Pse është e rëndësishme në këtë moment mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

Opinione

Pse është e rëndësishme në këtë moment mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

Nga: Beqir Sina Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:28
Beqir Sina

Të hënën më 23  tetor, në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit, pritet të mbajë konferencën e dytë të vitit për situatën në Kosovë. Përfaqësuesja Speciale dhe shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Caroline Ziadeh pritet që të informojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. 

Në ndërkohë Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 ashtu si dhe Kosova sipas rregullit 39 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit të Sigurimit.

Pse është e rëndësishme në këtë moment mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së?

Serbia me “ndihmën” e rusisë dhe kinës mbas ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit në Banjskë, ka kërkuar me ndihmën e tyre në Këshillin e Sigurimit, që mbledhja e cila është rutinë - mbledhja e radhês, sipas saj të quhet thirrje për një “takim urgjent” të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për situatën në veri të Kosovës. 

Gjë kjo që nuk u bë dot!

Po ashtu duke iu referuar lajmeve ndërkombëtare mësohet se tani, ndoshta më shumë se kurrë më parë, Serbia, dhe presidenti i saj po vjen në Këshillin e Sigurimit që të insistohet në “Rezolutën 1244” të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me kërkesën e rusisë, që të dëgjohen qëndrimet e Serbisë në organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare, nga vet presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiq.

Brazili, i cili ka marrë pas dorzimit nga Shqipëria në shtator, presidencën e Këshillit të Sigurimit, dhe nuk e njeh Kosovën, vendi që do të udhëheq këtë mbledhje të radhës të Këshillit të Sigurimit në cilësinë e kryetarit, ska as më të voglin dyshim nga “preferenca” miqësia e saj me serbinë, ka për t’i dhënë çdo “shancë” presidentit të serbisë , të flasë “si të dojë” ai, në mbledhjen e radhës së Kêshillit të Sigurimit për Kosovën, që mbahet të hënën.

Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i “iku” samitit të Berlinit” që u mbajt në Tiranë, për të shkuar e marrë pjesë në takimin e Pekinit, thuhet se vjen në mbledhjen e radhës se Këshillit të Sigurimit për Kosovën të hënën (23 tetor), në Nju Jork, mbasi ai ka marrë “premtime” të forta se rusia dhe kina, si anëtare të përhershme të Keshillit të Sigurimit, do të jenë ashtu si dhe kan qenë “ grusht pasë serbisë” edhe në këtë mbledhje.

Putini në Pekin pas takimit me Vuçiq, ka pohuar se Rusia, ndan shqetësimet e njëjta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për zhvillimet në rajon.

Mirëpo, mesa shifet Serbia, e cila me çështjen e Kosovës , ka kohë që po luan me “dy karrike” para Brukselit dhe Uashingtonit, tregon se i kan hyrë të “dridhurat” me lajmet e përhapura se “Serbia, ka furnizuar Ukrainën me armë, bëhet fjalë simbas AP për 3200 raketa dhe municion”. 

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe.” - do të deklaronte për këtë Zaharova, zëdhënse e Moskës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbas pjesëmarrjes së tij në forumin ndërkombëtare “Belt and Road”, në Pekinë, ka pasur një takim bilateral edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.

Vuçiq për këtë takim ka thënë se është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.

“Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, ka thënë Vuçiq.

“Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.

Pra, kjo është edhe arsyeja se: “Pse është e rëndësishme në këtë moment mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “ pra pjesëmarrja e vet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat