Teoria e konfliktit socialo-konstruktiv dhe qeveria Kurti

Opinione

Teoria e konfliktit socialo-konstruktiv dhe qeveria Kurti

Nga: Genc Xerxa Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Albin Kurti

Kurti me lëvizjen e tij mbi “Vetëvendosjen” ku e nisi pas luftës, si një zë proteste e cila mblodhi rininë pas vetes në masë, e me kohë. Ai zë proteste më kalimin e kohës u bë më e ashpër dhe më e dhunshme, pasi që protestat e qeta nuk ipnin rezultate, karshi estabilishmentit mirë të konsoliduar. Ajo dhunë proteste u shpërfaq dikur edhe me ngjyrime vandalizmi duke u ndjerë si në njerëz, poashtu edhe në sigurinë publike, prishur rendin dhe qetësinë, e duke bërë rrëmujë sapo njoftohej ndonje protestë si rezultat i paknaqësisë politike përball qeverive në kohë. Kjo formë e artikulimit politik fillojë të radikalizohej në masë sa që, me hyrjen e „Vetëvendosjës“ në institucione shtetërore forma e protestës fillojë të marr konotacion rebelizmi në tentim që të ndalen „të gjithë të këqijat e kohës që e kishin kapluar shtetin e Kosovës“.

Për të qenë veprimtaria politike e pranuar, pamvarësisht dhunës duhej një diskurs i konstruktuar social që do bëhej një lloj mitizimi i pranuar mes shoqërisë. Ata që janë në pushtet janë: „keq-qeverisës, nepotik, tradhëtarë, kanë kapur shtetin, po e keq-përdorin, deri tek ndarja e prerë mes të mirëve dhe hajnave, gjithë ata që ishin në pushtet“. Pra krahas argumentit dhe kundërshtisë politike nevojitej edhe nje konstrukt një mitizim social mes „atyre dhe këtyre“! Weberi këtë lloj konstrukti social e sqaron mes atyre kush i ka në dispozicion të mirat materiale apo pushtetin ekonomik, në të pasur dhe të varfër. E kjo prerje apo konflikt social mes të pasurëve që endeshin me vetura të shtrenjta, patundëshmëri të madhe apo rroba me brende të shtrenjta, veçse e përforconte mitizimin mes të pasurëve (qeveritarëve) apo të varfërve (shoqërisë). Ishin fenomene që ishin të prekshme apo të dukshme mes strukturave të ndryshme sociale, e që e bënin të besueshëm mitizimin ku secili qeveritar „është hajn“!Në dallim mbi konceptet politiko-ideologjike ku shoqëria i shihte më shumë si tipizime apo etiketime utopike, e të pakapshme!

Faucalt në anën tjetër bukur mirë e sqaron pushtetin dhe imponimin e dijës që vie si rezultat i diksursit apo atij që e thotë fjalën kur është ne krye të odës, shtetit në rastin tonë. Ajo dije nga qeveritarët e dikurshëm arriti të dekonstruktohet bukur mirë nga Kurti dhe u vërshua nga sulmet mediokre-populliste që ishin më të prekshme apo më të rëndësishme drejtë një ballafaqimi ekzistencial i një mase të madhe sociale që u sfidonte përditëshmërinë. Pra, estabilishmentet e kaluara ranë nga mitizimi dhe fryma e re dominuesë mes atyre që vjedhin dhe janë në pushtet dhe krahas atyre që janë „në anën tjetër“.

Shoqëria nga diskursi prevalues u nda dikur në qeveritarin, apo të keqën e këtij vendi dhe në të mirët që ishin jashtë pushtetit, siç ishte Kurti me shokët e tij. Kjo frymë e pranuar në masë të madhe filloi pastaj të arsyetojë gjitha veprimtaritë politike të atyre që ishin jashtë pushtetit. Mjeti fillojë të arsyetojë qëllimin. Por me ardhjen në pushtet të Kurtit ai u mundua që këtë lloj mitizimi apo frymë ta mbajë gjallë sa është edhe në pushtet. Kudo që shkon ai është i MIRI.Pamvarësisht që tani qëndron në anë diametralisht të kundërt nga ajo që ishte dikur. „Nga koha kur ai erdh në qeveri, filloi tranzicioni narativ tani pushtetarët janë të ndershëm ndërsa opozitarët hajna“: „këta doni sërish t’i votoni, këta t‘i ktheni në pushtet“, konflikti social i konstruktuar ende është i gjallë dhe mjaftë i fortë.

Raporti i mitizimit dhe konfliktit social vazhdonte edhe më tej edhepse aparatet e shtetit tani i ka dikush tjetër në duarë. Pushteti veçse e forcoj retorikën e saj dhe krijoi një lloj diktati helmues diskursiv që shumë individë po e ndjejnë në lëkurën e tyre nëse del me ndonjë kritikë karshi kësaj mendësie/pushteti. Kjo në njëfarë mënyre edhe imponon diktat dhe mbytjen e fjalës së lirë. Pasi pushteti sipas Faucalt nëse di mund të imponojë edhe dije apo krijime të ndryshme perceptive të realitetit që masa sugjestive i gllabëron shumë lehtë. Përgjithësimi dhe etiketimi i fashuar mitik ndaj individëve kritik shkon edhe me arsimimin, edukimin apo emancipimin shoqëror. Ne kemi për detyrë që në asnjë moment mos të lëmë që fjala e lirë dhe kritika ndaj pushteteve asesi mos të na servohet si tabu apo e keqe e kësaj shoqërie. E ky instalim hezitues tregon mënyrën perfide të injektimit të kësaj mendësie apo hezitimi të prononcimit publik ku ky lloj mitizimi edhe sot e kësaj dite është mjaftë i gjallë, edhepse duket mjaftë absurd në këtë kohë dhe rrethana ekzistuese ku rolet tani janë të ndryshme mes akterëve në fjalë.

Kurti qeveritar ndroi në paraqitjen strategjike të tij. Nga ai rebeli, vandali i dikurshëm u shëndrua në një individ qeveritar me përplotë manire dhe mirësjellje mbështjellur në një ideolog të moderuar nga ai i dikurshëm radikal karshi zhvillimeve dhe procesve politike në vend. Një njeri që doli nga populli, sot nuk iu shmanget as veshjes së mirë, shijës së verërave apo “xhipave që dikur i kishte hal në sy”. I la shpejtë menset studentore, apo shijen e fasulës në Podujevë gjatë fushatave parazgjedhore!

Thonë dhuna e sjell dhunën, qoftë edhe ajo simbolike diskursive që e trajton Bourdieu. Teoritë e konfliktit social që i imponojë Kurti a do i hakmeren edhe atij. Ashtu siç erdhi, njashtu të shkon edhe ai nga pushteti, na mbetet të shihet. Shpikja e traditës dhe pranimit të noviteteve duke u bërë norma apo afirmim social dhe mësimi i tyre në bashkëjetesë e spjegon bukur mirë Hausbawn, që po na lind në shoqëri si një veti diskursive polarizuese “mes të mirëve dhe të kqinjëve e ndarë prerazi”!

Popullizmi, masa dhe tifozeria politike asnjëherë s’kanë sjell të mira shoqërore. Vendimet dhe pragmatizmi politik kurr nuk janë fshehur pas oportunizmit apo hipokrizisë socio-politike. Shumë vendime shpesh s’mund të jenë popullore por shpesh dalin që të jenë të rëndësishme për vendin. Ata që ndjekin masat, shpesh kurthohen duke dëgjuar zëra jo të arsyeshëm, duke mbetur në hendek midis pëlqimit të masës dhe dështimit, veçse për të qëndruar në pushtet. E me humbjen e masës humbet edhe pushteti, apo me dështime të shpeshta masa dikur do vetëdijësohet dhe s’do ndjek pushtetin. Pra, popullizmi do e sjell antidotin e tij apo anti-popullizmin, ku pushtetet do kujdesen për tejkalim kësaj mendësie përçarëse dhe të vetes së tyre karshi kërkesave të kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat