Personazhi i vitit 2023 është Xhelal Sveçla

Opinione

Personazhi i vitit 2023 është Xhelal Sveçla

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 janar 2024 Në ora: 14:33
Xhelal Sveçla

Në fillim të emërimit të tij, të paktë ishin ata që besonin e shumë ata që dyshonin tek Xhelal Sveçla, duke përfshirë edhe vetën time. Si asnjë ministër tjetër i brendshëm, Xhelal Sveçla ka arritur suksese të mëdha, aq sa të mbledhësh të gjithë tjerët bashkë nuk ia kalojnë dot për nga rezultatet. Pikërisht rezultatet kanë acaruar shumë Aleksandër Vuçiqin që si me askënd tjetër është marrë me ministrin e brendshëm, shpesh edhe duke e kërcënuar.

Në rastin e Banjskës, pastaj pas fillimit të patrullimi në vijën kufitare përgjatë Liqenit të Ujmanit me propagandën se “shqiptarët po tentojnë në heshtje ta pushtojnë veriun e Kosovës”. Edhe tentativa e Vuciqit për të vizituar Kosovën pa leje nuk ndodhi fal vendosmërisë se Sveçlës çka e kishte paralajmëruar se do të arrestohej.

Ministri Sveçla me këtë rast e kishte paralajmëruar Vuçiqin se ka dy rrugë: Ajo legale e cila kërkon leje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo ajo ilegale pa leje e cila do ta çonte Vuçiq në arrestim nga Policia e Kosovës.

“Për me leje, te kryeministri, për pa leje te unë, kaq”, ka deklaruar Sveçla. Vuçiqi u tërhoq nga paralajmërimi për vizitë. Rasti më i veçantë është i 24 shtatorit në Basnjë, fal vendosmërisë, profesionalizmit të policisë u paralajmëruar plani shovenist për aneksim të veriut. Si dhe, u zhvesh Serbia nga maska e çka e tërboi edhe më shumë Vuçiqin.

Gjatë gjithë vitit ministri Sveçla ka ndikuar në shtrirjen e sovranitetit atje, ka luftuar bandat, veprimtaritë ilegale si dhe ka çliruar frikën që mbizotëronte tek popullata në veri nga bandat. Për këto arsye, pa dyshim Xhelal Sveçla meriton të jetë njeriu i vitit 2023 në Kosovë, ka bërë atë që askush nuk ka arritur ta bënte para tij për më shumë se 20 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat