Thirrje ministrit Sveçla: Pezulloje menjëherë zv. drejtorin Jankoviq, e paraqiti Brezovicën pjesë të Serbisë

Opinione

Thirrje ministrit Sveçla: Pezulloje menjëherë zv. drejtorin Jankoviq, e paraqiti Brezovicën pjesë të Serbisë

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:13
Autori Faton Mehmeti

Pavarësisht se kanë filluar të vetëdijesohen, fatkeqësisht ende ka serbë në nivele të larta të shtetit të Kosovës që nuk e njohin shtetin, përkatësisht Kosovën e paraqesin si pjesë të Serbisë.

Rast konkret dhe mjaft shqetësues ka ndodhur së fundi me hiç më pak se zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili edhe pse tash e 23 vjet është pjesë e institucionit kryesor të sigurisë, nuk e njeh realitetin.

Në profilin e tij në Facebook, Jankoviq e ka të shkruar që jeton në Brezovicë, fshat i komunës së Shtërpcës. Por, Brezovicën ai e paraqet si pjesë të Serbisë. Ky skandal nuk duhet të mbetët në heshtje, me ministrin Sveçla që duhet të reagojë sa më parë.

Nuk është rast i parë që serbët sfidojnë realitetin në shërbim të propagandës së Vuçiqit dhe argatëve të tij në Kosovë. Fillimisht Jankoviq duhet të suspendohet derisa atë kryhen hetimet për rastin, nëse veprimet e tija janë të qëllimshme dhe në funksion të propagandës së Vuçiqit të shkarkohet menjëherë.

Kështu që, ministri i brendshëm mos t'i mbyll sytë para këtij skandali që shkaktohet nga numri dy i policisë. Brezovica s’mund të jetë në asnjë mënyrë pjesë e Serbisë, kjo marrëzi mund të thuhet vetëm nga ata që janë ose të shtyrë ose e kanë bindje nga propaganda fashiste e atyre që Kosovën e shohin edhe në ëndrra. Gjithsesi, reagimi jo vetëm ndaj Jankoviqit por edhe kujtdo që e sfidon shtetin nga i cili paguhet nuk duhet të tolerohet në asnjë rast.

Pres që reagimi i ministrit Sveçla të jetë konform forcës së ligjit, ndryshe tolerimet shndërrohen në rutinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat