Robotët në spitale

Opinione

Robotët në spitale

Nga: Ilir Levonja Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:23
Ilir Levonja

Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i kryejnë robotët. Për këtë kryeministri po punon fort. Ata studentë që duan të ikin, të na marrin të keqen. Që t'i themi shkoqur ca gjëra, qofshi ju që e dëgjonii, si nuk ju vjen për të vjellë se, ata që ikin janë fëmijët tuaj jo të Edi Ramës. Në një shëndetësi batak, pa ifrastrukturë sikur minimunim e mundshëm të atyre në vendet përreth, që thuajse ka qënë dështim absolut i të gjitha qeverisjeve post diktaturë, tani ka mangët edhe bullizmat e kryeministrit. Në një ambjent i cili nuk është disifektuar akoma nga fryma e dorës në xhep, sirtarit të hapur, shko merri ilaçet tek filani..., nuk ka asnjë raport minimal mes të ardhurave qytetar shëndetësi, për më tepër ka qënë dhe mbetet një minierë ari për shushanjat ligjit check-up..., kish mangut edhe robotët e Edi Ramës. Pasi u solli satelitet që një Zot e di se për çfarë u duhen ta zëm Hasanit dhe Merushes atje në Çermën buzë lumit Shkumbim, prindër të mbetur gafilë, me tokë dhe pa tokë, me shtëpi dhe pa shtëpi etj. Mos të shkojmë më lart, në zonat ku akoma nuk janë hapur rrugët. Apo plot të tjerëve në pallatet parafabrikate një kontribut vullnetar i monizmit etj., ku verës i telekos vapa dhe dimrit i ter fraqi. Ai foli për satelite dhe ju gojë hapur nga televizorët që ua paguajnë kalamajtë jashtë vendit, e duartrokisni. Ai u flet për robotë në spitale dhe ju që nuk keni lënë organ të trupit pa e çarë, me miq, me letra të thata nën dorë deri dhe për synetllëqe, po nga kalamajtë ama, e duartrokisni. Ose ndofta shikoni ëndrra se si robotët po u sillen holleve dhe nuk u duhet më të fusni dorën në xhep. Nuk u duhet të rrihni lart e poshtë telefonat për të gjetur mikun. Spitalet do jenë dritë e pasqyrë plot shërbime cilësore fal Edi Ramës. Për Zotin qofshi ju që i besoni. Fryma e tij apo ideollogjia e tij sot është vrastare për Shqipërinë. E parë ftohtë aty është një kaos rrymash ku shqiptarët duken si kope. Aq sa ndonjë ditë mos u çudisni kur t'ju vendosin matrikulla në vesh, ku seria e numrave aq e kaq i përket këtij apo atij. Dhe autori i këtij kaosi, është pikërisht ky që premton satelitë e robotë njërit prej popujve më të dhunuar në histori. Kurrë tek ne nuk dolën dy burra që ta ndryshonin atë standartitetin e të sunduarit në një frymë për të drejtuar. Se pse e kemi ngjizur deri në kockë dëshirën për të mundur njëri-tjetrin, për të sunduar, për të përdoruar të gjitha metodat a mënyrat madje edhe me ligj. Nuk dolën dy njerëz që të sillnin kulturën e rrotacionit, hapjes së krahut se, qarkullimit, por si gjithmonë të tillë që edhe pse të vrasin me gjakftohtësi të thonë se kemi të drejtë. Zoti të ndihmoftë Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat