Sanduloviç të jetojë në Kosovë, Vuçiqi si Putini e Millosheviqi, burgos dhe vret kundërshtarët

Opinione

Sanduloviç të jetojë në Kosovë, Vuçiqi si Putini e Millosheviqi, burgos dhe vret kundërshtarët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 janar 2024 Në ora: 20:18
Nikola Sanduloviq

Të gjithë ata që besonin se Vuçiqi është modern dhe politikan evropian duhet të ndjehen të turpëruar pas ngjarjeve të fundit e që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve në Serbi si dhe dhunën ndaj opozitarit Nikola Sanduloviç.

I dhunuar nga bandat shtetërore me urdhër të Vuçiqit e të udhëhequr nga Radoiçiqi vetëm se lideri i Partisë Republikane Serbe kishte bëre homazhe në Prekaz nga ku kishte kërkuar falje për krimet serbe, dëshmon më së miri se nga kush udhëhiqet shteti serb.

Dhuna ndaj Sanduloviçit ishte aq e rëndë sa disa herë i kishte rënë të fikët, kriminelët e BIA-s, konkretisht pesëmbëdhjetë persona të maskuar e rrahën brutalisht për katër orë, me çka i shkaktuan dëme deri sa i është hequr pjesa e djathtë e trupit.

Sipas avokatit, ata edhe e kanë filmuar teksa po e rrihnin, me çka iu bë e ditur të gjithë atyre që nuk e mbështesin Vuçiqin se çfarë i pret.

I frymëzuar nga Putini dhe Millosheviqi, Vuçiqi po kërcënon, rrah dhe shantazhon këdo që e kundërshton, kushdo që mundohet ta thotë të vërtetën e pëson keq.

Një shtet i tërë është në duart e kriminelëve në krye me Vuçiqin, edhe gjykatat janë nënshtruar në shërbim të pasardhësit të kasapit të Ballkanit.

Shtetet e BE që janë duke e ledhatuar vazhdimisht Serbinë të hapin sytë e të kuptojnë se para tyre është një kriminel i etur për gjak. Serbia nuk ka ndryshuar, është ajo e Millosheviqit, rasti i Sanduloviqit dëshmon më së miri këtë gjë, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë i fuqishëm.

Me Vuçiqin në pushtet e me Radoiçiqin në krye të regjimit famëkeq të BIA-s dhe terroristëve të financuar nga shteti, e vështirë të ketë marrëveshje, përmirësim të raporteve me Kosovën. Vetëm Rusia dhe Edi Rama nuk e dënuan këtë rast, duke i qëndruar fuqishëm në mbështetje Vuçiqit, për vetë serbët dhe rajonin, çdo ditë e qëndrimit të Vuçiqit në pushtet është e rrezikshme, siç është edhe ajo e Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat