Vuçiq po armatoset që ta mbrojë dinarin!

Opinione

Vuçiq po armatoset që ta mbrojë dinarin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Autori Sherif Ramabaja

Dinari ynë në rrezik. Ne shpresonim ta bënim valutë të Ballkanit të Hapur kurse Kosova, vendi i shenjtë i Serbisë, po e përbuzë shenjën e identitetit tonë.

Me një alarm të përgjithshëm, Vuçiqi i ftoi të gjithë ministrat dhe ministritë në takimin urgjent të pajisjeve më të reja luftarake. Pas mburrjes për armatimin më të ri, deshi ta dëgjoi mendimin e secilit se si ti kundërvihej Kurtit.

Ministri i mbrojtjes propozoi agresion të menjëhershëm ndaj Kosovës, Rusia e quante operacion special, sulmin ndaj Ukrainës, kurse ne agresionin tonë mund ta quajmë, operacion për shtrirjen e sovranitetit. Ne jemi të gatshëm. Ushtrinë e kemi në kufi. Armatimet ruse, kineze dhe iraniane po ashtu i kemi dislokuar në kufi.

Mua më duhet vetëm urdhri i juaj, të filloi me sulmin. Me kthimin e Kosovës, do ta mbronim edhe dinarin. Përpos ushtrisë, xhandarmërisë, paramilitarëve, çetnikëve etj, do të na përforcojnë Dodiku me formacione nga Bosnja, Vulin me UDB, Shesheli, Daçiqi, Radojçiqi etj.

Por çfarë ndodh nëse KFOR – i ndërhynë dhe na kundërvihet, ishte një pyetje nga një ministër i shqetësuar.

Unë përqendrohem vetëm në sulm, e çfarë ndodh dhe si përfundon, nuk mund ta parashikoi. Ekziston mundësia që KFOR – i të largohet me mësymjen tonë, nëse mendojnë në jetën e ushtarakëve të tyre, por ekziston mundësia që të na kundërvihen. Për këtë ndoshta dinë më shumë UDB, BIA, KGB, BIK, Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Shqipërim Arifi, Dritan Abaz (0) viqi, Baton Haxhiu etj.

Po ndodhi të largohet KFOR atëherë do të ballafaqoheshim vetëm me shqiptarët, të cilëve ende nuk u kanë arritur JEVELIN – ët nga SHBA.

Ministri i informacionit raportoi se sa i përket propagandës kundër shqiptarëve, qëndrojmë shumë lart me agjendën tonë. Shqiptarët po i paraqesim me motive të ulëta njerëzore, të cilët janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë ndaj serbëve. I paraqesim të dezorientuar, të pamotivuar dhe frikacak për mbrojtjen e Kosovës. Me Këto gjëra po i motivojmë serbët që të nisen në gjah ndaj tyre.

Takimi zgjati me orë të tëra, por pa ndonjë vendim të caktuar. Vuçiq premtoi se para se të vendos për një ndërhyrje, do të takohet edhe një herë me ambasadorët e QUINT – it dhe të SHBA, në mënyrë që të intervenonin te Kurti.

Derisa mbretëronte atmosferë lufte u lajmërua edhe ministri i bujqësisë. Unë propozoj që të mendohemi se çfarë po bëjmë, sepse Kurti këtë nuk e bënë kokë më vete.

 Ai po i zbaton vetëm urdhrat e perëndimit. Ne mund të tentojmë që të hyjmë në Kosovë, po nuk e dimë se ku do na i caktojnë kufijtë pastaj. Duke insistuar që ta shpëtojmë dinarin, mund ta humbim edhe Serbinë. Keni mendjen.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat