Optimizmi dhe brenga simotra në Kosovën e pavarur

Opinione

Optimizmi dhe brenga simotra në Kosovën e pavarur

Nga: Dedë Preqi Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Dedë Preqi

Nuk jemi të veçantë, por sikur gjithë popujt tjerë liridashës, që i takojnë botës demokratike, ashtu edhe populli shqiptarë ka të drejtë të përpiqet që t’a gëzojë lirinë e vet dhe ta përjetojë atë në bazë të vullnetit dhe interesave të popullit dhe shtetit të vet, i cili popull përballoi kalvarin më ç’njerëzor dhe më mizor për të marrë fatin e vet në duart e veta.

Atij populli do ti ngjante gjithçka e pa pritur por edhe e përgaditur, të cilit i cënohen të drejtat më elementare të lirisë dhe veprimit demokratik, dhe ky popull gjatë gjithë rrugëtimit të vet historik, gjatë shumë vjetëve e shekujve gjithçka mund t’i ketë ngjarë, por kurrë nuk është epur dhe dorëzuar, për të drejtat dhe lirinë e vet.

Mirëpo, brengosjen gjithnjë e nxisin disa dukuri mbrenda nesh, të cilat çështje duhet analizuar me kujdes, dhe jo për t’i lënë si të tilla, apo nën hije, sepse liria e fjalës së drejtë dhe e shtypit është e lirë, dhe fjalës së drejtë dhe të sinqertë duhet ti besojmë në mënyrë që mos të biem lehtë viktimë e demagogjive politike dhe viktimë e shantazheve dhe të pa vërtetave.

Do bëhën shumë vjet dhe shumë shekuj, tani më shqiptarët janë kalitur dhe janë pjekur, edhe pse ndonjëherë nuk jemi në sjellje e vepra të pavarur dhe mund të ushqehemi ende lehtë me iluzione e gënjeshtra, që mund të na përvetësojnë shumë lehtë të tjerët përmes fjalëve të mëdha e më lëvdata të kota, deri aty ku, duke na sygjyruar që të ia ndryshojmë kahen dhe rrugën historisë tonë kombëtare.

Kjo gjë do na brengoste dhe do na kthente shumë mbrapa, dhe kjo do na gjasonte, sikur jemi akoma në ëndërrat e kaluara, që edhe sot e kësaj dite jetojmë në ato koncepte primitive, që na i imponuan pushtuesit e huaj turk e serb, dhe sot nuk dimë të kemi program të artikulluar, në veçanti një program të artikuluar kombëtar, kur demokracia na i krijon kushtet dhe mundësitë që të vendosim vet për vetëvetën, dhe në jetën politike e kulturore do hyjnë njerëz të këtij populli dhe të aftë me kuadro e profesione që e meritojnë besimin e popullit të vet.

A do të ishte brengosje dhe element i prekshëm shoqëror e njerëzor, kur menjëherë mbas luftës në krijimin e pushtetit të ri në Kosovë, skenës politike iu ngjitën dhe afruan njerëz të pa aftë e pa meritë, sikur të kishin ardhur prej viseve të egra malore, të cilët e ndërruan klimën politike sipas interesave përsonale, klanore e partiake, pa menduar fare për gjendjen e popullit apo mirëqenjën e tij, duke e shdërruar Kosovën, në një arenë krimi e korrupsioni, me çrast vendi jonë e muar « kaparin » dhe për 20 vite me radhë e muar të mbrapshtën.

Duke pasur parasysh përvojën të cilën na ka sjellë historija e jonë e dhimbshme dhe fatale, atëherë, ai i cili e ka ndërgjegjën kombëtare e njerëzore, jo vetëm ata të cilët dje ishin në frontet e luftës, por pa përjashtime që i takon këtij populli dhe kësaj toke dardane pa dallim, duhet të kemi kujdes dhe ta ruajmë popullin e këtij vendi dhe shërbimet tona t’ia afrojmë sipas nevojës.

Ndoshta, nga një këndvështrim të këtij besimi do ta fajësojmë edhe intelegjencen shqiptare në Kosovë, që do ti printe ASHK, dhe Rinia studentore, së cilës mund ti drejtohen vërejtjet nga gjitha anët, se pse ato heshtën në një formë, apo nuk dëgjohet sa duhet zëri i tyre, që të kërkohet denimi dhe kritika prej tyre, sepse aty buron mendimi dhe rrjedha e shëndoshë, që nuk do të lejonte të vazhdohet një praktikë politike e llojit të shëmtuar, duke e konsideruar se fuqia e kësaj intelegjence do ua ngushtonte rrethin dhe rrjetin keqbërësve dhe pushteteve të dobëta në këtë vend.

Përvojat e së kaluarës dhe ato më të freskëta, na kanë dhënë shumë mësime të hidhura, por edhe të nevojshme, që të mësojmë nga lloji i tyre dhe sot të kërkohet më shumë konstruktivitet, mirëkuptim, pajtim dhe marrëveshje në mes njëri-tjetrit dhe jo revanshe politike, të cilat janë në favor të kundërshtarit dhe armikut tonë Serbisë, e cila përveq tjerash çfarë i shkakëtoi popullit shqiptar, sot kërkon ripushtimin dhe ndarjen e Kosovës.

Diplomacia serbe nuk e ka pushuar aktivitetin e saj kundër shtetësisë së Kosovës, që pas luftës e këtej, duke e penguar inkuadrimin e saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, poashtu në masë të madhe, duke e penguar njohjen e pavarësisë së saj nga shumë shtete, por Kosovën, për fat të mirë e kanë njohur shumë vende dhe ndër ato më të fuqishme në rajon dhe botë.

Qëllimet e politikës serbe janë afat gjata dhe në të shumtën e rastëve kanë aplikuar konfuzione në mes të islamit dhe krishtenizmit shqiptar në Kosovë, përmes disa skenave të kulturës turke dhe arabeske, dhe për këtë çështje intelegjenca serbe ka punuar me vite për ti realizuar një gjë të tillë, që deri dikund ia ka arritë qëllimit përmes një grupi shërbëtorësh duke bërë përpjekje, që në emër të islamit burimor të bëhët shartimi i etno-identitetit kombëtar shqiptar me një identitet të ri të tipit islamo-arab, gjëja që identiteti ynë kombëtar ka elemente të përbashkëta me identitetin turko-arab.

Është e ditur se mbrenda besimit islam veprojnë mbi 70 sekte fetare dhe atyre besimeve i përkasin popuj me kultura të ndryshme, prandaj edhe shamija, ferexha, apo ndonjë element tjetër, nuk mund të konsiderohen si shenjë identiteti, siq po pretendohet edhe sot nga disa individ dhe struktura teologjiko- kosovare, përveq tjerash ta fusin edhe edukatën fetare në shkollat para-univesitare.

Kosova për herë të parë në historinë e vet me synimet e saja të drejta për të qenë komb i lirë dhe i dinjiteshëm nuk frikësohet nga hegjemonizmat rajonal dhe global, dhe si shtet laik e ka rrugën e saj të pa lëkundshme përmes Kushtetutës së saj, e cila i përfill të drejtat nacionale dhe fetare e të gjithë popujve mbrenda teritorit të vet, duke e pasë edhe përkrahjen e perëndimit në krye me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat