Përparim Rama dhe përkushtimi i tij i madh për ta bërë Prishtinën kryeqytet europian

Opinione

Përparim Rama dhe përkushtimi i tij i madh për ta bërë Prishtinën kryeqytet europian

Nga: Gjon Keka Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:23
Gjon Keka

Po e nis këtë shkrim me një proverb të njohur e cilat lidhet me atë që do të trajtoj shkurtë këtu: "Vepra lavdëron Mjeshtrin.“

Kryetari i Prishtinës z.Përparim Rama është duke e dalluar veten në punët e mira që po i bënë për kryeqytetin e vendit tonë.

Duke e ditur se është një njeri me energji, kulturë, dije dhe përgatitje profesionale, ai me ato mundësit e veta ka arritë që Prishtinën ta bëjë sa më të mirë, e sa më europiane.

Puna e tij tregon vetë se ai është i përkushtuar ta bëjë Prishtinën një vend të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Prishtina gjatë qeverisjes së kryetarit Përparim Rama ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë për të mirë, vetëm duhet një mbështetje më e madhe edhe nga pushteti qendror që projektet për të mirën e kryeqtetit të realizohen në plotëni.

Përpjekjet e kryetarit të Prishtinës për ta bërë Prishtinën një vend sipas imazhit europian, shihet se janë pjesë e punës së përditshme të tij që nga marrja e mandatit të qeverisjes së kryeqytetit.

Zakonisht nuk i lavdërojë pushtetarët e cilësdo parti qofshin në Kosovë, sepse menjëherë ta vendosin vulën partiake, ja ky e përkrah atë apo këtë parti a individ në pushtet etj etj.

Gjë që nuk është ashtu, por punëve të mira i duartrokas fortë, ndërsa të këqijave i kritikojë fortë, sepse të keqen duhet kritituar dhe luftuar me kulturë, ligj etj.

E përgëzoj për punën e mirë që ka bërë dhe po bënë për ta bërë Prishtinën një kryeqytet europian dhe i uroj që të gjitha projektet për kryeqytetin të realizohen.Po e përmbyll këtë shkrim të shkurtër me fjalët e historianit,publicistit dhe burrshtetit zviceran Johannes von Müller:

"Kushdo që studion historinë me zell, do të gjejë gjurmë të lidershipit më të lartë kudo.Ne shohim se lumturia dhe fuqia, në shtete dhe në individë, janë vepër e vullnetit të fortë, veprimtarisë së madhe dhe gjykimit të saktë, ndërsa dobësia, ndrojtja dhe gjithçka që pengon zhvillimin e aftësive të qenësishme rrëzon shtetet dhe individët. Nuk gjen në histori aq shumë ato që duhet bërë në raste individuale (rrethanat ndryshojnë pafundësisht) sesa rezultati i përgjithshëm i kohërave dhe i kombeve: Përmbushni në mënyrë të përsosur vendin që ju është caktuar...“ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat