Fotografia e Naimit me Bablokun e krimit

Opinione

Fotografia e Naimit me Bablokun e krimit

Sokol Pepushaj Nga Sokol Pepushaj Më 4 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Edi Rama dhe Naim Murseli

Në çdo vrasje dhe vjedhje të bujshme, në gjithë hapësirën ku ka shqiptarë që moral dhe shpirt kanë paranë, na del emri dhe fotografia e kryeministrit.

Ose ka qimen e derrit dhe cilitdo ka lidhje me të, i ndjell fund të keq, ose është Djalli dinak i mistikës së kësaj toke, ku përzgjedh miqtë më të këqij që të ngatërrojnë dhe shkatërrojnë çdo të mirë që Zoti u ka ofruar njerëzve.

Në minutat e para që Naimi i Gjakovës dha lajmin e rremë se dikush i vrau guan, rrjetet sociale u mbushëm me fotografi të Edi Ramës me të.

Pikërisht ky Djalli ynë, mik i Naim Murselit, i njohur edhe si gruaja e Bilal Shehut, nxori shaminë dhe e mbushi me lot.

Loti i parë i hetimit ishte fotografia e Naimit me Bablokun e krimit.

Rrjetet sociale shpërthyen, meqë ky Naimi na qenka mik me Edi Ramën, duhet të jetë ai vrasësi i gruas së vet.

Nuk u nevojit as kohë, as energji, të zbulohet krimi makabër.

Po, Naimi ka vrarë gruan e vet, një femër fisnike, nënë e dy fëmijëve.

U shkrua tragjedia e radhës në albumin e trashë të shpirtit të pamoralit njerëzor.

Nuk u çudit askush, kur mësoi se Babloku e ka mik Naimin, pasi s’mund të ndodhte ndryshe.

Me çdo shqiptar, vasal të veseve të këqija, Bablokut i del emri dhe foto.

Gjithë ngushticave ku shkel këmba e tij, nuk mbin më bar.

Ky qafiri, ka tharë edhe jetën e kreut të FBI-së, ka lënë djerrë çdo centimetër të vendit të vet, ka shkatërruar shumë familje, aq sa kemi emigrantë që prej tij kanë ikur rrugëve pa rrugë e i luten Zotit, të mos ja shohin surratin kurrë më.

Edhe Bilal Shehu, megjithëse me pasaportë amerikane, si vëlla Olsi dikur, pasi një burim i rezervuar na thotë se ja kanë hequr dhe gruaja atje e ka ndarë si trafikant, sapo e takoi Bablokun, ju hap ‘toka nën këmbë’ e ra në burg.

Krah për krah me Presidentin Barack Obama, buzëqeshi si gruaja e dytë e Bilal Shehut, vetëm për një fotografi që kushtonte 80 000 dollarë.

Po turni i dytë është më i vështirë se i pari.     

Bilali i shkretë, ra në hall me gruan e vet. Ose do të bënte burg për tradhti ndaj Amerikës e familjes së vet, ose do të martohej me Bablokun.

Bilali u bë burrë e ruajti familjen.

Pa u sheshuar mirë dobësitë njerëzore, kush është më e pabesë, dashuria apo paraja, Babloku iku me fotografi të Presidentit Barack Obama në xhep dhe e la në mjerimin e vet Bilalin e Amerikës, krejt si Naimi i Gjakovës, elitë e krimit më çnjerëzor. 

Vuri mbathjet në kokë, pasi ende nuk kishte kapele të FBI-së, dhe paturpësisht, tradhtoi Bilalin dhe Amerikën, për lidhje të tjera nëpër tunelet e krimit.  

E në fund, meqë të dy janë miq të Bablokut, por shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, pyesim; Naim, me grua zonjë pse këtë krim, Bilali, bëri burg për “gruan” dhe e fali?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat