Pse po bëhët aq zhurmë për mbrojtjen e vetëvetës

Opinione

Pse po bëhët aq zhurmë për mbrojtjen e vetëvetës

Nga: Dedë Preqi Më: 14 janar 2024 Në ora: 21:27
Dedë Preqi

Nuk do ta lozim rrolin e propagandës së Serbisë, që të identifikohemi sa armë marrim apo blejmë në një vend tjetër dhe çfarë armësh importojmë në vemdin tonë, këto çështje duhet të jenë konfendinciale dhe çështje e Armatës së Kosovës(FSK) dhe jo çështe publike, që të debatohet nga gjitha anët, kur diçka e tillë është çështje dhe fshehtësi e një shteti.

Sa e sa debate u bënë për dronët që i sjellën nga Turqia në Kosovë, dhe u debatua disa ditë me radhë në mediumet dhe televizionet tona, por adhe në të huajat e në veçanti në ato të Serbisë, e cila e ka ushqim dhe shkas një vëzhgim të tillë, për t’a luajtur rrolin e viktimës se Kosova, po përgaditet vetë për luftë, dhe jo Serbia.

Paisja e Kosovës me raketa «Javelin » nga SHBA-të, jo që ia ndalën turin Serbisë, por asaj edhe më shumë ia shtuan apetitin, që të paiset me armë edhe më të rënda dhe më moderne, sepse qëllimet e saj janë të njohura deri mëtani dhe në këtë rast raketat « Javelin » ia futën frikën në palcë.

Dhe paisja e Kosovës, me këto armë, qofshin nga SHBA, apo ndonjë vend tjetër, nuk do të thotë se vendi jonë ka qëllime të nxisë konflikte apo luftë ndërfqinjësore, ashtu sikur organizohet dhe po armatoset Serbia, por qëllimi i vendit tonë është vetëm që të mbrohet nga ndonjë agresor i mundshëm, duke i krijuar kushte vetëvetës për vetëmbrojtje.

Vlenë të diskutohet për nivelin e sigurisë ë Kosovë, dhe është duke u ndjekur situata në këtë vend, kur veprimet destabilizuese të Serbisë, arritën kulmin e këtyre veprimeve përmes sulmeve terririste dhe kriminale të bandave serbe në Banjskë në veriun e vendit tonë.

Prandaj, jo vetëm SHBA-të, por gjitha demokratike e vendeve aleate të Kosovës, do ta mbështesin transformimin e FSK-së, me paisjen e saj të formave të ndryshme operative, që ti japin ekzistencës së kësaj force ushtarake një mbështetje të mundshme, që ti plotësojë kushtet dhe kapacitetet e veta për vetëmbrojtje, por edhe të ruaj e mbojë sovranitetin teritorial të vendit të vet nga ndonjë agresor i mundshëm.

Kemi vënë re se reagimet e kryetarit të Serbisë, A.Vuçiq, janë me përmbajtje tendecioze dhe luftënxitëse, i cili e thërret edhe OKB, për një seancë të posaqme mbi armatosjen e Kosovës, duke i akuzuar edhe ato vende që e përkrahin Kosovën, në forma të tilla, ndërsa ato paisjet e Serbisë, me armë më moderne që i ka sjellur nga Rusia dhe Kina, nuk i bëjnë përshtypje edhe pse ato shkojnë përtej qëllimit dhe përgaditjes së një lufte të re të mundshme të cilën po e promovon Rusia, përmes Serbisë, për ta trazuar Ballkani përëndimor.

Përderi sa në njërën anë bëhët shumë zhurmë dhe propaganda nga Serbia, për pajisjen e Kosovës, me armë, në anën tjetër kemi edhe disa zëra të pa përshtatshëm dhe shumë të dhimshëm nga opozita e vendit tonë, të cilëve u del zëri në çdo përpjekje të kësaj qeverie, qoftë në çështje pozitive, qoftë edhe ato negative, duke e kritikuar qeverinë Kurti, si qeveri e dështimeve, sikur kanë marrë primatin të flasin për vetën e tyre, apo ta kthejnë guximin e verbër të tyre në një realitet të ri, duke i dhënë përparësi patriotizmave dhe qeverive të tyre të rremë.

Nuk është e rëndësishme se kush i ka bërë dhe i ka nënshkruar kontratat e marrëveshjeve të këtyre armëve, që i dedikohen FSK-së dhe shtetit të Kosovës, por me rëndësi do të ishte se, Kosova dhe ushtria e saj, që në këtë rast është FSK-ja, të kenë paisjet e veta sëpaku minimale dhe operacionale aq sa edhe të nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e teritorit dhe popullit të vet, në kuadër të lirisë dhe demokracisë, poashtu edhe sikur vendet tjera të rajonit dhe botës demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat