Zgjedhjet në SHBA, populli Amerikan duhet të përcaktohet në mes të Presidentit Joe Biden (demokrat) apo, karakterit të kandidatit Donald Trump (republikan- diktator)

Opinione

Zgjedhjet në SHBA, populli Amerikan duhet të përcaktohet në mes të Presidentit Joe Biden (demokrat) apo, karakterit të kandidatit Donald Trump (republikan- diktator)

Nga: Hafiz Shala Më: 22 janar 2024 Në ora: 14:45
Autori Hafiz Shala

Kandidati për President të SHBA-ve Ron De Santis, governator i Floridas, dje e tërhoqi kandidaturën për president duke e mbështetur, tani kandidatin kryesor republikan të cilin e përcjell kandidatja e dytë Nikki Haley republikane njëherit edhe ish Givernatore e Karolinës Veriore dhe ish Ambasadore e SHBA-ve në OKB.

Ron De Santis me origjinë nga Italia e jugut, para deklarimit të tërheqjes së kandidaturës, ishte kritik ndaj Donald Trump të cilin e karakterizoi si vetjak i cili, për t’ia arritur qëllimit për t’u zgjedhur president i SHBA-ve tha se, ai, edhe nëse dikush është më i rrezikshmi ose i dëmshmi, nëse i duhet për përkrahës, ai do ta kualifikojë si njeri të fuqishëm dhe të nevojshëm për vendin.

Pasi e fillova me Donald Trump atëherë t’i them disa gjëra të cilat në CBC News shkruan se është nën 37 akuza të ndryshme duke i përfshirë ato rreth fshirjes këtyre 37 akuzave të cilat i ka paraqitur zyra e Këshillit Special rreth përmbajtjes së dokumenteve të ndjëshme sekrete, duke përfshirë, programet nukleare, pas largimit nga zyra e Oëal Ofice në dy raste duke bërë obstruksione ndaj organeve të hetuesisë.

Prokuroret Federal kanë ngritur padi ndaj Trump dhe ndihmës së tij Ëalt Nauta lidhur me mbajtjen e dokumenteve shtetërore shtetërore në vende të pa sigurta më mundësi qe të keqpërdorën.

Akuzat rreth kryengritjes se 6 janarit 2021, janë kaptinë e veçantë e cila ka mund të shndërrohet në luftë qytetare për interesa karrieriste politike, por fal këtij shteti të fuqishëm dhe të organizuar mirë me gjëra të parapara të cilat mund të ndodhin qoftë edhe rastet të këtilla, ku humben jetën 5 njerëz në mënyra të ndryshme, ka mund të përfundojë me ndonjë katastrofë duke shkaktuar edhe më shumë viktima.

ish president, në vend se ta qetësojë masën dhe t’i thërras për qetësim dhe ndërprerje të një reagimi të këtillë, ky ishte i interesuar që në çdo mënyrë edhe më këto metoda të stilit të kryengritjes, t’u pa mundësojë ligjvënësve-Kongresmenëve që ta shpallin fituesin e këtyre zgjedhjeve, ish nënpresidentin dhe tani të zgjedhurin Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Siç e vëra në dilemë apo përzgjedhjen e kandidatit të ardhshëm për President, Donald Trump- republikan- diktator sepse, ky, është përkrahës i diktatorëve dhe autoritarëve pra njerëzeve të fortë si Vladimir Putin, Viktor Orban të cilin, gjatë fushatës elektorale të ditës së sotme këtë të fundit e zuri në gojë si shembull i mirë pra njeri i fort që i referohet vetës i cili i përshtatët filozofisë së tij, siç thotë edhe për vete se, në Zyrën Oëal, duhet të vijë njeri i fortë, prandaj, përkrahja e tij ndaj Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, përkrahës i Putinit dhe opozitar i Bashkimit Evropian, për neve shqiptarëve fletë dhe thotë shumë. Prandaj, nuk është befasi se pse Aleksandër Vuçiq me qëllim po e zgjatur dhe shtynë dialogun, përpos epilogut të luftës Rusi Ukrainë edhe në pritje të zgjedhjes së Donald Trump për President një mik dhe aleat i Carit të sotëm rus. Viti 2020 kur u tentua që të nënshkruhet Marrëveshja katastrofike, Dardani- Serbi, me paramendim të korrigjimit të kufijve me një ndarje të më vonshme, siç e kom shpjegua në disa shkrime të mia, e parandaloj Prokurori i SHBA-ve Jack Smith.

Në disa portale pat shkruar se gjoja Trump ka kërkuar që Dardania të anëtarësohet në NATO, pyetja është se në çfarë NATO sipas parashikimeve të Trumpit? NATO e cila nuk i kundërvëhet Rusisë, këtë e vërteton edhe kerkesa e tijë qe mos të ndahen mjete financiare dhe ushtarake për ta ndihmua Ukrainën. Kjo, nënkupton, sjelljen e luftës në shtëpi ose duke e lejuar Rusinë t’i arrin qëllimet e saja, okupimin e pjesëve të aneksuara të Ukrainës më pastaj, me ndihmën e Trump, të e arrijë një paqe fragjile sikur ajo e deritanishmja të cilën Rusia e shkeli dhe nuk e respektoj.

Për shqiptarët në përgjithshëm por posaçërisht për ata të Republikës së Dardanisë, do të jetë një kthim prapa me rreziqe të humbjes së territoreve.

Se si sillej ish Presidenti ndaj dokumenteve sekrete shtetërore për sigurimin kombëtar, unë po i deponojë disa foto se, ku i ka mbajtur dhe me çfarë sigurie janë garantuar këto dokumente. Nga dhoma e vallëzimit deri të banja në shtëpinë luksoze në Mar-a- Lago në Palm Beach , Florida të dhëna nga ABC News e ditës 21 janar.

Kandidati Joe Biden- demokrat, ish Senator nga Distrikti Delavere i cili për 36 vite me sukses përfaqësoi në Senatin Amerikan prej tyre 16 vite me si Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme, pastaj nënpresident i ish Presidentit Barak Obama, tani Presidenti i 46- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si Senator, ka qenë njëri ndër përkrahësit dhe avokuesit më të fuqishëm i çështjës së Dardanisë rreth raporteve me Serbinë duke e akuzuar atë për nxitje, rrezikim të sigurisë deri të okupimi i Dardanisë nga ana e saj duke insistua në intervenimin NATO-s për ndërprerjen e dëbimit, gjenocidit dhe mundësisht shfarosjes dhe zbrazjes nga popullata shumicë shqiptare.

Si Senator, publikisht ka kërkuar që, jo vetëm të dëbohet ushtria serbe, por edhe të bombardohet Beogradi.

Siç e ceka, mosha është prezente, por, a mund të pranohet një diktator si Donald Trump i cili, shtetin më demokratik në rruzullin tokësor, do ta shndërroj në një sistem e shtetit diktator e autoritar duke iu bashkangjitur diktatorëve disa i ceka, ama, nuk e përmenda Kinën, Korenë Veriore të cilën, nëse iu kujtohet u takua me Presidentin e sajë Kim Jong Un duke kaluar këmbë e duke i kërkuar pëlqimin aty në kufij.

Presidenti Biden, i ka dhënë mesazhe të drejtpërdrejta Aleksandër Vuqiqit se Dardania është shtet sovran më kufijtë ekzistues dhe SHBA-e konsiderojnë aleatin dhe miku më të afërt prandaj, qëndrojmë se bashku në të gjitha etapat dhe kohërat edhe në këto rrethana kur Putin po provokon dhe planifikon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor duke e kërcënua hapur Republikën e Dardanisë përmes aleatit të sajë Serbisë, më grumbullimin e forcave ushtarake afër kufirit si një kërcënim më brutal ndaj në shteti sovran.

Gatishmëria rreth ndihmave ushtarake duke edhe ofrua blerjen e mjeteve më të sofistikuara ushtarake, koncentrimin e trupave ushtarake amerikane në kuadër të forcave të NATO- në vijën e parë, është një signal i qartë për Serbinë por, edhe një përkrahje sa domethënës po aq e sigurt, duke iu mundësuar ushtrisë ( FSK-së) së Dardanisë qe te jetë edhe nikoqire e organizimit të ushtrimeve duke i mundësuar kësaj ushtrie qe të aftësohet e përgatitet në një ushtri të formatit të ushtrive me të përgatitura në kuadër të NATO-s.

Prandaj, presidenti Joe Biden edhe përkrah të moshës, me bashkëpunëtor dhe ekspert në kabinetin e tij mund t’ia dal që, për shqiptarët është shumë më i pranueshëm por, sipas deklaratave edhe të amerikanëve, ata, nuk e duan Donald Trump në zyrën e Presidentit prandaj, vota dhe përkrahja e amerikanë e dhe e jona si shtetas amerikan, duhet të jetë për Joe Biden.

Përndryshe, nëse vota shkon për Donald Trump, keni votua për mikun e diktatorëve dhe autoritarëve të cilët i përmenda më parë. Merreni më mend kur ai sot thur elozhe për Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, ai thur elozhe për Vladimir Putinin, njeriun me të cilin mendojnë t’i ndajnë sferat e interesit, respektivisht ndarjen e Botës në dy taborë apo sfera të interesit, SHBA- Rusi, duke i eliminuar miqtë dhe përkrahësit më të devotshëm të Amerikës.

Shpresoj qe qytetari amerikan pra edhe ne si shtetas, do t’i thërrasin ndërgjegjes që mos të shndërrohemi në sistem dhe shoqëri diktatoriale e autokratë e cila do të dështojë dhe assesi nuk do të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat