Atë që deputetja britanike e pohoi, arriti me sytë e vet ta shikojë

Opinione

Atë që deputetja britanike e pohoi, arriti me sytë e vet ta shikojë

Nga: Dedë Preqi Më: 22 tetor 2023 Në ora: 21:42
Dedë Preqi

Kur kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Parlamentit Britanik, zonja Alicia Kearns, alarmoi se ushtarët britanik që kanë shërbyer në KFOR-in, e Kosovës, e njoftuan se serbët e veriut të këtij vendi po armatosen përmes armëve që i sjellin me autombulanca nga Serbia, të cilët i fshehin nëpër Manastire, fjalët e deputetës britanike e muarën dheun si të pa vërteta, duke e quajtur si një trillim të saj dhe që synohet për të vënë në shënjestër politikën e Serbisë.

Mirëpo, fjalët e deputetes Alicia Kearns, nuk ishin trillime dhe gënjeshtra, por ishin të qëlluara dhe të përtypura mirë, sepse kjo u dëshmua me 24 shtator të këtij viti para botës, kur një grup i serbëve prej 30 e më shumë terroristëve të armatosur rëndë ishin organizuar brenda dhe jashtë Manastirit të Banjskës, të cilët e filluan aksionin e tyre, duke e sulmuar policinë e Kosovës, me ç’rast në konfrontim e sipër e vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosen disa të tjerë, ndërsa në anën e terroristave e humbën jetën më shumë se tre veta.

Pas sulmit terrorist serb, që zgjati disa orë, policia e Kosovës, arriti të futej edhe brenda Manastirit të kishës Ortokse serbe, ku ndodhëshin kriminelët serb dhe disa pelegrin, të cilëve ende nuk u dihet identiteti i tyre, dhe policia e Kosovës, e gjendur brenda këtij Institucioni fetar, gjetën një sasi të madhe të armëve dhe dokumentacioneve të ndryshme, që i braktisën terroristat në fjalë, duke ikur në drejtime të ndryshme për t’a shpëtuar kokën e tyre.

Sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të Mitrovicës së Kosovë, e dënuan shumë vende të botës demokratike, e dënuan edhe SHBA-të, dhe anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës, të cilët deri më tani,  Serbisë dhe ideatorit të këtij sulmi nuk i shqiptuan ndonjë dënim të merituar, duke e kursyer Vuçiqin dhe politikën e Serbisë, duke e akuzuar Albin Kurtin, siq thuhet nga politika serbe, se kryeministri në fjalë po bënë politika diskriminuese ndaj serbëve të Kosovës, që në realitet nuk qëndron fare, fare e vërtetë.

Deputetja Britanike, z.Kearns, do të ishte një ndër përsonalietet e para të botës, që më zërin e saj e paralajmëroi gjithë botën, se në veri të Kosovës, po zhvillohet diçka dramatike përmes grupeve të armatosura serbe, të cilët me autoambulanca trasportojnë armë dhe ato i fshehin nëpër Manastire të tyre, që e ka një domethënje të rrezikshme, sepse po përgaditet ndonjë shpërthim dhe të një lufte të re në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor.

Prandaj, një gjë e tillë dual në shesh dhe pohimet e deputetës britanike z.Kearns, nuk ishin trillime, por ishin të vërteta, ku në veriun e Kosovës, bandat kriminale dhe terroriste serbe në mënyrë të organizuar dhe të armatosur rëndë me armë të kalibrave të ndryshëm të prodhimeve të Serbisë, pretenduan në mënyrë të dhunshme dhe të planifikuar që t’a aneksojnë veriun e këtij vendi, duke u përballur me policinë e Kosovës, e cila ua prishi dhe ua devijojë planet e tyre terroriste.

Është shumë domethënës vizita e deputetes britanike e z.Alicia Kearns, këto ditë në Kosovë, e cila një muaj mbas këtij sulmi terrorist serb, ajo gjindet në vendin tonë, duke i parë me sytë e vet edhe armët e terroristave serb, ku deputetja në fjalë e kishte paralajmëruar organizimin dhe trasportimin e këtyre armëve nëpër Institucione fetare, apo fshehja e tyre në Manastire, ku shtysa shkatërruese do të ishte e dhunshme dhe e rrezikshme, dhe cak i të gjithave ishte aneksimi i veriut të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat