Shqiptarët: Lëre që nuk e thonë, mirëpo mjerisht të vërtetën e hidhur në mes tyre, çdoherë e fasadojnë!

Opinione

Shqiptarët: Lëre që nuk e thonë, mirëpo mjerisht të vërtetën e hidhur në mes tyre, çdoherë e fasadojnë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 18 tetor 2023 Në ora: 23:39
Petrit Dibrani

Merren me gjeopolitikë, doktrina reaksionare imperialiste, duke u përpjekur të shpjegojnë, zhvillimet politiko ushtarake në vendet e huaja.

Në familje, nuk flasin mes veti!

Nuk marrin pjesë në ceremonitë e varrimit apo edhe dekorimit, mirënjohjes për anëtarin e ngushtë të familjes.

Dhunojnë seksualisht fëmijë në farefisni, vrasin vëllaun për pasuri, shesin nderin për paratë e ofruara, dhunojnë nuset, kur djemtë e tyre, janë me punë për mbijetesë dhe duke u tretur n‘Kurbet...., dhe

Shkruajnë e flasin për luftën dhe „KINSE“ dhembshurinë që kanë, ndaj  viktimave në konfliktin Izraelito- Palestinez.

Ashtu si edhe thuhet në popull.

„Punët e veta LLUG, ndërsa merren me punët e huaja, gjë që, nuk e pyet askush dhe s‘kanë fuqi për ndryshim“

Duke u munduar të mbulojnë imoralitetin, idiotizmin, xhelozinë, shantazhin, hajdutërinë, tradhëtinë...., e shpërfaqin në publik.

‚KINSE DHEMBSHURINË‘!

Jo vetëm qesharak, po edhe mjeshtër të fasadimit - mbulimit - kamuflimit, të flliqnive, idiotësisë.

Leni RRENAT, afrohuni mes veti me anëtar të familjes, farefisnisë dhe SHQIPTARISË.

MOS RRENI, e gjithë bota mbarë na ka parë dhe na njohin shumë mirë.

RRENCA MOS RRENI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat