Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar

Opinione

Lufta me Serbinë nuk ka përfunduar

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 7 janar 2024 Në ora: 06:48
Hasan Dakaj

Ne jemi ende në luftë me Serbinë. Kush nuk e kupton këtë, gabon rëndë dhe mund ta pësojë, sidomos ata që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rasti më i ri, është arrestimi i ish ushtarit të UÇK, që e vërteton këtë.

Në Serbi arrestojnë edhe pa qenë fare në UÇK, e lëre më kur edhe ka qenë. Kjo do duhet të jetë në mendjen e secilit ushtar të UÇK dhe të mos bien pre të hyjnë në Serbi.

Me Serbinë kurrë nuk ka besë, edhe sikur të njohë Pavarësinë e Kosovës, ajo do të vazhdojë të arrestojë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shih për këtë, unë pajtoj plotësisht me deklartatën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, i cili duke e kritikuar Dakajn për kalimin e tij nga Serbia, u shpreh se nuk mund t’i ndihmojnë, pasi Organizata e Veteranëve të Luftës nuk kërkon asgjë nga armiku.

Vërtet nuk kërkohet ndihmë, as lëmoshë e asgjë tjetër prej armikut, prej atij që na ka vrarë në vendin tonë. Sidomos ata që kanë qenë të uniformuar gjatë luftës në Kosovë, nuk bën assesi të hyjnë e të udhëtojnë nëpërmjet Serbisë.

Nuk është nevoja as të thërriten ndërkombëtarët e as MPJD për ndërhyrje, sepse ka rrugë të tjerë për të shkuar në perëndim e kudo qoftë. Kësaj i thonë: Po shkon cjapi te kasapi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat