja me miun?!

Pse ultimatumet,diktatet,kushtëzimet,kërcënimet jo demokratike dhe jo njerëzore që po ia bëni Kosovës viktimë, nuk po ua bëni kundërshtarëve tuaj Kinës,Koresë së Veriut,Brazilit e Indisë dhe Pakistanit?!

Pse lejuat që ta armatosni gjerë në dhëmbë me armatimin më modern klikën Afgane në fvganistan,e më pastaj,ikët të turpëruar nga Afganistani dhe ua latë në dorë tërë atë armatim Talebanëve?!

O Emmanuel Macron, trimëria dëshmohet ndaj atij që është i fuqishëm dhe i fortë,e jo ndaj Kosovës që është besnike dhe më e dobët!

Unë jam një gazetar hulumtues 78 vjeçar, që kam jetuar në ish Jugosllavi,e që si gazetar shqiptar në ish Jugosllavinë e Titos isha i përndjekur dhe i burgosur politik dhe falë Zotit edhe sot e kësaj dite nuk jam shkëputur nga gazetaria e sinqertë dhe dobiprurëse e jo falsifikuese dhe profitere.

Jam gati një dekadë më i moshuar se ju,dhe jam duke i ndjekur me vëmëndjen më të madhe të gjitha qëndrimet tuaja të gabuara e pro serbë lidhur me Kosovën.

Edhe pse jeni President i Francës dhe mik i madh i Serbisë, mos kryeni mëkate ndaj Kosovës se do të ju godasin kokës!

Po jua rikujtoj se nuk keni asfarë të drejte morale dhe njerëzore të shkelni mbi dinjitetin e më shumë se 15 mijë viktimave të pafajshme autoktone shqiptare,që Serbia i vrau dhe i masakroi në Kosovë në vitet 1998/99,në mesin e tyre edhe vrasjen e 1500 fëmijëve shqiptarë,në mësin e tyre edhe të foshnjeve duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. A nuk po ndjeni sadopak dhemshuri e mëshirë për këto viktima të pafajshme?!

Serbia gjenocidale mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar i transportoi nga Kosova në Serbi ku i varrosi në varreza masive për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve. A nuk ndjeni sadopak dhembshuri dhe mëshirë për këto viktima dhe për familjet e ktyre viktimave që nuk i din as varret e familjarëve të tyre?!

Serbia gjenocidale dhunoi 20 mijë femra autiktone e të pafajshëme shqiptare. A nuk po ndjeni sadopak dhembshuri e mëshirë për këto viktima?!

Serbia gjenocidale rrëmbeu me forcë më shumë se 1600 djem e vajza të pafajshme nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur dhe prindërit e tyre po e presin me ankth zbardhjen e fatit të tyre. A nuk po ndjeni dsadopak dhembshuri e mëshirë për këto viktima?!

Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit. A nuk po ndjeni sadopak dhembshuri e mëshirë për këtë eksod?!

O Emmanuel Macron,si njeri me ndjenja njeriu dhe me krakter e moral njeriu,ju lutem vendoseni dorën në zemrën tuaj dhe mendoni çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale,po qe se Serbia tërë ato krime që i kreu në Kosovë do t’i kryente ndaj familjes tuaj, ndaj farefisit tuaj,ndaj popullit tuaj dhe ndaj shtetit tuaj?!

O Emmanuel Macron ,kujtojeni Zotin, para se t’i bëni mëkate Kosovës,e cila i përjetoi tërë këto masakra e krime që i kreu Serbia për ta okupuar Kosovën?!

Ju jeni një president i rastit në Francë dhe nga këndvështrimi im, kjo i ngjani ujit që rrjedh në një lum dhe se me siguri do të largoheni nga ky post,ashtu siç janë lërguar shumë paraardhës tuaj.

Edhe ju, si edhe tërë njerëzit e botës do ta keni edhe fundin e jetës, ndaj duhet të mendoni edhe për jetën e përtejmë kur do të jepni llogari para Zotit pë mëkatet që po i kryeni.

Deklarata pro serbe e Emmanuel Macronit dhe kërcënimi ndaj Kosovës me vizat

Emmanuel Macron, më 17 tetor 2023,para mediave në Tiranë deklaroi se,“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.Franca e Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që është i fortë dhe i mirë dhe presim të respektohet nga të dyja palët.Është përgjegjësi e Aleksandër Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit,sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.Ajo që presim nga autoritetet,nga të dyja palët është e thjeshtë:Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe,pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje e institucione,krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,kësaj radhe plotësisht dhe totalisht.Pres që Aleksandër Vuçiq të jetë përgjegjës dhe të njejtën gjeë e pres edhe nga presidentja dhe nga kryeministri i Kosovës”.

O Emanuel Macron shumë gjëra po kërkon nga Kosova,veç sa nuk po thua që veriu i Kosovës me tërë pasuritë nëntokësorë dhe mbitokësore së bashku edhe me Liqenin e Ujmanit t’i dhurohen Serbisë agresore gjenocidale,dhe u kry puna dhe u normalizuan gjërat!

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,fillimisht duhet të përgjigjen për gjenocidin e kryer në vitët 1998/99 në Kosovë.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,duhet të përgjigjen për strukturat paralele serbë në Veri të Kosovës,për grupet e armatosura serbë në beri të Kosovës,për bllokim e rrugëve dhe sulmet e vazhdueshme të armatosura ndaj policisë së Kosovës,për sulmet ndaj paqeruajtësve të KFORIT,ndaj EULEX-it,ndaj gazetarëve dhe ndaj serbëve të cilëve ua dogjën veturat dhe shtëpitë për t’I frikësuar që t’i pranojnë urdhërat nga Beogradi.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,duhet të përgjigjen për organizimin nëpërmjet strukturave paralele dhe grupeve të armatosura serbe për sulmet që I kryen më 2dhe 3 shkurt të vitit 2000 kundër shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Veri të Mitrovicës,me çrast vranë dhjetëra shiptarë autoktonë e të pafajshëm, plagosën qindra shqiptarë dhe dëbuab më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë nga shtëpitë e pasuritë e tyre,të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk mund të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre në Veri të Mitrovicës.

Serbia gjenocidale dhe kriminneli Aleksandër Vuçiq,duhet të përgjigjen dhe të sanksionohen për themerlimin e grupeve të armatosura ilegale serbe,të cilët më 24 shtator te Manastiri Orthodoks në Banjskë e sulmuan policinë e Kosovës,me ç’rast u vra Afrim Bunjaku-polici rreshter i Kosovës.

Serbia gjnocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,duhet të përgjgjigjen dhe të sankionohen edhe për tërë atë armarim të madh që u konfiskua në Manastirin Orthodokks në Banjskë dhe në vende tjera,armatim që u ekspozuar për opinionin vendas dhe ndërkombëtar e që ishte i dedikuar për qindra terroristë serbë.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,duhet të përgjigjen dhe të anksionohen edhe për kolonizimin që e bëjnë në Veri të Kosovës,ku në pronat shqiptare po ndërtojnë koloni apartamentesh serbe,ku po vendosin serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Emanuel Macron,lidhur me vizat për Kosovën,deklaroi se,“E them me shumë qartësi,kemi bërë një gjest mirëkuptimi për çështjen e vizave.Sa i përket Francës ,kjo është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë,e cila edhe sot nuk është mbajtur.Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizurpërpara në javët e ardhëdhme. Madje është kusht për për paqe edhe në rajon”.

Aleksandër Vuçiq,u përgjigjnga Kina ku po qënron për vizitë,duke thënë se,“Vendimi për pezullimin e vizave për Kosovën është vendim i një prej vendeve ve më të mëdha evropiane.Feleminderit Macronit për shumë gjera ,për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.Lidhur me vërejtjen që ai bëri,se duhet ta dënojmë dhunën në Banjshkë,këtë e kemi bërë në të njejtën ditë”,tha Vuçiq.

Përgjigja prepotente e Aleksandër Vuçiqit ndaj deklaratës së Emmanuel Macronit

Emanuel Macron,më 17 tetor 2023, lidhur me vizat për Kosovën,deklaroi se,“E them me shumë qartësi,kemi bërë një gjest mirëkuptimi për çështjen e vizave.Sa i përket Francës,kjo është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë,e cila edhe sot nuk është mbajtur.Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhëhme.Madje është kusht kyç për për paqe edhe në rajon”.

Aleksandër Vuçiq,Emanuel macronit iu u përgjigj nga Kina,ku u takua me Vlaadimir Putinin dhe me Xi Jipingun,duke thënë se,“Vendimi për pezullimin e vizave ndaj Kosovës është vendim i një prej vendeve ve më të mëdha evropiane.Feleminderit Macronit për shumë gjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë.Lidhur me vërejtjen që ai bëri,se duhet ta dënojmë dhunën në Banjshkë, këtë e kemi bërë në të njejtën ditë”.

Kosova konstruktive e paqedashëse dhe Serbia mospërfillëse e destabilizues

O Emanuel Macron,duhet ta keni të qartë se Kosova nuk e sulmoi Beogradin,por Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq,bashkëpunëtori ngushtë i krimielit Sllobodan Millosheviq,e sulmuan Kosovën dhe kryen gjenocid në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë duke ndjekur një politikë demokratike,të bazuar në Kushtetutën demokratike të Kosovës,e cila tërë banorët e saj i trajton në mënyrë të barabartë,pa marrë parasysh etninë e tyre.

Presionet tuaja ndaj Kosovës janë të padrejta dhe jo demokratike dhe këtë do ta dëshmojë e ardhmja.

Ndëshkojeni me sanksione Serbinë gjenocidale,e cila nuk po ju përfill për asgjë,veç po u mashtrton dhe do tu mashtrojë me lajka si prostitute,duke u ulur herë në prehrin e SHBA-ve dhe të BE-së dhe herë në prehërin e Rusisë dhe të Kinës.

Harrojeni Asociacionin e komunave serbë në Kosovë, që don të thotë boshnjakëzim të Kosovës.

Plani Franko-Gjerman nuk është gjë tjetër vetëm se jetëzgjatje e dështimit të derisotëm të dialogut Kosovë-Serbi,dhe dëshmi e paaftësisë së SHBA-ve dhe e BE-së.

O Emanuel Macron,sabotuese e dialogut Kosovë-Serbi është Serbia,e jo Kosova.Edhe Planin Franko-Gjerman,e refuzoi dhe nuk e nënshkruajti Serbia,dhe Serbia është ajo që po refuzon dhe nuk dëshiron ta nënshkruajë edhe sot e kësaj dite marrëveshjen dhe Aneksin e Zbatimit.

Albin Kurti që në ditën e pare në Bruksel,por edhe në takimin në Ohër ishte i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen sëbashku me Aneksin e Zbatimit,por krimineli Aleksandër Vuçiq ishte ai që refuzoi t’i nënshkruajë.

O Emanuel Macron,themelimi i Asociacioni të komunave serbe në Kosovë,nënkupton shtrirjen e kthetrave serbe mbi Kosovën paqedashëse dhe pro SHBA-ve,pro-BE-së dhe pro NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat