Pse Kosova po hesht ndaj arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës, ku është LDK-ja?

Opinione

Pse Kosova po hesht ndaj arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës, ku është LDK-ja?

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:32
Autori Faton Mehmeti

Që nga 30 dhjetori, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak pas vendimit të SPAK për çështjen "Partizani". Qeveria në Tiranë e konsideron çështje drejtësie të një individi, derisa PD e Rithemelimit e quan ndjeke politike të liderit të opozitës.

S’do mend se izolimi i Berishës e pengon opozitën në aksionet e saja ndaj qeverisë Rama në një kohë kur opozita po ndërmerrte aksione në kuvend dhe jashtë saj kundër qeverisë. E habitshme është heshtja e klasës politike në Kosovë, përveç ish kryeministrit Isa Mustafa, asnjë tjetër nuk tha asnjë fjalë.

Mund të pëlqesh apo jo politikisht Sali Berishën, por mbajtja e një pozicioni duhet të ndodhte.

Njeriu më i rëndësishëm politik që nga rënia e komunizmit, ish president dhe ish kryeministër, Sali Berisha ka shkruar emrin e tij në këtë periudhë, andaj s’duhet të kalonte në heshtje arrestimi i tij me burg shtëpi.

Ende nën hetim, pa asnjë fakt të vetme deri tani burgoset njeriu që s’ka shfaqur asnjë shenjë të ikjes nga drejtësia. Ish kryeministri italian Berluskoni, ish presidenti Trump janë hetuar, respektivisht ish presidenti amerikan hetohet, mirëpo nuk burgosen deri në përfundim të gjykimit për të kuptuar është apo jo fajtor.

Në veçanti LDK, e njohur si parti si motër e PD-së duhet të mbante qëndrim, heshtja nuk është zgjidhje, për më tepër vetëm se shfaq mungesë pjekurie politike.

Drejtësia duhet të bëj punën e saj, ajo duhet respektuar dhe lihet e lirë të kryej punën e saj, por nuk guxon të përdoret si instrument politik ndaj rivalëve.

Berisha e quan ndjekje politike e dirigjuar nga Edi Rama, koha do e vërtetojë a ka pasur apo jo të drejtë, momentalisht SPAK duket se në rastin në fjalë nuk ka ndjekur parimet e hetimit por të personit nën hetim, me çka z.Berisha po mundohen t'i ndalojnë aktivitete ndaj Edi Ramës.

Kosova duhet të jetë në krah të drejtësisë, të flet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat