Vetëm shteti i abuzon të drejtat e njeriut, jam kundër shtetit hakmarrës që e imiton kriminelin

Opinione

Vetëm shteti i abuzon të drejtat e njeriut, jam kundër shtetit hakmarrës që e imiton kriminelin

Nga: Jashar Etemaj Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 17:27
Jashar Etemaj

Kosova është pjesë e Europës. Europa është bashkësi e vlerave dhe parimeve të përbashkëta të bazuara në Të Drejtat e Njeriut. Dënimi me vdekje është shkelje e Të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë të drejtën për jetë dhe të drejtën për të mos u nënshtruar torturës ose trajtimit të papërballueshëm.

Sa herë në botën shqiptare ndodhin vrasje, vrasje mizore, ne shqiptarët dalim me krahasime ekstreme në FB, e media. Pohimet sa janë ekstreme për aq janë të kundërta njëra me tjetrën! Narciso nacinalistët shkruajnë e pohojnë se ai që e vret gruan nuk është shqiptar!? Sipas traditës shqiptari nuk e vret gruan!

A, deri dje sipas traditës kur vajza shkonte nuse babai i nuses e vente fishekun në pajë, si miratim nëse vajza e tij, apo gruaja e ardhshme e gënjen burrin apo e “tradhton” burrin kishte të drejtë ta vriste gruan. Ky zakon arkaik i cili të dërgonte deri në Uxricide deri vonë është respektuar!

Togfjalëshi se shqiptari nuk e vret gruan të lë përshtypjen se shqiptarët janë popull më fisnik në botë!? Më fisnik se hebrenjtë, japonezët e sakandinavezet. Fort dyshoj. Me të skandalizuar se skandinavezët jemi.

Krahasimi se vetëm te ne shqiptarët vrasin grat, e perëndimorët nuk vrasin, më dukët zhgradues.

Harrojmë ose nuk e dinë që amerikani Jeffrey Dahmer kishte vra dhe ngrenë 17 viktima. Nekrofili gjerman Armin Meiwis më 2001 kishte ngrënë për së gjalli viktimën. Ted Baundy kishte vra në mënyrë më mizore 36 femra. Më 2011 Norvegjezi, Anders Behring Breivik privoj nga jeta 77 njerëz, të vrarë kishte edhe të ri që ende nuk i kishin mbushur 18 vjet.

Lista do të ishte shumë e madhe sikur të shkruaja për raste kur burrat i vrasin grat në perëndim, në të shumtën e rasteve për pasuri e me pak për xhelozi.

Po, as amerikanët, as japonezet e as skandinavezët nuk i kam dëgjuar të thonë: se sipas traditës amerikani, norvegjezi apo japonezi nuk e vret gruan. Apo ai nuk është amerikan, japonez apo skandinavezi pse e vret gruan e vet. Popujt e kulturuar nuk merren me narcisnacionalizëm, mirën me problemin. Kriminelin nuk e konsiderojnë jashtëqitje të kombit, kriminelin dhe kriminalitetin e konsiderojnë si problem shoqërorë me të cilin duhet të mirët drejtësia, shteti.

Ka krahasime edhe më të këqija. Nëse vrasja ndodhë në Tiranë, apo Shkodër... shqiptarët që jetojnë në Kosovë e vise tjera thonë vetëm në Shqipëri ndodhin këto vrasje! Apo, anasjelltas, nëse ndodhin vrasjet në Kosovë, disa shqiptarë në Tiranë shprehen – janë fare primitivë ata kosovarët ore!

Vrasjet më të mëdha në botë ndodhin në Amerikën e Jugut dhe Amerikën e Mesme, si në Venezuela Honduras, po edhe Barazili i prinë statistikave të vrasjeve duke e tejkaluar USA -në dhe Europën.

Statistikat e vetëvrasjeve, si të vrasjeve ndryshojnë nga vitet në vite nga shteti në shtet. Për çudi, Suedia edhe pse ka standard të lart të jetës që nga viti 2013 është e para në Europë për nga numri i vrasjeve për kokë banori.

Ndoshta dikush mund të thotë se suedezët nuk vrasin, po të huajt vrasin!? Të “huaj“ me origjinë etnike ka kudo në perëndim si në Gjermani, Angli, Danimarkë e Norvegji.

Të thuhet se vetëm të huajt bëjnë vrasje në Suedi është njësoj sikur disa shqiptarë kur thonë: ai që e bëri vrasjen nuk është shqiptarë.

Vrasësi ka dhënë dorëheqje nga humanizmi, nga kombi nga feja, momentin kur e bën krimin. Asnjë bashkëkombas, e asnjë qytetarë i botës nuk identifikohet e as nuk krenohet më një vrasës ordiner.

Megjithatë, vrasësi ka shtetësi të caktuar, i takon një grupi, një gjuhe një kombi, një familje. Po i huazuam fjalët e Dostojevskit mund të themi se krimineli është një njeri ku në çastin që e kryen krimin është përherë i sëmur. Krimineli kur vret për shkak të pasurisë e xhelozisë, bashkëpatriotin ish shokun, gruan- nënën e fëmijëve, atij as që i ha palla për fe e për komb.

Edhe këtë herë pas vrasjes së Liridona Ademaj Murseli shumë shqiptarë madje edhe intelektual shkruan në FB e media se janë për dënim me vdekje!?

Çuditërisht kur vritet një femër gjinia tjetër nuk e ngrit zërin njësoj sikur kur një femër bënë krim!? Bie fjala kur Aurona Pelaj para një viti patë perdorë dhunë ndaj një të moshuare në azilin e pleqve në Pejë, protestat ishin më të zëshme nga gjinia mashkullore!? Madje, pati edhe ngjitje pllakatesh kur kërkonin varje për Auronën – si të ishim shtet islamik i Iranit.

Unë i kuptoj disa shqiptarë kur ndodhin krime të rënda që kërkojnë dënime me vdekje, ashtu sikurse që i kuptoj disa kur kemi ngërç politik që e kërkojnë Enver Hoxhën! Mirëpo, nuk pajtohem me ta assesi. Zakonisht metodat e shpejta e sidomos metodat e dhunës për zgjidhje të problemit edhe pse janë dukur si zgjidhje efikase në fillim, në realitet i kanë ngjarë ortekut të borës i cili në brendi akumulon problem e kur të rrokullisët bënë hatanë.

Zakonisht ata që kërkojnë dënim me vdekje mendojnë se me vdekjen, ekzekutimin e kriminelit e shpërblejnë drejtësinë dhe i zbusin zemrat e familjarëve të viktimave. Ka të atillë që mendojnë se dënimet me vdekje janë masa parandaluese.

Statistikat kanë treguar të kundërtën, kudo në botë. Në SHBA nga 50 shtetet, në 28 shtete ekziston dënimi me vdekje. Në ato shtete ku ka ndëshkim me vdekje krimi është më i madh.

Çuditërisht ne kërkojmë të hymë në Europë! Në anën tjetër, të gjithë e dinë, madje edhe ata që kërkojnë dënim me vdekje së një ndër kushtet për të hyrë në BE është heqja e dënimit me vdekje.

Deri më sot ne Europë vetëm Bjellorusia ka dënim me vdekje. Nuk me çuditë ky shtet diktatorial sepse dënimi me vdekje deri më tani ka rezultuar si rezultat i një “kulture” të dhunës e jo zgjidhjes së dhunës.

Në një deklaratë publike në 2019, Këshilli Europian shprehej qartë kundër dënimit kapital, ose dënimit me vdekje.

“Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës kundërshtojnë me vendosmëri dënimin me vdekje në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat. Dënimi me vdekje është një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues në kundërshtim me të drejtën e jetës. Dënimi me vdekje do të thotë hakmarrje, jo drejtësi dhe heqja e tij kontribuon në forcimin e dinjitetit njerëzor.” - thuhej në deklaratë.

Jam kundër dënimi me vdekje për shumë arsye.

Ne vitin 2000 në Norvegji ndodhi nje krim i rëndë, i njohur si rasti i “Baneheia”. Dy vajza, njëra 10 vjeçare e tjetra 8 vjeçare u dhunuan dhe më vonë u mbytën. Për këtë krim të rëndë u dënuan Viggo Kristiansen, dhe Jan Helge Andreasen. Viggo Kristiansen u dënua me 21 vjet heqje lirie, e Andreasen me 16 vjet heqje lirie.

Kristiansen tërë kohën ishte ankuar se nuk ka të bëjë as me dhunim e as më vrasjet! Në tetor të vitit të kaluar, pra pas 22 vjetëve, me anë të DNA – dhe mobilit është vërtetuar se Viggo Kristansen ishte i pafajshëm, madje ai ishte edhe larg vendit ku ndodhi krimi grotesk.

Sikur, Norvegjia të kishte dënim me vdekje Viggo Kristiansen sot do ishte i vdekur.

Në ato shtete ku ka dënim me vdekje kemi plot vrasje të gabuara që njihen si vrasje juridike, prandaj jam kundër dënimit me vdekje.

Kosova është pjesë e Europës. Europa është bashkësi e vlerave dhe parimeve të përbashkëta të bazuara në Të Drejtat e Njeriut. Dënimi me vdekje është shkelje e Të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë të drejtën për jetë dhe të drejtën për të mos u nënshtruar torturës ose trajtimit të papërballueshëm.

Vetëm shteti i abuzon Të Drejtat e Njeriut. Krimineli duhet të ndëshkohet për krimin. Jam kundër shtetit hakmarrës që e imiton kriminelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat