VV kampione, LDK, PDK luftojnë për vendin e dytë, AAK lufton për pragun

Opinione

VV kampione, LDK, PDK luftojnë për vendin e dytë, AAK lufton për pragun

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:56
Autori Faton Mehmeti

Pritet që në fund të vitit të mbahen zgjedhjet nacionale. Partitë veçse kanë filluar të ndjejnë presionin mdërmjet pritshmërive të tyre dhe sondazheve që për disa janë dëshpëruese. S'ka dyshim, edhe opozita e pranon se Vetëvendosje del e para, derisa LDK dhe PDK luftojnë për vendin e dytë.

Këto dy parti të opozitës nuk kanë bërë reforma, LDK pak ndryshime, por jo në pikën nga ku do të niste rikthimi i saj i fuqishëm me besimin e brishtë të të dëshpëruarve nga koalicionet e saj me PDK.

Ndryshimet janë të pamjaftueshme, andaj pritet pak rritje e saj, derisa PDK s'ka lëvizur nga vendi, edhe rezultati nuk pritet të jetë ndryshe Në zgjedhjet e fundit, PDK doli e dyta kështu që LDK mund ta tejkalojë, por jo të ketë ndryshim drastik.

Duket se zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021 ende s'kanë arritur të këndellin nga gjumi. Mungesa e ndryshimeve nuk prodhon rezultate, i njëjti rezultat pritet të përsëritet.

Derisa AAK lufton për mbijetesë, e frikësuar me të drejtë, u bë bashkë me Nismën vetëm sa për të kaluar pragun. Pretendime tjera s'kanë edhe pse në publik thonë ndryshe. Sigurisht i dinë sondazhet dhe rruga e tyre drejt shuarjes është proces pa kthim.

AAK do bie shpejt në nivelin e Nismës dhe PSD-së. Qytetarët e vendit e dinë shumë mirë se kush duhet votuar. Gjeneratat e reja nuk e votojnë sojin e atyre që tregojnë përralla për luftë e gjoja suksese. E ardhmja nuk iu përket as Ramushit dhe as Fatmirit. Procesi është i pakthyeshëm, rezultatit i zgjedhjeve kah fundi vitit do e vulos përfundimisht një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat