Vuçiqi është fajtor për masakrën e Reçakut, aq sa është Millosheviqi, ja arsyeja

Opinione

Vuçiqi është fajtor për masakrën e Reçakut, aq sa është Millosheviqi, ja arsyeja

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 janar 2024 Në ora: 18:47
Pamje nga masakra e Reçakut

Edhe pas 24 viteve të kësaj ngjarje Serbia ende nuk ka reflektuar. Për më tepër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para pak kohësh masakrën e Reçakut e cilësoi fabrikim të shqiptarëve. Për një deklaratë të tillë një gjykatë në Kosovë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, po ashtu masakrën e Reçakut e cilësoi trillim të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare. 

Janë dy njerëz përgjegjës kryesorë për masakrën e Reçakut, dhimbjen ndaj shqiptarëve dhe turpërimin e vet Serbisë përballë ndërgjegjes njerëzore: Slobodan Millosheviq dhe Aleksandër Vuçiq. I pari e kreu, i dyti frymëzoi krimin dhe mohon krimin e që janë po ashtu krime sa vet urdhëdhënësi dhe kryesit e saj. 

Vrasja e 45 civilëve duke përfshirë gra, fëmijë e pleq shënjon mbishkrimin e këtij krimi si ndër më  çnjerëzoret më histori të njerëzimit. Pas krimit barbarët serbë ishin munduar që të fshihnin ngjarjen sikur s`ka ndodhur asgjë, me tendenca maksimale për ta paraqitur si “vrasje e terroristeve”. 

Fatmirësisht në vendin e krimit erdhi shpejt ish shefi i OSBE-së William Walke, i trishtuar nga ajo çfarë pa, z.Walker alarmoi botën për krimin çnjerëzor çka edhe solli bombardimet e NATO-s. Përkundër të gjitha fakteve presidenti aktual i Serbisë mohon krimin në fjalën, imagjino çfarë mund të mohoi e gënjej ai kur mohon diçka që s’do koment.

Prandaj, me një president të tillë bota dhe Kosova e kanë të vështirë me arrit marrëveshje, e për më tepër Vuçiqi duhet paditur për mohim të krimit, jo më pak se Millosheviqi është fajtor edhe Vuçiqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat