Kush është meritor për liberalizimin e vizave: Albini, Hashimi, Isa apo Ramushi?!

Opinione

Kush është meritor për liberalizimin e vizave: Albini, Hashimi, Isa apo Ramushi?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 janar 2024 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Liberalizimi i vizave ndodhi që nga 1 janari i këtij viti. Jemi ende në javën e dytë të udhëtimit pa viza. Liderët e partive politike e kanë përdorur liberalizimin për poenë politikë. Të kujtojmë se i pari ishte Hashim Thaçi që premtonte që në 2010 liberalizimin, dhe në vazhdimësi e kanë përdorur edhe të tjerët si kartë krediti para elektoratit. Me shampanjë e festa të ndryshme për më shumë se një dekadë disa herë është festuar liberalizimi, aq naiv ishin sa hamendësonin se "vizat janë heq pardje", derisa e vërteta ishte ndryshe.

Nga 95 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian, për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, ishin dy nga ato që qeveritë e kaluara nuk mund të përmbushnin. Pas shumë presioneve u arrit ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mirëpo problem kishte mbetur luftimi i korrupsionit dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit.

Një reagim i kryeministrit Albin Kurti për liberalizim të vizave,  duke theksuar se edhe pse nuk e ka pasur liberalizimin në listën e premtimeve, megjithatë e realizoi gjatë mandatit të tij, duket se i ka prekur shumë Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin e që akuzuan Kurtin se nuk ka asnjë meritë, pasi  kryeministri ishte ai që gjatë kohës në opozitë kishte bllokuar procesin e liberalizimit të vizave.

E vërteta është ndryshe e që indirekt e pranojnë si  Isa edhe Luta, pa plotësimin e  dy kritereve nuk mund të ndodhte liberalizimi.

Të dy kriteret opozita e sotme-dikur në qeveri s’mund të përmbushte dot pasi sistemi i drejtësisë ishte në duart e tyre dhe luftimi i korrupsionin nënkuptonte luftimin e vetës. Andaj, Kurti ka bërë aq sa ka mundur në plotësimin e dy kritereve, reformat në drejtësi dhe aksionet si rasti " Brezovica", " Vilat", "Subvencionet",  etj, janë dëshmi për një gjë të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat