A është kthyer një pjesë e botës shqiptare për së prapthi?!

Opinione

A është kthyer një pjesë e botës shqiptare për së prapthi?!

Nga: Hafiz Shala Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:59
Autori Hafiz Shala

Përderisa serbi Nikolla Sandulloviq bën homazhe para varrezave të Jasharajve, vendos lule pranë varrit të vogëlushes, përkulet dhe kërkon falje publike për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama fatkeqësisht Kryeministër i shtetit Shqiptar, jo qe nuk e bën këtë, por përqafohet vëllazërisht më kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Që nga 3 janari kur Kryetari i Partisë Republikane Serbe Nikolla Sandulloviq u rrah brutalisht dhe u helmua për ta likuiduar edhe fizikisht nga sigurimi serb, bota demokratike, humane e civilizuese reagoi në mënyrën e tyre ashtu siç e përjetuan.

Pra reaguan gati të gjithë përpos Evropës, e cila jo zyrtarisht apo me tone buta sa për sy e faqe tha diçka apo nuk tha asgjë ndaj një shteti autoritar më një udhëheqës tiran i cili, i mbështetur nga Rusia Putiniane, duke u ndier superior dhe i pa thyeshëm, ushtron terror ndaj atyre të cilët duan ta thonë të vërtetën brenda shtetit serb për gjithë atë që ky shtet ka ushtruar ndaj popullit shqiptar të Dardanisë dhe atyre në ish Jugosllavi si shkaktare e katër luftërave.

Nuk u reague seriozisht dhe vendosmërisht ndaj sulmit terrorist ndaj një shteti sovran e demokratik me 24 shtator edhe në prezencën e forcave paqeruajtëse të KFOR-t, tani, fillon t’i terrorizon qytetarët të cilët nuk mund të jetojnë me damkën e një shteti gjenocidal të cilin bota demokratike e demonizon me të drejtë.

Bashkësia Ndërkombëtare, nuk mori masa ndëshkuese ashtu siç padrejtësisht ndërmori ndaj shtetit të Dardanisë të cilat ende qëndrojnë duke e shantazhuar e kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit të cilat, Kryeministri Kurti parimisht i pranojë dhe ofroi neëshkrimin, përderisa homologu i tij Aleksandër Vuçiq, edhe pse delarativisht u pajtua për t’i refuzua se ai asgjë nuk ka nënshkruar.

Askush nuk ia tregoi kartonin e kuq, në të vërtetë është trimëruar aq shumë sa që edhe publikisht e kërcënon Republikën e Dardanisë me një sulm tjetër të radhës sipas urdhrave të Putinit i cili i ka ndezur turbinat drejtuar Ballkanit Perëndimor tani, fillimisht me Republikën Serbe për ta vazhduar pastaj në Dardani, Mal të Zi, duke e kontrolluar sipas tyre një pjesë të Ballkanit Perëndimor më shpresën se, zgjedhjet e ardhshme në SHBA do të përfundojnë në favorin e Rusisë-Serbisë me zgjedhjen e ish Presidentit Donald Trump.

Trump para një jave kishte 34 aktakuza në ndërkohë iu bashkëngjiten edhe 6 tjera, gjithsej 40 nga ato, posaçërisht aktakuza rreth kryengritjes se 6 janarit të vitit 2021 ku me direktivat dhe kontrollin e tij si President, sulmoi tempullin e demokracisë Capitoll Hillin për t’ua pa mundësuar anëtarëve të Kongresit që ta shpallin fituesin legal të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoj Presidenti aktual Joe Biden.

Zgjedhja eventuale e Donald Trump për President, së pari është rrezik për Amerikën, botën, Evropën me theks të veçant për Dardaninë i cili ishte i gatshëm ta ndante pjesën veriore bashkë me Richard Grenel i cili fshehur figuron në listën e pagave të Serbisë të cilit, nëse e realizon planin e aneksimit të veriut, Serbia i premton se do të jetë njëri ndër aksionarët kryesor të minierës Trepça. Ja, sa larg shkon Serbia.

Shpreson në zgjedhjet e ardhshme në Evropë ku hipotetikisht mund të vijnë në pushtet përkrahësit e Putinit, ata të cilët nuk i vendosen sanksione siç është rasti me Kryeministrin hungarez nacionalistin Viktor Orban i cili sipas radhës ku Hungaria duhet ta drejtojë Unionin Evropian, deri në zgjedhje të Kryetarit të ri të Këshillit të Evropës pas largimit të Charls Michel, mundët ta udhëheq përkohësisht, pra në të njëjtën kohë edhe Kryesues i Këshillit të Evropës sipas radhës, në mungesë të personit të zgjedhur në ketë post, të cilin Serbia me mjeshtri do ta shfrytëzoj.

Vizita e Sekretarit të Britanisë së MadheDavid Cameron Republikës së Dardanisë me 4 janar, është quajtur me të drejtë dhe është vizitë historike në kohën dhe momentin e duhur kur, Serbia i ka ngritur puplat si bibani më kërcënime, nënçmime e poshtërime ndaj Bashkimit Evropian bile edhe ndaj SHBA-ve të cilët, duke deshtë që ujkut ta mveshin me lëkurën e qengjit, sadopak “t’ia ndërrojnë mendjen” për ta kthyer kah Evropa duke i dhuruar beneficione jo vetëm materiale por edhe politike për t’u bërë pjesë e BE-së siç po mendojnë t’i anëtarësojnë në bllok të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku Serbia megjithatë do ta ketë primatin.

Më atë rast, kufijtë do të jenë çështje formale ndërsa lëvizjet e mallrave dhë të njerëzëve do të jetë po thuajse pa kurrëfar kontrolli dhe kështu Serbia në ato rrethana “paqe e bashkëpunimi”, do t’i zbatoj politikat e sajë ekspanzioniste në dëm të tokave shqiptare.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit Britanik David Cameron gjatë vizitës së tij “befasuese e urgjente” ishte njëra ndër deklaratat më fuqishme për shtetin e Dardanisë e thënë ndonjëherë më parë i cili, në mënyrë të prerë u deklarua se, në do ta përkrahim Republikën e Dardanisë (Kosovës), ekonomikisht, ushtarskisht më armatim dhe me prezencën ushtarake momentalishtë forcat të cilat e kontrollojnë kufirin verior tokësor, Dardani-Serbi.

Deklarata e tij drejtuar Serbisë, është shumë serioze dhe e pa luhatshme që lenë me kuptua se Britania e Madhe është më Dardaninë, deklaratë të cilën deri më tani ende nuk e kemi dëgjuar nga asnjë shtet.

Me 3 janar brutalisht u rrahë Sandulloviq, më 4 janar, Cameron viziton Dardaninë. Serbia e diktatorit Vuçiq e ka akuzua Sandulloviqin “si agjent i Shërbimit Inteligjent Britanik”. Sa është e vërtetë është vështirë të thuhet por, ndodhitë e “rastësishme” të këtyre dy datave, disi lënë të nënkuptohet se megjithatë diçka mund të jetë e përafërt.

Një përkrahje kaq e fuqishme, ekonomike, politike, diplomatike e ushtarake nga një shtet i fuqishëm evropian ani pse jo edhe në Unionin Evropian, është shpresëdhënëse për popullin dhe Republikën e Dardanisë.

Një përkrahje të këtillë e kemi tani edhe nga një shtet mik i fuqishëm Turqia që nënkupton se Dardania, përpos SHBA-ve nuk është pa aleat të fuqishëm.

Kjo, nuk nënkupton se duhet të rrimë të qetë dhe të papërgatitur por syçelë e të gatshem për çdo lloj sfide që tani, nuk mund të themi se është befasuese duke i pasur parasysh kërcënimet e Serbisë.

T’ia përkujtojmë opinionit të gjerë se, në kuadër të forcave të NATO-s në vitin 1999, vetëm Britania e Madhe ka pranuar t’i dërgojë 50.000 trupa nga forcat tokësore si ndër më të specializuarat në bazë të përvojave me përballje të natyrave të në Irlandën Veriore.

Jam shumë i bindur se Serbia e ka marrë këtë mesazh me seriozitetin më të lartë sepse, anglezet edhe në vitin ‘99 nuk kanë komunikuar me Serbinë por kanë zbatuar politikë urdhrash pa komente e diskutime.

Kryeministrit Shqiptar iu ka “shurdhëruar pipi”.

Nuk reagoi rreth rastit të Sandulloviqit sepse nuk ka marrë leje nga Vuqiqi por, për t’u treguar besnik ndaj vëllazërisë së tyre dhe veprimeve diktatoriale e autoritare, ky, urdhërojë Parlamentin e SPAK-un, duke e vërë nën arrest shtëpiak ish Presidentin, ish Kryeministrin e Shtetit Shqiptar, Liderin Historik e shpirtëror dhe themeluesin e Partisë Demokratike e cila e përdhosi sistemin diktatorial socialist të Enver Hoxhës i pasuar tani nga pasardhësi i tij i denjë, Edvin Kristaq Rama.

Kristaqi, u vendosur në ballë të Kolonës së 5-të për ta shkatërrua Shtetin Shqiptar, udhëheqjen aktuale të Republikës së Dardanisë e zgjedhur për herë të parë me mbi 51% me tentativë që, në bashkëpunim me opozitën dardane e cila, jo që nuk ndihmon bile kur është fjala në raportet më Serbinë, ata, fatkeqësisht rreshtohen në anën e Vuçiqit. Deklaratat sharlatane të disa udhëheqësve opozitar dhe të disa partive jo parlamentare se, Albin Kurti më zi po ua bënë serbëve në veriun e Mitrovicës se sa Millosheviqi shqiptarëve të Dardanisë që nga viti 1989 pas suprimimit të Autonomisë deri në pushtimin ushtarak në vitin 1999, duhet të jesh abnormal ose i krisur të deklarosh diçka të këtillë.

Populli thotë, o zot, jep aty ku nuk ka. Po, nuk me habit deklarata e një udhëheqësi të një partie i cili as një kombibus nuk mund ta mbushë më anëtar e po ashtu nga përfaqësues të partive opozitare, megjithatë nuk me befason sepse, ai i zbaton direktivat e Kristaqit pasi, para sa vite e nominoi bashkëshorten e tij për Ministre të Arsimit nga Dardania në Shqipëri. Tani, shtrohet pyetja edhe rreth financimit të të gjitha aktiviteteve rrugaqërore të kësaj partie jo parlamentare e cila as me dylbitë më të avansuara nuk do ta shohin Parlamentin e Republikës së Dardanisë. Kjo parti minore me gjithë fuqinë e vockël që e ka, proklamon idenë e korrigjimit të kufijve duke i dhuruar Serbisë “dhuratën e 17 fshatrave” nga ish krimineli dhe terrorizuesi i shqiptarëve të viteve 1956 Aleksandër Rankoviq i njohur si aksion i armeve ndaj shqiptarëve të cilët u detyruan të largohen nga Dardania ose të bëjnë vetëvrasje duke mos iu qëndruar veprimet brutale duke e blerë armen e vetë deri në shtat here.

Opozita e çoroditur, e shitur dhe e frikësuar nga pushteti aktual i cili si asnjëherë më parë po e shtrinë autoritetin shtetëror në tërë territorin pra në veri, po e lufton krimin, korrupsionin dhe pasurimin enorm të jashtëligjshëm, duke e arrestuar çdo ditë keqpërdorues të detyrave zyrtare, thjeshtë i neglizhon, pengon dhe dezinformon opinionin se si kjo Qeveri e ky pushtet “ka dështua”.

Së pari herë në veri frymohet shqip, ndërsa tërë brenga e opozitës hajdute është se, se shpejti “do t’iu luan harusha me def” edhe në oborrin e tyre.

Kërkesa e tyre për zgjedhje gjoja të parakohshme, është simptomë i frikës dhe panikës së se shpejti do ta kenë fatin e atyre të cilët për çdo ditë po arrestohen, burgosën dhe dënohen. Prandaj, deklaratat për zgjedhje të parakohshme janë më tepër për ta mbajtur elektoratin gjallë duke i mashtruar se ata “do ta marrin pushtetin”. Do të përjetojnë fiasko sepse për të sjellë rend, ligj e drejtësi në luftimin e këtyre dukurive negative, duhet të jesh i pastër, i vendosur, i dijeshëm dhe i guximshëm. Këtë, opozita dhe udhëheqësi i Kolonës së 5-stë Edvin Kristaq Rama si bashkëpunëtor të Serbisë, nuk e kanë.

Populli, megjithatë është ai i cili do ta thotë fjalën e fundit e ajo sigurisht nuk do të jetë në favorin e klanit e përbashkët ndërshtetëror opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat