Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Opinione

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 1 janar 2024 Në ora: 20:41
Ilustrim

Z.  të lartnderuar Edi Rama,

Duke u bazuar në Kushtetutën dhe në ligjet përkatëse të Shqipërisë dhe në të drejtën publike ndërkombëtare; në Kartën e Kombeve të Bashkuara për respektimin dhe për zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe në obligimet dhe në përgjegjësitë e Shqipërisë ndaj OKB-së; ndaj NATO-s dhe ndaj OSBE-së,  Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më  1 janar 2024, miratoi këtë:

Kërkesë të Hapur Publike  për Zbardhjen e Vrasjes së Heronjve të Kosovës, Gjeneralmajor Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj (9 maj 1998)

Duke qenë se,  që nga vrasja e këtyre heronjve, tanimë kanë kaluar 26 vjet (1998-2024) e deri më sot gjykatat përkatëse të Shqipërisë nuk kanë dhënë kurrfarë verdikti të formës së prerë se si dhe, për çfarë u vranë këta dy hernj të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, e konsiderojmë të drejtë, që Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama  në bazë të kompetencave dhe  të autorizimeve të tij ligjore dhe kushtetuese në përputhje me të drejtën humanitare ndërkombëtare të urdhërojë Prokurorinë e shtetit, që të hetojë këtë rast makmabër, në mënyrë që dorasit t’i sjellë në bankën e zezë gjyqësore.

Z. Kryeministër Rama,

Unanimisht konsiderojmë se murkullimi (vënia kapak) 26-vjeçar i këtij atentati terrorist ndaj Ilir Konushevcit dhe Hazir Maljat (9 maj 1998), është padrejtësi, që nuk i bën nder as UÇK-së, as rendit demokratik e paqësor në Shqipëri e as europianizimit të saj si shtet i së drejtës  dhe i barazisë  për të gjithë qytetarët e saj.

Konsiderojmë se  flijimi i këtyre heronjve për lirinë e Kosovës ka prekur  sado pak ndërgjegjën e juaj etike, humane dhe patriotike, që postmortem, të paktën t’i thoni ca fjalë kundër padrejtësisë së heshtur 26-vjeçare, që u është bërë këtyre heronjve shqiptarë, të cilët nuk kursyen jetët e tyre, që ne sot, të jetojmë në liri.

Kjo kërkesë i drejtohet jo vetëm Kryeministri Edi Rama, por të gjithë atyre shtetarëve , që  në shpirt dhe në zemër e kanë LIRINË, DREJTËSINË dhe HUMANIZMIN, jetojnë, luftojnë dhe sakrifikojnë për këto vlera universale të përbotshme të njerëzimit, JO atyre që i shkelin, i përbuzin dhe i djegin në zjarrin dhe në flakën padrejtësisë së tyre.

Ndaj, z. Kryeministër i lartnderuar Rama, tani e keni fjalën kryesore dhe vendimtare historike, ligjore, kombëtare e shtetërore, që t’i thonë JO  korrupsionit, krimit dhe PADREJTËSISË 26-VJEÇARE ndaj heronjve të Kosovës, Ilir (Halit) Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, të vrarë më 9 maj 1998 në Miliskaj të Tropojës.

Sa më sipër, edhe ne si  humanistë, pedagogë, shkrimtarë, poetë dhe akademikë, kemi të drejtë dhe për detyrë, që ndër të parët ta ngremë zërin për mbrojtjen e drejtësisë dhe të së vërtetës. Të paktën, edhe postmortem për heronjtë dhe për dëshmorët-vlerat e luftës së UÇK-së, siç janë Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj,

Meqë jemi pjesë e Europës së integruar Perëndimore, atëherë të silleimi, të veprojmë dhe t’i zbatojmë ligjet dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, edhe në rastin konkret (post mortem, 26 më pas), të fillojë procedura gjyqësore për  hetimin dhe zbardhjen e vrasjes politike të Gjeneralmajorit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.

Fundja,  zbardhja  dhe mbrojtja e së vërtetës është edhe MISIONI dhe PARIMI PARËSOR i HUMANIZMIT dhe i SHKENCËS.

Akademia   Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Nju-Jork, më 1 janar 2023.

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra (kryetar)

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni (nënkryetar)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat