Kush ishte Dick Marty, misioni dhe prapaskenat!

Opinione

Kush ishte Dick Marty, misioni dhe prapaskenat!

Nga: Beqir Sina Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:19
Beqir Sina

Në moshën 78-vjeçare ndërroi jetë nga një “Atac Cardiac- Infrakt(shqip)” ish-senatori zviceran dhe prokurori Dick Marty. Duke u bazaar në praktikat e Beogradit, mbasi e “shtrydhin si limoni”, thonë : “ Më mirë si i vdekur, se sa i gjallë!”

Vdekja e DickMartyt, duket se lë një hendek të “pakalueshëm” në peizazhin e tij politik dhe juridik. Megjithse, disa politikan nga partia e tij në Zvicer, kantonin ku ai jetonte Ticinos, e kan quajtur Dick Martyn një personalitet i kalibrit më të lartë, që kishte fituar respekt dhe vlerësim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë viteve, megjithse si politikan dhe si prokuror ka qenë kontravers.

“Ai punoi pa u lodhur për një Zvicër të hapur, dinjitetin njerëzor dhe sundimin e ligjit”, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm Alain Berset, i cili mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit. Ish-kolegët e partisë së tij, shprehën ardhjenkeq të tyre për vdekjen dhe bënë homazhe.

"Marty ishte një referencë për integritetin, ashpërsinë dhe moralin e tij," shkroi në Twitter parlamentari zviceran nga Partia Radikale, Damien Cottier.

Dick Marty, ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu më parë si zëvendësprokuror publik, dhe më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.

I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011. Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.

Ish-prokurori zviceran Dick Marty e mbylli jetën duke e shkruar karejrën e tij politike dhe juridke në një libër: “Të vërtetat e pavlera: Refleksionet e një magjistrati nën përcjellje" botuar nga shtepia botuese "Edizioni Casagrande" në Zvicer.

Ky libër u botua një muaj më parë se ai të vdiste (më 14 nëntor 2023,) dhe do të mbetet libri i tij më i fundi, libër ky që “skenon” veten e tij si një ish-senator dhe ish prokuror, edhe një vështrim prapa në krizat ekonomike, dhe politike që kanë goditur Zvicrën.

Dick Marty, u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008.

Ai doli në pension në vitin 2011.

Në emër të Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut , ai hetoi burgjet sekrete të CIA-s në Evropë, duke publikuar një raport në vitin 2006 që thoshte se 14 vende kishin bashkëpunuar me SHBA-në në një "rrjetën e merimangës" të abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Marty shkruan në librin e tij“Të vërtetat e pavlera: Refleksionet e një magjistrati nën përcjellje" se vende të tjera, përfshirë Zvicrën, ishin përfshirë në mënyrë aktive ose pasive në ndalimin ose transferimin e personave të panjohur.

Si dihet ai në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Raport ky të cilin ai ka thënë e ka bazura në të dhëna të shkruara më parë në librin e Karla Del Pontes .

Mirëpo, Pse serbët e donin të vrarë Dick Marty-n?

Për të njëjtën arsye që në vitin 1999, kur serbët u dëshmua se ata vranë 6 të rinj serbë në një kafene në “Panda Caffe” në Pejë. Pra duket se kjo është politika serbe për të fajësuar shqiptarët dhe për të justifikuar gjenocidin ndaj shqiptarëve.

A ishte ai një "limon i shtrydhur" i propagandës serbe?

Dick Marty, i cili dyshohej se ka qenë një spiun serbo-rus, pasi i dha fund fiksionit të tij antishqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për gjoja atë se UÇK-ja, ka marrë organet e serbëve, në atë që është quajtur “Shtëpia e Verdhë”, me sa duket së fundi përfundoi si "limon i shtrydhur”, i agjenturave sekrete dhe propagandës serbo-ruse, kur atë e futën në “rethin e kuq” të politikës serbe tani : “ Më mirë si i vdekur, se sa i gjallë!”

Ndryshe, nga ai çfarë tha, deri tani asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk është akuzuar për marrjen e organeve të civilëve serbë, edhe pse në bazë të kësaj gënjeshtre janë themeluar edhe Dhomat e Specializuara për Gjykimin e Ushtarëve të UÇK-së, për krime të supozuara ndaj serbëve.

Prandaj, edhe avokati i Hashim Thaçit avokati Gregory Keohe, në fillim të gjyqit të klinetit të tij pyeti prokurorin:

“Ku janë akuzat për vjedhjen e organeve të njeriut dhe historia e “Shtëpisë së Verdhë” që u shfaq aq shumë, në nxitjen e krijimit të kësaj gjykate, duke ndjekur siç e dimë të gjithë gjysmën e faqes dramatike të librit të Carla Pontes, e cila u pasua më pas nga raporti i Dik Martit?

”Nëse për ta do të ishte një momentum i caktuar për të fituar ndonjë poen politike, mendoj që një gjë e tillë nuk do të përjashtohej edhe kur tentohej. Këto kanë qenë praktika të mëhershme që edhe jorrallë herë janë përdorë”. ka thënë Kehoe.

Dick Marty ka pohuar se : “Shërbimet serbe donin të më vrisnin dhe fajin t`ua linin vrasjen shqiptarëve”

Serbia , me anë agjentuarave të saj sekrete të lidhura dhe të subencionuar nga shteti, pra nga vet Beogradi, agjentve të tyre nga UDB-ja, BIA, dhe OZNA, kan vepruar me “likudimet” e disa politikanëve, osę edhe agjjenteve të tyre edhe jashtë serbisë, si në Gjermani, Zvicër, Belgjik, Francë, itali, SHBA dhe Kanada. Por ata ashtu kan vepruar edhe me diasporën shqiptare, ate kroate dhe ne ndonje rast, te veçant edhe likudimin nuk kan kursyer edhe ndonje serbë. Vetëm e vetëm për krijuar ndonjë alibi të re për krimet, gjenocidin dhe agresionet e përgjakëshme të Serbisë kundër popujve jo serbë, në fundin e shekullit të kaluar.

Rusia dhe Serbia me këto likudime e kanë gjetur “heroin” e tyre, por kan gjetur edhe “armikun” e tyre. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinte dhe e kishte mësuar në Zvicër, ish-prokurori zviceran dhe i ashtuquajturi ‘gjuetari mafioz’ Dick Marty.

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket erdhi nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët kanë kërkuar nga bota e krimit, vrasësit profesionistë, për të më likuiduar thjesht, dhe për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Focus), në Zvicër pati zbuluar se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty, ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, të paktën kështu shkruajtën mediat zvicerane.

Senatori zviceran Dick Marty

Përkundër zemërimit të vëzhguesve perëndimorë dhe triumfalizmit gati histerik në Beograd, aksioni ushtarak(sulmet - bombardimet 78 ditore të Natos dhe SHBA) kundër ushtrisë së Millosheviqit dhe caqeve të tyre në Kosovo, në vitin 1999, u provokuan nga krime të mirëdokumentuara, dhe filluan kur të paktën më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare të Kosovës ishte dëbuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa mbi 10,000 ishin vrarë, thuhej athere.

Numërimi përfundimtar i trupave të vrarë në Kosovë, zyrtarisht nga organizatat presitigjoze ndërkombëtare, të nxjerra pas luftës është më shumë se 13,000 viktima, që janë identifikuar me emra. Edhe 1800 shqiptar të Kosovës janë ende të shpallur si të zhdukur,. Janë mirëdokumentuar mbi 10 maskara, ndërkohë që pas luftës në Serbi, janë zbuluar dhjetra varreza masive. Mirëpo as Raporti i “dyshimitë” i Dick Martyt, nuk qe se kishte ndonjë informacion të ri që mund të ndryshote apo në ndonjë mënyrë t'i zbusë këto fakte.

Edhe nëse Marti do të ishte në gjendje të provojë akuzat më të këqija të tij kundër Thaçit dhe anëtarëve të UÇK-së gjë që ngeli aspak e qartë në atë pikë, që ai përgatiti edhe në atë raportin “famëkeq” sa ishte gjallë, ai kur sesi nuk do të mund të i fshinte krimet e kryera nga forcat e Millosheviqit.

Dhe, më e rëndësishmja, është se Rapport I tij "Raporti Dick Marty", nuk mundet të minon arsyet e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, dhe luftën e UÇK-së për liri.

Pra me vdekjen e tij, tani duket se se ka “vdekur” edhe ai Rapporti i vitit 2010, Raporti Dick Marty, mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë. Raport(dëshmi osę akuzë) i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).( Ps: për mendimin tim tani pas vdekjes së Dick Martyt ata edhe duhet të lirohen, nga çdo akuzë ngase nuk është më gjallë ai që e sajoj dhe duhet ta mbrojë atë Raportin për Dhomat e Specializuara për Gjykimin e Ushtarëve të UÇK-së.

Dick Marty, vidiq në moshën 78 vjeçare ( me një koicidencë numerike 78-ën, me dy numërat e sulmeve të pandaluara 78 ditore të bombardimeve të SHBA, dhe Natos, 24 mars -12 qershor 1999, që i dhanë fund edhe luftës në Kosovë .

Dick Marty, la pas vetes la një “turp”, la një raport të publikuar në vitin 2010 mbi të cilin ishin themeluar edhe Dhomat e Specializuara për Gjykimin e Ushtarëve të UÇK-së, për krime të supozuara ndaj serbëve. mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë.

Ai duke e vënë vetën komplet të fiksionit e tij antishqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të “stopuar”: Shpalljen e Pavarërsisë së Kosovës, të cilën ai e kishte quajtur “të shpejtuar” veçse dëmtojë imazhin e tij.

Ngaqë së fundi ish prokurori “ifamshëm” zviceran Dick Marty, nuk “rezultoi” ashtu si e donin serbët, dhe natyrisht përfundoi si "limon i shtrydhur”, i agjenturave sekrete dhe propagandës serbo-ruse. Për deri sa dhe ai u fut në “rethin e kuq” të Serbisë “ Më mirë si i vdekur se sa i gjallë!”.

Megjithëse, shkaku i vdekjes së Dik Martit, nga shtypi zviceran thuhet se është “attac cardiac”, disa media po shkruajn se shkaku i “vertet” i vdekjes së Dik Martit, nuk është u “zbuluar” ende dhe nuk po bëhet publik, raporti mjeksor.

Madje për Dick Martyn ende nuk ka ndonjë të dhënë se kush ishte gruaja e Dick Martyt, ngase thuhet se ai mbante detaje diskrete për gruan e tij, duke e bërë të panjohur me kë ishte i martuar.

Po ashtu ende nuk dihet dhe se cilët janë fëmijët e Dik Martit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat