Misionarët vazhdojnë investimin në luftë

Opinione

Misionarët vazhdojnë investimin në luftë

Nga: Milazim Maraj Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:07
Milazim Maraj

Misionaret nga BE SHBA ishin në Prishtinë dhe Beograd dhe kërkuan të vazhdohet dialogu me Serbinë. Dialogu nuk ka alternativë i shprehen ata. Diplomacia evropiane po inkurajon Serbinë për sulme të radhës. Ajo po përgatitët për serinë e re të sulmeve. Kjo po ndodhë para syve të Botës. Thirrja për të u ulur në një tavolinë me Kosovës viktimë e sulmeve serbe që sa herë dhe e pa ndëshkuar asnjë herë është inkurajim i Serbisë për të vazhduar me aktivitetet agresive të radhës.

Përveç atyre që janë zënë ditën e sulmit të dështuar me 24 shtator kriminelet e stërvitur dy vite me parë për këtë sulm mbahen të strehuar në Serbi. Në vend që të kërkohet dorëzimi i krimineleve dhe dënimi i tyre Lajçak dhe Borrel kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për të formuar asociacionin kërkesë serbe për të ndarë Kosovën. Ndërsa misionaret kërkojnë të vazhdoj dialogu ende pa u përgjigjur Serbia për këto krime kjo nuk është asgjë me pak se investim për sulme tjera. Rusia po sfidon BE dhe SHBA në inkurajimin, përkrahjen dhe detyrimin e Serbisë për të vazhduar krimet për të realizuar botën ruse në BE. Serbia vazhdon me përgatitjet e saja për sulme te radhës në Kosovë, ku do të ketë gjakderdhje të madhe.

Do të organizohet një “PANDA”2 thotë Bodanoviç. Do të organizohen me shumë PANDA për ta tmerruar Botën dhe për të akuzuar shqiptaret dhe shtetin e Kosovës. Kjo do të ndikoj në ikjen e qytetarëve serb nga Kosova. Pastaj do të ankohet Serbia për shpërngulje sikur që ankohej gënjeshtarja serbe Bernabiq në KS OKB për jetën e serbeve nën “terror” të shtetit të Kosovës të udhëhequr nga Kurti. Sulmon Kosovën për terror derisa Serbia ushtron Terror në Kosovën Lindore.

Nese çdo njeri në botë turpërohet sado pak kur gënjen serbet krenohen kur genjejn. Kështu dukej Bernabiq në KS, OKB. Personi NON GRATA në Serbi qëndron edhe më tutje në postin e komandantit të BIA-s organizatë kriminale duke filluar nga A. Vulin. Frika e serbeve është e bazuar; Serbia, serbet në Kosovë i përdor si material për të u harxhuar në projekte të saja okupuese, njësoj sikur Rusia që përdorë serbet e Serbisë për Botën ruse. Askund në botë nuk ka ndodhë që krimi të ndërpritet duke e inkurajuar, duke e dhuruar, përkëdhelur, duke i dhënë kohë të lirë dhe duke e amnistuar. Serbia është shteti kriminal i provuar historikisht deri sot dhe provon e vazhdon me krime të pa ndërprera në të gjitha format dhe në të gjitha mënyrat. Kjo po ndodh pa ndërprerë dhe njësoj po kalon e përkëdhelur, si fëmijë i lazdruar, pa pasoja, pa ndëshkime dhe përgjegjësi kështu nuk ndodhë të edukohet me norma civilizuese. Në BE ne formë verbale u dënua akti terrorist që unë mendoj që ishte agresion i dështuar shtetëror. NË KS.

OKB po ashtu u dënua si akt terrorist por nuk ka masa konkrete ndaj terroristit. Terroristi përsëri lëmohet, përkëdhelet, lutët dhe lavdërohet edhe kur pranon dhe nuk nënshkruan marrëveshjen. Nuk e mbanë fjalën as disa minuta sa del nga tubimi para gazetarëve deklaron: Unë nuk kam nënshkruar asgjë” ndërsa misionaret e lavdërojnë se ky e ka pranuar marrëveshjen. Atëherë pse po thirret përsëri për të njëjtën marrëveshje? Shteti terrorist serb vazhdon me ndryshimin e formave të terrorit.

Ky është Presidenti kriminel Aleksander Vuçiq pjesëmarrës në masakra në Bosnje, presidenti që po përgatit luftën e radhës në Gadishullin Ilirik. Vegla me e rrezikshme e Rusisë në BE. BE e fton të i plotësoj kushtet për inkuadrim në BE dhe NATO por Vuçiqi shkon në Kinë dhe Rusi. Pra haptas tregon së kah është orientimi i tij bashkë me popet dhe manastiret, që janë një fuqi e dytë shtetërore në Serbi. Në Kosovë, Bosnje dhe mal të Zi ka lëshuar spiunet e tij që janë në aktivitet të pa ndërprerë për të përfunduar qëllimin serbo-rus. Manastiri në Banjë ishte përfshirë në krime por asnjë fjalë për dënimin e kësaj çerdhe kriminale. Misionaret në Kosovë duket që edhe agresionin serb po e përdorin për presion ndaj Kosovës. Kjo shihet çartë se Laçak dhe Borrell haptas janë po realizojnë planin serb për të ndarë Kosovën. Mos marrja e asnjë mase deri tani për sulmin dhe vrasjen e rreshterit të policisë dhe plagosjen e policit tjetër në Kosovë kaloj thjesht sikur diçka e pa rëndësishme.

Ndërsa kërkojnë aprovimin kërkesës së Serbisë për e asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe. Kjo ndodhë nga se në krye të këtij grupi misionarësh qëndrojnë dy misionar që nuk e duan Kosovën e Pavarur apo ka një plan tjetër për një rreshtim të ri në botë ku përsëri duan ta sakrifikojnë Kosovën sikur dikur që sakrifikuan Shqipërinë? Përndryshe nuk ka si të shpjegohet ndryshe ky servilizëm ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat