Kosovën monedha euro e evropianizon, ndërsa dinari i Serbisë e varfëron dhe robëron

Opinione

Kosovën monedha euro e evropianizon, ndërsa dinari i Serbisë e varfëron dhe robëron

Nga: Rexhep Torte Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:20
Autori Rexhep Torte

Aleksandër Vuçiq-Presidenti kriminel i Serbisë gjenocidale lidhur me dinarin në Kosovë iu ankua te James O’Brien-Ndihmës sekretarit Amerikan i Shtetit. BE-lidhur me këtë çështje deklaroi se veprimet e pakoordinuara të Kosovës ndaj dinarit serb nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe se mund të ndikojnë negativisht në terren. SHBA-lidhur me shqetësimin e kriminelit Aleksandër Vuçiq për dinarin në Kosovë, kërkoi që Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim , të adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te ata për të cilët vlen.

Këto reagime tregojnë se shqiptarët në Kosovë na duheshka t’i pyesin kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe pro serbët e dëshmuar Joseph Borrell, Miroslav Lajçak dhe Antony Blinken, edhe kur të ushqehen, por edhe kur burrat e Kosovës duhet të flenë me gratë?!

Tani shtrohet pyetja se cilit shtet në botë I kërkohet një gjë e tillë siç po i kërkohet Kosovës për t’ia plotësuar qejfet Serbisë gjenocidale, kësaj prostitute që luan kurvëri dhe i ka magjepsur BE-në dhe SHBA-të?!

Ishte gabin historik që Kosova pranoi të ulet e të negociojë në dialogun Kosovë-Serbi, pa asfarë kushtesh dhe me kriminelin e dëshmuar Aleksandër Vuçiq, zëdhënësin luftënxitës të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të ecën para dhe të përfundojë me sukses me kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi po i mashtron SHBA-të dhe BE-në.

Dialogu-Kosovë-Serbi nuk mund të përfundojë me sukses gjersa udhëhiqet nga pro serbët Joseph Borrell, i cili vjen nga Spanja që ende nuk e ka njohur Kosovën dhe Miroslav Lajçak, që është mik i ngushtë i Robert Fico-Kryeministrit të porsa zgjedhur në Sllovaki dhe simpatizues i flaktë i Rusisë dhe i Vladimir Putinit.

Kosova tashmë shtet i pavarur e sovran si çdo shtet tjetër e ka të drejtën e saj legjitime që ta zgjedh e caktojë valutën e saj më të preferuar dhe më zhvillimore.

Dinari serb në Kosovë ka qenë i imponuar nga Serbia pushtuese dhe hegjemoniste, dhe se dinari sot nuk e ka vendin në Kosovë.

Ekzistimi i dinarit serb sot në Kosovë ka për qëllim dëmtimin e ekonomisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se, “Euro do të jetë e vetmja monedhë valutore e lejuar për transaksionet e pagesave me para të gatshme në sistemin e parave të gatshme dhe të pagesave dhe se kjo mas do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, dhe se ky dekret është miratuar kah fundi i vitit të kaluar. Monedhat e tjera jo euro mund të përdorën vetëm si sende me vlerë për ruajtje në formë fizike ose në llogari bankare”, informoi “Bota Sot” më datë 18 janar 2024.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës përkundër tërë pengesave dhe shantazheve dhe sanksioneve që po i bëhen Kosovës nga BE-ja, nuk do të lejojë kurrën e kurrës as themelimin e Asociacionit serb në Kosovë dhe as ndikimin e Serbisë në Kosovë nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriarkanave ortodokse serbë, të cilat fillimisht kanë qenë objekte të krishtera shqiptare të ndërtuara në token shqiptare dhe të ruajtura nga shqiptarët, por që Serbia pas okupimit të Kosovës i ka përvetësuar dhe ua ka ndërruar edhe pamjen, gjë që dëshmohet me fotografitë e hershme të këtyre objekteve shqiptare të kultit.

Takimet e shpeshta të kriminelit Aleksandër Vuçiq në Vatikan dhe takimet me drejtoreshën e UNESCO-s kanë për qëllim ta mashtrojnë botën se këto objekte ortodokse serbë në Kosovë na qenkan serbe dhe jo shqiptare.

Vizitat e shpeshta të ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë në Manastirin e Deçanit si kuajt e Trojës , kanë qëllimin që ta mbështesin Serbinë gjenocidale në këto qëllime të saj hegjemoniste dhe të padrejta.

Kosova sa më shpejt duhet që ta themelojë Kishën e saj Autoqefale Ortodokse në Kosovë , për tu dhanë fund këtyre pretendimeve të errëta të Serbisë gjenocidale ndaj Kosovës.

SHBA dhe BE, duhet ta dinë se kur Mbretëria Ilire , pasardhës të së cilës janë vetëm shqiptarët, me kulturën e saj të gjithanshme dhe me monedhën arbërore shtrihej gjer në Beograd, ndërsa sa hordhitë e egra serbe jetonin nëpër shpellat e Karpateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat